Brifingu i tretë: Ndikimi mbi njerëzimin
Është vitale për ne për të folur tani për natyrën e nxitjes që po vendoset mbi njerëzimin. Për arsyen se kjo është një Ndërhyrje dhe jo një vizitim dhe për arsyen se qëllimi dhe synimi i përgjithshëm është mbizotërimi i botës dhe sundimi i racës njerëzore, metodat që do të përdoren për të nxitur dhe për të joshur familjen njerëzore në një rol bashkëpunues dhe të nënshtruar ndaj vizitorëve tuaj. Për shkakun se vizitorët nuk janë të lejuar të pushtojnë këtë botë hapurazi, do të përdorin këto metoda. Për shkakun se ka më shumë se një Kolektiv që po vepron në botë duke kërkuar të arrrij këtë qëllim, ata të gjithë do të përdorin këto metoda. Në këtë, Kolektivet veprojnë në të njëjtën mënyrë.
Për arsyen se ata nuk shkojnë në territore të paeksploruara ose të largëta, Kolektivet duhet ta ruajnë fokusin e tyre aty ku kanë një përqendrim fuqie dhe ku organizata e tyre mund të funksionojë në mënyrë efektive. Në këtë, ata janë bërë mjaft të zotët në përdorimin e forcave të bindjes. Fokusi i tyre kryesor, matanë rrugëve normale të tregtisë është të fitojnë akses në botë emergjente si e juaja dhe në zbulesa mineral dhe biologjike të reja në rajonet në të cilat janë sundues. Në shumicën e rajoneve, Kolektivet parandalohen për të pasur një prani ushtarake matanë forcave të tyre të sigurisë. Si rezultat, ata duhet të angazohen në aktivitete më të holla dhe që kërkojnë më shumë kohë. Megjithatë, kjo shihet si e përshtatshme nga ata sepse duan bashkëpunimin e njerëzimit. Ata nuk mund të funksionojnë në botë pa ndihmën tuaj. Ata nuk mund të marrin frymë në atmosferën tuaj. Nuk mund të fitojnë akses në burimet tuaja. Ata nuk mund të jetojnë mbi sipërfaqen e tokës suaj në mënyrë efektive, dhe atëherë në mënyrë për të përfituar plotësisht nga burimet e botës suaj dhe të pozicionit strategjik të botës suaj, ata duhet të kenë ndihmë njerëzore.
Në të vërtetë, matanë kësaj, Kolektivet që po verpojnë në botë sot duan të shtojnë një përbërës njerëzor në komunitetin dhe mentalitetin e tyre kolektiv. Nuk është thjesht që duan që të bëheni një fuqi punëtore për ta; duan që të bëheni pjesë e tyre. Kjo i shton forcës së tyre kolektive dhe do të minimizojë çdo lloj rezistence në të ardhmen që njerëzimi mund të ngrehjë për veten e vetë. Kjo është arsyeja pse ka një investim të madh të tillë kohe dhe energjie për të fituar besnikërinë njerëzore, në lidhjen me njerëzimin përmes ndërthurjes dhe në vendosjen e një lidhjeje të thellë dhe depërtuese me familjen njerëzore.
Kjo botë është aq e vlefshme saqë Ndërhyrja nuk do të rrezikojë një revolucion njerëzor në të ardhmen. Revolucione të tilla kanë ndodhur më parë. Ne mund ta dëshmojmë këtë nga përvoja jonë. Ne jemi produkti i revolucioneve të tille në botët tona. Megjithëse rrethanat tona ishin shumë të ndryshme nga tuajat, natyra e Ndërhyrjes dhe metodat e përdorura ishin në të vërtetë mjaft të ngjashme. Kjo është arsyeja pse ne mund të flasim me autoritet mbi këtë subjekt.
