Brifingu i katërt: Kolektivet
Shoqëritë ekzistojnë në Komunitetin e Madh në çdo nivel të përfytyrueshëm të zhvillimit shoqëror dhe shpirtëror. Kjo varion që nga shoqëritë para-bujqësore deri te perandoritë, Kolektivet dhe llojëra të tjera organizatash të vendosura midis botëve për mbrojtje dhe tregti të përbashkët. Në çdo nivel të këtij evolucioni, ka shprehje të panumërta. Madje siç e kemi thënë, ka rajone të gjera të galaktikës që janë të paeksploruara dhe pak të populluara, ku shumë shoqëri jetojnë në sekret. Dhe ka shumë kultura që nuk janë zbuluar kurrë.
Në fjalimin tonë të mëparshëm, ne dhamë analogjinë e lidhjes së galaktikës me një sërë rrugësh, si një hartë në botën tuaj. Ka rrugë kryesore udhëtimi, ka rrugë sekondare dhe ka zona ku asnjë “rrugë” nuk ekziston fare.
Përshtypjet që do t’ju duam të japim në lidhje me Komunitetin e Madh janë më të lidhura me pozicionin tuaj në hapësirë dhe janë më përshkruase të mjediseve që janë në afërsi të botës suaj. Madje, diapazoni juaj i shikimit është gjithmonë jashtëzakonisht i kufizuar, dhe nuk mund të shihni matanë planeteve më të afërta, edhe në sistemin tuaj diellor. Përpjekjet tuaja për komunikim me radio janë të kota sepse askush nuk e përdor këtë lloj teknologjie për komunikim ndërplanetar.
Udhëtimi në univers është shumë i shpejtuar me standartet tuaja, por është gjithmonë shumë i ngadaltë, duke pasur parasysh madhësinë e panoramës fizike. Perandoritë e gjera dhe Kolektivet mund të shtrihen vetëm atje ku kanë vendosur një infrastruktur pranë. Menaxhimi i posteve të largëta është shumë i vështirë logjistikisht dhe ka rreziqe të tjera në lidhje me ndërhyrjen e racave të tjera si dhe probleme me juridiksione dhe mosmarrëveshje rajonale. Për këtë arsye, në zona pak të populluara nuk ka Kolektive. Edhe perandoritë e gjera mund të dërgojnë rrallë eksploruesë burimesh në këto rajone, sepse janë shumë të largëta, dhe edhe nëse zbulime mund të bëhen, problemet logjistike në dërgimin e furnizimit dhe fitimin e aksesit në këto burime janë të jashtzakonshme. Për të komplikuar këtë çështje edhe më shumë, në zonat më të populluara të galaktikës, ka rregulla sjelljeje rajonale. Atëherë kombet nuk janë të lira të lëvizin kudo që të duan të shkojnë në eksplorimet e tyre.
Me siguri, nuk mund të presim që familja njerëzore ta kuptoj këtë. Perspektiva juaj e tanishme është që universi është vërtet aty për t’u eksploruar dhe për t’u marrë për dobinë tuaj. Por fatkeqësisht, nuk jeni të parët për të arritur aty. Dhe ka shumë qytetërime dhe perandori që janë shumë më të vjetra se gjithçka që njerëzimi ka themeluar këtu në tokë.
Nëse një Kolektiv do të kërkonte të merrte këtë botë me forcë, do të kundërshtohej nga Kolektivet e tjera që kanë një interes në këtë botë dhe nga konkurrentët e tyre tjetërkund, që i mbajnë këto lloj veprimesh në sy.
Luftat dhe konfliktet e mëdha ndodhin në univers, por janë relativisht të rralla. Kryengritjet dhe mosmarrëveshjet e brendshme janë më të shpeshta, por luftat midis kombeve të gjera dhe perandorive janë shumë më të rralla sesa mund të mendoni. Nuk mund të flasim për galaktikat e tjera, sepse nuk kemi udhëtuar ndonjëherë atje. Por nga ajo që njohim për këtë galaktikë dhe nga udhëtimet tona, e dimë që këto gjëra janë mjaft të vërteta.
Njerëzimi ende po zbulon shumë sekrete rreth teknologjisë, dhe atëherë aty është që e vendos shpresën e tij. Megjithatë, ndër kombeve më të përparuara, fuqia e ndikimit në mjedisin mendor është arena e ndikimit shumë më e madhe. Sepse ashtu siç e kemi thënë, teknologjia mund të blihet dhe kopiohet. Nuk është aty ku avantazhet e vërteta do të gjehen zakonisht.