Nxitjet që do të sillen do të jenë të ndryshme, në varësi se kush po kontaktohet dhe për çfarë qëllimi. Për individët që konsiderohen të hapur dhe bashkëpunues në sallat e qeverisë, nxitja do të jetë premtimi i fuqisë dhe teknologjisë më të madhe. Njerëzimi është në një pozicion shumë të prekshëm në këtë drejtim sepse besimi i tij në teknologjinë dhe shpresa e tij që teknologjia do të zgjidhë të gjitha problemet e tij janë shumë të forta. Kjo sigurisht është mbështetur nga Ndërhyrja sepse kjo është një nga rrugët kryesore në të cilën njerëzimi mund të bëhet i varur mbi Ndërhyrjen vetë.
Për ata në korridoret e pushtetit në qeveritë tuaja, ata individët që konsiderohen të hapur dhe bashkëpunues, premtimi i teknologjisë më të madhe po edhe të sundimit botëror do të paraqitet.
Për ata në korridoret e pushtetit në qeveritë tuaja, ata individët që konsiderohen të hapur dhe bashkëpunues, premtimi i teknologjisë më të madhe po edhe të sundimit botëror do të paraqitet. Kjo mund të paraqitet ose përmes Mjedisit Mendor si ide të dërguara në mendjet e këtyre individëve, ose, siç ka tashmë ndodhur, mund të ketë takime ballë për ballë me vizitorët vetë.
Dhe çfarë do t’i ofrojnë njerëzimit? Do t’i ofrojnë njerëzimit disa nga teknologjitë e tyre bazike, me siguri asgjë që mund të konsiderojnë të avancuar, të veçantë, sekrete ose të shenjtë për ta – shtytje bazike në hapësirë, përdorim bazik të energjisë elektronike, metodologji prodhimi. Ata nuk do t’ju mësojnë fuqi në Mjedisin Mendor, sepse nuk duan që njerëzimi të ketë këtë fuqi, përveç nëse është e kontrolluar dhe e drejtuar nga vizitorët vetë.
Dhe kush në korridorët e pushtetit mund të rezistojë një joshjeje të tillë? Shumë do të dorëzohen. Do të shohin në këto oferta pasuri, fuqi, kontroll, sundim dhe përparësi të madhe mbi njerëzit e tjerë dhe kombet e tjera me të cilët po konkurrojnë drejtpërdrejt. Vetëm ata individët të cilëve Dija është e fortë do të jenë në gjendje të dallojnë mashtrimin dhe të rezistojnë joshjen e paraqitur në këto nxitje.
Njerëzit në pozicione fuqie dhe pasurie të madhe, nëse konsiderohen bashkëpunues dhe të hapur do të kontaktohen gjithashtu. Dhe përsëri, kush ndër tyre mund të rezistojë një joshje të tillë, një premtim të tillë pasurie, fuqie dhe kontrolli? Megjithatë, këto nxitje janë thjesht një mashtrim, një mënyrë për të angazhuar njerëz të tjerë në aktivitetet e Kolektivit, një mënyrë për të vendosur një lidhje të fortë. Ata njerëzit që kontaktohen, ata njerëzit që i bien pre këtij mashtrimit, nuk do ta kuptojnë kuptimin e vërtetë mbrapa tij. Dhe çfarëdolloj fuqie që i jepet do të jetë thjesht një dhuratë e përkohshme.
Siç e kemi thënë, vizitorët kanë nevojë për ndihmë njerëzore. Kanë nevojë gjithashtu për aftësi drejtuese njerëzore. Kolektivet nuk kanë aq shumë individa në punë në botë, atëherë kanë nevojë për një hieraki autoriteti njerëzor për t’i shërbyer. Kanë nevojë për infrastrukturën që keni tashmë ndërtuar. Përsëri kjo është arsyeja pse nuk ju vizituan në një kohë të mëparshme. Kjo është arsyeja pse Ndërhyrja u vonua deri në këtë kohë në zhvillimin njerëzor. Ndërhyrja ka nevojë për qeveritë; ka nevojë për fetë; ka nevojë për të gjithë këtë strukturë funksionale përmes të cilës organizata e saj mund të rrjedhë.
Prandaj, në fillim duhet të fitojnë besnikëri. Duhet të fitojnë ndjekës. Duhet të fitojnë ndihmë nga individët, sidomos ata që konsiderojnë të jenë në pozicione pushteti dhe autoriteti. Kemi tashmë folur për këtë në serinë e parë të brifingjeve tona. Megjithatë, ka nevojë të përsëritet, sepse duhet të kuptoni që këto gjëra po ndodhin dhe kanë tashmë ndodhur.
Ka nga ata individët në pozicione pushteti në tregti dhe qeveri që janë tashmë në lidhje me Ndërhyrjen. Numrat e tyre do të rriten, dhe fuqia dhe ndikimi i tyre do të rritet nëse Ndërhyrja nuk ndalet dhe nëse edukimi publik nuk mund të vendoset me sukses.
Grupi tjetër që ka qenë në shënjestër janë udhëheqësit e organizatave tuaja fetare. Ata ndër tyre që konsiderohen të hapur dhe bashkëpunues do të jenë në shënjestër dhe ide dhe informacione do të rrjedhin në mendjet e tyre deri në kohën ku një takim direkt mund rregullohet. Ajo që do t’i ofrohet secilit prej tyre është premtimi që organizata dhe mësimi i tyre fetar do të bëhet mbizotërues në një rend të ri botëror. Madje edhe matanë kësaj, do t’i premtohet secilit prej tyre që mësimi i tyre fetar, duke qenë më i madh se të tjerët, do të jetë në gjendje të shtrihet matanë botës dhe të ketë ndikim në Komunitetin e Madh vetë. Cilët udhëheqës fetar të devotshëm mund t’i rezistojnë kësaj joshjeje për të pasur traditën e tyre të rritet dhe të shtrihet edhe matanë kufijve të kësaj bote? Jo të gjithë udhëheqësit do të kontaktohen. Vetëm ata që konsiderohen të hapur dhe bashkëpunues dhe që mund të bëhen të këndshëm dhe funksional brenda Ndërhyrjes vetë.
Njerëzit në pozicione fuqie dhe pasurie ekonomike të madhe, nëse konsiderohen bashkëpunues dhe të hapur do të kontaktohen. Dhe kush midis tyre mund t'i rezistojë një tundimi të tillë, një premtimi të tillë pasurie, fuqie dhe kontrolli? Dhe madje këto nxitje janë thjesht një mashtrim.
Ndërhyrjet janë pjesë të historisë suaj njerëzore. Ne e kuptojmë që këto gjëra kanë ndodhur herë të panumërta. Ndërsa kombet e mëdha kërkojnë të pushtojnë më të dobëtat, ato kërkojnë të joshin udhëheqësit e atyre grupeve dhe kombeve më të dobëta me premtime fuqie dhe autoriteti dhe dhurata teknologjie, thjesht xhingla. Sa efektive ka qenë kjo. Madje kjo nuk është e veçantë për botën tuaj. Ndodh në të gjithë universin.
Udhëheqësve të organizatave fetare do t’u jepet premtimi i epërsisë në botën tuaj. Edhe besimet e tyre do të pranohen, por kjo është thjesht mashtrim sërish. Vizitorët nuk duan t’ia dinë për fetë tuaja. Ata besojnë që janë thjesht marrëzia dhe besëtytnitë e njerëzimit. Duke pasur asnjë fe vetë që ndoshta mund të dallonit dhe të kuptonit, ata do të kërkojnë të përdorin tuajat në mënyrë për të mbledhur besnikërinë tuaj ndaj tyre. Kolektivet besojnë se kjo është plotësisht etike, sepse ata besojnë që njerëzimi do ta shkatërrojnë veten pa Ndërhyrjen e tyre. Kjo është natyrisht e pavërtetë, por ky është besimi i tyre. Dhe ata ndjejnë që metoda të tilla janë të nevojshme për të siguruar synimin që përpiqen të arrijnë. Kolektivet i justifikojnë këto sjellje sepse besojnë në epërsinë e racës së tyre dhe në domosdoshmërinë e misionit të tyre këtu në botë.