Megjithatë, burimet janë të vlefshme, dhe prandaj, shkatërrimi i mjediseve natyrore shihet përgjithësisht me disfavor. Për të ruajtur këto burime dhe mjedise, shumica e eksploruesëve të burimeve duke përfirë Kolektivet do të kërkojnë të bindin racën amtare për të ardhur në aleancë me ta në vend që të kërkojnë të pushtojnë atë racë me forcë. Kjo strategji është gjithashtu e kuptuar nga shumë qytetërime të avancuara, që kanë mësuar gjatë shumë prova dhe gabime dhe gjatë shumë periudha të vështira në historinë e botës së vet. Ndërsa shoqëritë bëhen më të avancuara teknologjikisht, nevoja për burime bëhet më e madhe dhe ruajtja e burimeve natyrore merr një theksim më të madh. Në shumë raste, disa bota kanë tejkaluar burimet e planetit të tyre, edhe në pikën ku këto bota janë bërë shterpë dhe joproduktive.
Kjo i jep dëshmi arsyes pse bota juaj po shihet me interes kaq të madh nga ato relativisht pak raca që janë të vetëdijshme për ju. Biologjikisht e pasur, e pasur me burime, strategjikisht e rëndësishme dhe e arritshme nga shumë nga Kolektivet që jetojnë në këtë pjesë të galaktikës, është një çmim i vërtetë.
Afërsia juaj ndaj zonave që janë mjaft të banuara mban një disavantazh si dhe një avantazh për ju. Disavantazhi, sigurisht është që bota juaj do të dallohet dhe që është brenda mundësive të Kolektiveve, të cilët janë thjesht një form strukture shoqërore në univers. Avantazhi për ju, megjithatë, është që bota juaj nuk mund të pushtohet, sepse jetoni në një rajon që udhëheqet nga rregulla sjelljeje. Nëse bota juaj të ndodhej në një pjesë shumë të largët të galaktikës, ku rregulla të tilla sjelljeje nuk janë vendosur, atëherë bota juaj mund të merrej me forcë. Mund të merrej nga eksplorues burimesh, nga piratët, nga kombet e mëdha, nga kushdo që mund t’i fitonte akses dhe të mbante kontroll dhe autoritet.
Atëherë fakti që jetoni në një pjesë më të qytetëruar të galaktikës ju jep një farë masë mbrojtjeje. Në këtë rajon, ku jetojmë gjithashtu, është e paligjshme për një botë të re si e juaja për t’u pushtuar pa lejen e racës vendase. Kjo do të thotë që bota juaj nuk mund të bëhet pjesë e një lidhjeje më të madhe përveç nëse njerëzimi demonstron në mënyrë të dukshme që është dakord me këtë dhe që e mirëpret ndërhyrjen.
Për shkakun se Komuniteti i Madh, sidomos në zonën në të cilën jetoni, është një mjedis shumë konkurrues dhe për shkakun se ka shumë Kolektive aty, ata kanë tandencë ta mbajnë njëri-tjetrin nën kontroll dhe do të ndërmarrin veprime ligjore kundër njëri-tjetrit nëse rregullat themelore të sjelljes janë të shkelura. Prandaj, nëse një Kolektiv të mundohej të merrte këtë botë me forcë, do të kundërshtohet nga Kolektivet e tjera që kanë interes në këtë botë dhe nga konkurrentët e tyre tjetërkund, që do të mbajnë këto lloj veprimesh nën sy.
Ne nuk mund të presim që të jeni të vetëdijshëm për detajet e një situate kaq të ndërlikuar, por është e rëndësishme për ju që të dini që universi rreth jush nuk është bosh dhe pa jetë. Është e rëndësishme për ju që të dini që universi afër bregjeve tuaja nuk është primitiv dhe i parregullt. Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni mënyrën se si Kolektivet që po ndërhyjnë në botën tuaj funksionojnë dhe si mund të kundërveprohen. Kjo ju jep disa avantazhe, të cilat duhet të mësoni të dalloni dhe të përdorni për veten tuaj.
Ka pjesë të tjera të universit ku perandori të mëdha ekzistojnë dhe ku i vendosin rregullat e veta, duke pasur pak konkurrentë brenda rajoneve të tyre. Dhe ka shumë vende të tjera ku shumë kombe janë bashkuar në shoqata, ose politike, ekonomike, ose ushtarake, ose të treja, për mbrojtjen dhe tregtinë e tyre të përbashkët. Këto janë mjaft të zakonshme në zona që janë të banuara mirë në univers.