Mendimi i tyre është: “Pse t’i lëmë vendasit ta shkatërrojnë botën kur mund ta drejtojmë për ta dhe t’i mësojmë vlerën dhe dobinë e madhe të bashkësisë sonë kolektive?” Kjo është arsyeja pse ju nuk duhet ta shihni Ndërhyrjen në mënyrë paragjykuese. Vizitorët nuk janë engjëj, dhe nuk janë demonë. Ata janë të nxitur nga të njëjtat nevoja që nxitin njerëzimin, dhe ata do të përdorin të njëjtat teknika që njerëzimi ka kërkuar të përdorë, megjithëse në një shkallë shumë më të madhe, në mënyrë për të arritur qëllimet e tyre.
Pastaj, nxitja do të përqendrohet në dy grupe të veçanta individësh. Në fakt, këto nuk janë grupe individësh, por vërtet klasifikime individësh. Të parët janë ata që konsiderohen psikikë dhe të ndjeshëm. Nxitja këtu është të vertetojë ndjeshmërinë e tyre dhe t’i fusë në mendjen kolektive të Ndërhyrjes vetë. Këtu këta individët do të inkurajohen të mbështesin Ndërhyrjen, dhe besimet e tyre në lidhje me dobësitë dhe mëkatshmërinë e njerëzimit do të inkurajohen. Dhe shpresa e tyre që një fuqi më e madhe nga matanë botës do të vijë për të shpëtuar njerëzimin nga dështimi i vet do të inkurajohet fort. Këtu do t’i mësohet që janë pjesë e një lidhjeje më të madhe jete që po shfaqët nga Ndërhyrja vetë. Këtu, pikëpamjet dhe aspiratat e tyre fetare do të inkurajohen por do të drejtohen drejt Kolektiveve.
Këtyre individëve do t’u thuhet që të besojnë praninë jashtëtokësore që është në botë, që është këtu për ta ngritur njerëzimin, për ta transformuar njerëzimin dhe për ta shpëtuar njerëzimin nga gabimet e veta. Do të inkurajohen për t’u bërë përfaqësuesit e saj, për t’u bërë folësit e saj, për të frymëzuar të tjerët për t’i dhënë besimin e tyre pranisë jashtëtokësore dhe për t’u bërë pjesë e kësaj lëvizjeje në ndërgjegje, këtij ndryshimi të madh evolucionar që po ndodh në mesin tuaj. Madje, këta individë, pa e njohur natyrën e vërtetë ose synimet e Ndërhyrjes, do të bëhen pa dashur folësit dhe përfaqësuesit e saj. Pasi të jenë bërë pjesë të Programit të Pacifikimit të vizitorëve, këta njerëz tani do të pacifikojnë të tjerët dhe do t’i sjellin tek Ndërhyrja.
Atëherë, ndërsa vizitorët kërkojnë lidhje me individët në pozicione pushteti në qeverinë dhe fenë, ata kërkojnë gjithashtu të vendosin emisarë në të gjithë popullsinë njerëzore. Për ata individët e ndjeshëm që nuk mund të bëhen pranues dhe bashkëpunues me Ndërhyrjen, aftësitë e tyre do të pengohen dhe kundërshtohen. Nëse individë të tillë të fillonin të fitonin një depërtim në natyrën e vërtetë të Ndërhyrjes, ata mund të bëhen objektivi i përçarjes së vërtetë mendore. Përveç kësaj, ndër të ndjeshmit dhe psikikët, do të ketë një kërkim për ata pak individët që jetojnë në botë sot që kanë një vetëdije të lindur dhe intuitive të depove. Kërkimi për këta individë është në rrugë e sipër.
Vizitorët e kuptojnë që çelësi i besnikërisë njerëzore është kërkimi për pushtet, pasuri dhe plotësim shpirtëror. Këtu njerëzit do të veprojnë kundër interesave të veta nëse besojnë se aktivitet e tyre janë të shuguruara dhe të mbështetura nga një fuqi e madhe. Kemi tashmë folur për këtë në serinë tonë të parë të fjalimeve. Megjithatë, duhet ta shtjelljomë këtë pikë. Ndoshta do të shihni ata që pohojnë të jenë psikikë dhe të ndjeshëm duke qenë mbështetës dhe inkurajues që njerëzit të kenë besim në praninë e vizitorëve, duke besuar që vizitorët përfaqësojnë një vetëdije shpirtërore, një forcë shpirtërore, madje evolucionin vetë. Vizitorët do t’i thonë: “Shihni, ne nuk kemi luftë. Jetojmë në paqe dhe bashkëpunim. Nuk i keni arritur këto gjëra. Prandaj, kini besim që mund t’jau japim dhe t’ju mësojmë mënyrat e bashkëpunimit dhe t’ju mësojmë se si të jetoni në paqe, harmoni dhe gjakëftohtësi.”
Kush ndër idealistëve mund t’i rezistojë një joshjeje të tillë, duke pasur humbur besimin në shpirtin njerëzor? Duke pasur mohuar institucionet njerëzore në një farë mase, ata tani shikojnë në qiejt për ndihmë, për inspirim dhe për shpëtim vetë. Dhe kur merren nga vizitorët ose kontaktohen nga vizitorët, predizpozata të tilla i vënë në pozicionin perfekt për t’u bërë pranues ndaj Ndërhyrjes dhe për t’u bërë emisarë për Ndërhyrjen.
Atyre që nuk bashkëpunojnë do t’i jepen informacione ngatërruese. Ata madje mund të torturohen mendërisht, përveç nëse mund të thërrasin fuqinë e të Padukshmëve, Praninë Engjëllore, për t’i ndihmuar. Dhe duhet të fitojnë një pozitë të fortë rezistence ndaj Ndërhyrjes me një kuptueshmëri të vërtetë të synimeve të saj. Fjalët tona do t’i japin fuqi dhe inkurajim. Kjo në pjesë është arsyeja pse mesazhi ynë duhet aq urgjentisht në botë sot.
Grupi tjetër që do të kontaktohet do të jenë ata që janë përfaqësues të zellshëm të traditave të tyre fetare. Fundamentalizmi i tyre është shumë afër në shumë aspekte me filozofinë dhe mentalitetin e Kolektiveve. Kolektivet mbështesin vetëm një pamje të realitetit dhe vetëm një pamje të komunitetit, dhe e mbajnë këtë në nderim gati në pikën ku bëhet një theksim fetar. Këta njerëz që janë të zellshëm, sidomos ata që janë të mbushur me inat dhe pakënaqësi kundër botës dhe kundër atyre që shohin se i kundërshtojnë, do të bëhen kanditatët kryesor për të përkrahur një bashkëpunim me Kolektivet dhe shkatërrimin e atyre që qëndrojnë kundër Kolektiveve.
Kjo është një situatë shumë e vështirë dhe e rrezikshme, sepse vizitorët do të përdorin besnikërinë njerëzore dhe emisarët e tyre njerëzor për të kryer aktivitetet e tyre destuktive në botë. Nuk do të jenë vizitorët që do t’i shkatërrojnë ata që nuk do ose nuk mund të bashkëpunojnë. Do të jenë homologët njerëzor të vizitorëve, përfaqësuesët e tyre njerëzor, që do ta kryejnë një shkatërrim të tillë. Në këtë mënyrë, natyra dhe qëllimi i vërtetë i Ndërhyrjes ngelet e fshehur dhe vepra të tilla dhune do t’i atribuohen gabimit njerëzor dhe dhunës njerëzore dhe do të shfaqin nevojën për Ndërhyrjen. Sepse vizitorët sërish do të thonë: “Shihni këto vepra të tmerrshme dhune! Ne nuk jemi të dhunshëm. Ne nuk vimë me armë lufte. Ne nuk ju shkatërrojmë. Ky është rezultati i injorancës njerëzore dhe shturjes njerëzore. Ne do t’ju mësojmë se si t’i tejkaloni të gjithë këto gjëra.” Pra edhe dhuna që ushtrohet nga Ndërhyrja do të përdoret nga vizitorët për të mbështetur superiotetin e tyre dhe për të kontribuar në iluzionin që ata vetë nuk përdorin mashtrimin, manipulimin ose forcën për të fituar avantazhin e tyre.
Qartësisht, ka individë në botën tuaj që janë shumë të zellshëm në përfaqësimin e besimeve dhe aspiratave të tyre fetare. Të Padukshmit na kanë thënë shumë në lidhje me këtë, dhe ne me siguri e kemi parë këtë në shumë botë të tjera. Nuk është unike për njerëzimin. Megjithatë, është një formë pasioni i verbër, dhe pasioni i verbër i ushqyer nga zemërimi dhe armiqësia bëhet një forcë konsumuese për individin, një forcë që mund të manipulohet shumë dhe që është e prekshme nga uzurpimi nga Ndërhyrja vetë.
Njerëz të zellshëm të tillë do të mbledhin një lëvizje respektimi të rreptë dhe do të nxjerrin jashtë ata që e kundërshtojnë një respektim të rreptë të tillë. Dhuna do të ushtrohet mbi jobesimtarët, dhe do të hidhen mënjanë. Në këtë mënyrë, përmes syve të Ndërhyrjes, ata që e kundërshtojnë Ndërhyrjen dhe ata që nuk mund ta mbështesin vullnetarisht do të identifikohen dhe do të renditen ndër shumë njerëzve që jetojnë në botë. Dhr shoshitja do të ndodhë në nivelin e ndërveprimit njerëzor. Në këtë mënyrë, vizitorët do të dallojnë kundërshtarët e tyre të vërtetë dhe kundërshtarët e tyre potencial. Dhe duke pasur fituar tani një rrjet përfaqësuesësh njerëzor që janë të zellshëm në mbështetjen dhe përparimin e shkaqeve të tyre fetare, Ndërhyrja do t’i përdorë këta individë si mjetin përmes të cilit dhuna do të ushtrohet. Ndërkohë, vizitorët do të qëndrojnë në dukje mbi dhe përtej një aktiviteti dhe sjelljeje të tillë.
Mund të ndaloni në këtë pikë dhe të çuditeni: “Epo, si mund të ndodhin gjëra të tilla? Kjo duket aq ekstreme! Kjo duket aq negative, aq e tmerrshme!” Por për këdo që ka studiuar historinë njerëzore, do të shihni shfaqe të të gjitha gjërave për të cilat ne po flasim – manipulim fetar, ndërthurje, dhunë e ushtruar mbi kundërshtarët, sidomos në situatat ku popullatat vendase u inkurajuan të pranonin dhe të merrnin vizitorët e tyre të rinj. Është shumë më e lehtë për të udhëhequr dikë që beson në kauzën tuaj dhe që është bashkëpunues sesa është me një që është thjesht nënshtruar. Njerëzimi ka fuqi të madhe për të hedhur prangat e nënshtrimit. Dhe atëherë Ndërhyrja do të kërkojë të përdorë këto nxitje për të fituar sa më shumë bashkëpunim dhe sa më shumë besim në praninë e tyre dhe në kauzën e tyre që të mundet. Do të përdorin individë në pozicione pushteti, ata që kanë ndjeshmëri dhe aftësi psikike të mëdha dhe ata që janë përfaqësues të zellshëm të traditave fetare të tyre, për të nxitur dhe për të krijuar një bashkëpunim të tillë.
Për shumicën e madhe të njerëzve në botën tuaj, Ndërhyrja do të jetë e panjohur dhe plotësisht e fshehur. Megjithatë, për ata që bëhen të vetëdijshëm për të, ose sepse janë marrë, ose sepse kanë dëshmuar prova të Ndërhyrjes në botë, këta individë do të inkurajohen ose të besojnë dhe të mbështesin Ndërhyrjen, ose do të hidhen mënjanë dhe torturohen nga ajo. Tashmë ka individë në botë, e kuptojmë, që janë hedhur mënjanë dhe torturuar, që kanë parë, ndjerë dhe dalluar gjëra që nuk mund të përfshijnë në kuptueshmërinë e tyre. Duke mos gjetur asnjë dhembshuri ndër njerëzve të tjerë, ata përkeqësohen në depresion dhe vetë-veçim.
Ka ata individët në pozicione fuqie në tregti dhe qeveri që janë tashmë në lidhje me Ndërhyrjen.
Këtu vizitorët do të përpiqen ose t’ju lidhin me ta ose do të mundehen t’ju fikin. Vetëm një që është i fortë me Dijen do të jetë në gjendje të kundërshtojë nxitjen dhe të gjejë veçim dhe liri nga tortura. Kjo është arsyeja pse mësimi i Udhës së Dijes duhet të inkurajohet.
Këtu duhet të mësoni të kundërveproni prirjet tuaja për të dashur për të parë një rezultat të mirë dhe për të marrë një pozicion shpresëdhënëse, gjë e cila ju bën të prekshme ndaj bindjes dhe manipulimit. Duhet të shihni me sy të qartë, sy të khjelltë, pa shpresë ose frikë, por me qartësinë e Dijes brenda jush. Nëse mund ta fitoni këtë vetëdije, e gjithë ajo që po ju tregojmë dhe e gjithë ajo që po ju kujtojmë do të bëhet aq e qartë për ju. Nuk keni nevojë të jetoni në hapësirë për t’i parë këto gjëra. Nuk keni nevojë të keni udhëtuar rreth Komunitetit të Madh për të kuptuar atë që po ndodh në botën tuaj. Por keni nevojë për ndihmë. Keni nevojë për një perspektivë më të gjerë. Keni nevojë për një kuptueshmëri më të gjerë. Keni nevojë për inkurajimin për të parë në mënyrë të qartë dhe për mos ta dorëzuar mendjen tuaj, zemrën tuaj ose botën tuaj asnjë force që ju premton paqe, fuqi, liri ose gjakftohtësi. Sepse këto gjëra duhet të dalin nga natyra juaj dhe aktivitet tuaja. Nuk mund të detyrohen mbi dhe as nuk mund t’ju jepen. Duhet t’i arrini dhe t’i ndërtoni vetë.
Në këtë pikë, në fillim, duhet të bëheni të informuar. Dhe duhet të bëheni të kthjelltë dhe të urtë. Mund t’i dyshoni fjalët tona, megjithatë nuk do të gjeni një siguri të tillë diku tjetër, sepse jemi të vetmët përfaqësues të aleatëve tuaj. Forcat e tjera jashtëtokësore që janë në fakt të përfshira në botën tuaj, megjithëse mund të përpiqen ta prezantojnë veten si aleatët dhe shpëtuesët e njerëzimit, janë këtu vetëm për të fituar besnikërinë tuaj dhe për të fituar kontroll të botës suaj. Nuk keni asnjë mik ndër tyre. Situata është shumë e qartë por shumë e vështirë, shumë sfiduese. Nuk është e paqartë. Megjithëse se keni shumë pyetje në lidhje me jetën në Komunitetin e Madh dhe realitetin e Ndërhyrjes vetë, shumë pyetje që edhe ne nuk mund t’i përgjigjemi në mënyrë të suksesshme, ende mund ta shihni qartë se çfarë po ndodh dhe të bëni përpjekjet e nevojshme për ta kundërshtuar. E keni fuqinë individuale dhe kolektive për ta bërë këtë.
Megjithëse vizitorët kanë teknologji më të lartë, sukses i të gjithë misionit të tyre mbështetet mbi aftësinë e tyre për të bindur dhe për të inkurajuar besnikërinë njerëzore. E keni fuqinë për ta rezistuar këtë. E keni fuqinë për të parë përmes mashtrimit. Nuk është teknologji që keni nevojë tani, por vetëdije, aftësi dalluese dhe bindje të brendshme. Situata është shumë e qartë nëse mund ta shihni, dhe pasi ta keni parë nuk do të keni asnjë dyshim në lidhje me atë që po ndodh, dhe do të shihni përreth dhe do të shihni me shqetësim të madh se si të tjerët po shkojnë në mënyrë të pamend, ose edhe inkurajojnë pikërisht atë gjënë që do ta marrë nga njerëzimi lirinë e tij dhe vetëvendosjen e tij.
Siç e kemi thënë, i gjithë fenomeni nuk është ndonjë situatë mistike ose komplekse që është matanë kuptueshmërisë njerëzore. Është natyra që ushtrohet në mënyrë të hollë, me aftësi të madhe. Është një fuqi e madhe që mundohet të përfitojë nga një më të dobët. Një aktivitet i tillë ose do të ketë sukses ose do të dështojë, në varësi me fuqinë dhe vendosmërisë e forcës më të dobët. Kolektivet parandalohen që të marrin thjesht përsipër botën tuaj. Konkurrentët e tyre nuk do ta lejojnë, dhe organizatat në pushtet që qeverisin tregtinë në këtë rajon në të cilin bota juaj ndodhet nuk do ta lejojnë. Një Kolektiv funksionon sipas rregullave, por matanë këtyre rregulava do të përdorë çdo mjet që mundet për të siguruar synimet e tij dhe për të plotësuar misionin e tij.
Nxitje e madhe po vendoset mbi botën. Ka shumë rrugë shprehjeje dhe theksimi. Megjithatë, e gjithë kjo synon një qëllim: për ta lëvizur njerëzimin në një pozicion besimi, besnikërie dhe nënshtrimi ndaj vetë Ndërhyrjes. Kjo fsheh plotësisht natyrën e vërtetë të pushtimit që po tentohet në botën tuaj. Ky pushtim do të bëhet i lehtë për t’u dalluar pasi të jetë plotësisht vendosur, megjithatë atëherë do të jetë shumë vonë për të kundërshtuar ndikimet e tij pa mundim dhe sakrificë të mëdha.
Prandaj, ne ju nxisim dhe ju inkurajojmë në mënyrë të fuqishme për të vendosur këtë fenomen në krye të vetëdijes dhe vëmendjes suaj. Keni kohë për ta ndaluar Ndërhyrjen. Mund të ndalohet. E keni fuqinë dhe forcën kolektive për ta bërë këtë. Nuk është teknologjia që është disavantazhi juaj. Është injoranca. Është lakmia. Është naiviteti. Këto janë gjërat që do të dëmtojë fuqinë e njerëzimit. Janë këto gjëra që do ta lejojnë që bota të pushtohet pa luftë dhe pa dhunë të ushtruar në një shkallë të gjerë. Por është fuqia e Dijes brenda jush që do ta bëjë të gjithë ndryshmin për ta parandaluar këtë, pasi të keni fituar sytë për të parë dhe ta keni kuptuar situatën në mënyrë të qartë.