Rajoni në të cilin jetoni, i cili përfshin sipas llogaritjes suaj një zonë shumë të gjerë, përmban afërsisht pesë mijë yje. Ne e quajmë këtë një rajon sepse kjo është mënyra se si është përvijuar. Kjo është një pjesë shumë e vogël e galaktikës, siç mund ta përfytyroni, por mjaft e gjerë në lidhje me interesat dhe nevojat tuaja. Në këtë rajon, ka rregulla sjelljeje të rëndësishme. Ka perandori të vogla, disa prej të cilave mund të quanit diktatura dhe disa prej të cilave janë më demokratike në natyrë. Keni Kolektivet, të cilët janë mjaft të fuqishëm, por të kufizuar në disa fusha ndikimi. Megjithatë brenda këtij rajoni, të gjitha zonat janë të lidhura nga rruga kryesore tregtie dhe të udhëhequra nga kode dhe këshilla. Kjo është për të sjellur siguri dhe për të siguruar që dhuna nuk shfaqet dhe të rritet në një luftë të gjithanshme. Mosmarrëveshjet ndodhin shpesh dhe trajtohen ose përmes bashkëbisedimeve ose përmes procedurave ligjore.
Megjithatë, këto organe drejtuese mbikëqyrin rrugët tregtare, kryesisht. Dhe janë të mbështetura nga organizata shtetesh që i përkasin për dobinë dhe sigurinë e tyre të përbashkët. Disa nga këto organizata janë më të forta se të tjerat. Megjithatë, aty ku ka fuqi më të mëdha konkurruese, rregullat e sjelljes merren mjaft seriozisht dhe zbatohen mjaft seriozisht.
Në rajonin ku bota juaj ndodhet, Kolektivet nuk janë të lejuara të kenë ushtri ose forca ushtarake. Megjithatë, janë të lejuara të kenë forca sigurimi për mbrojtjen e tyre. Duke qenë kryesisht institucione ekonomike, ata kërkojnë të mbrojnë interesat e tyre dhe rrugët e tyre të tregtisë me forcat e tyre. Por ata nuk kanë ushtri të mëdha ashtu siç mund ta mendoni. Ata mund të punësojnë forca sigurimi kur udhëtojnë në zona që konsiderohen të pasigurta për tregti ose që janë politikisht të paqendrueshme midis kombeve rezidente. Por në thelb, Kolektivet, të cilët do të donim të merrnim pak kohë për të përshkruar tani, nuk janë fuqi ushtarake. Janë fuqi ekonomike. Fokusi i tyre është në tregtinë, marrjen e burimeve dhe ndërtimi i aleancës së tyre në bota si tuajën.
Ka shumë Kolektive që funksionojnë në rajonin në të cilin bota juaj ndodhet. Disa nga këto Kolektivet janë të përqendruara brenda këtij rajoni. Disa e kanë qendrën tjetërkund dhe kanë vendosje satelitore kryesore këtu. Është një fakt interesant i jetës që kudo ku Kolektivet ekzistojnë dhe konkurrojnë me njëri-tjetrin, kombet e tjera kanë vendosur mbrojtjen e tyre kundër tyre në mënyrë që Kolektivet nuk mund të ndërhyjnë në tregtinë dhe çështjet e brendshme të këtyre kombeve. Për shkakun se flasim për shumë kombe brenda një rajoni, shumë prej të cilava kanë institucionet e tyre ushtarake, Kolektivet duhet të respektojnë disa rregulla sjelljeje ose të përballojnë pasoja shumë të rënda. Duke mos pasur armatim të fortë vetë, ata duhet të përdorin negociata, diplomacinë dhe ndikimin si mënyrat e tyre kryesore të arritjes.
Prandaj, ata që po hasni në univers në këtë kohë përfqësojnë organiza të organizuara mirë, shumë hierarkike të cilave funksioni është përvetësimi dhe zhvillimi i burimeve. Kolektivet, në përgjithësi, përbëhen nga një seri racash që funksionojnë në nivele të ndryshme autoriteti dhe urdhëri. Ata që vërtet i kontrollojnë Kolektivet ende nuk janë hasur nga askush në botë. Vetëm keni parë klasat punëtore që janë krijuar për të shërbyer funksione specifike. Megjithëse janë qenie biologjike, kodi i tyre biologjik, trajnimi i tyre, edukimi i tyre dhe fokusi i tyre biologjik i ka dhënë shumë pak individualitet dhe aftësi individuale arsyetimi dhe dallimi. Ata funksionojnë shumë si, pra, një mendje kolektive. Ata janë të kontrolluar në mënyrë të ngurtë. Kanë shumë pak ose fare liri personale. Fushët e tyre të funksionit janë shumë specifike dhe kryen me efikasitet mbresëlënëse.
Megjithatë, Kolektivet janë të dobët në thelb, sepse nuk janë të ndërtuar në atë që ne quajmë “Dije”. Prandaj, ata nuk e kanë fuqinë e depërtimit. Nuk janë kreativ në qendrimin e tyre. Kanë tendencë të imitojnë njëri-tjetrin. Mbështeten mbi strukturën e tyre, kodët e tyre të sjelljes dhe aftësinë e tyre për të manipuluar mendimet dhe ndjenjat të jo vetëm anëtarëve të tyre por edhe të atyre racave në të cilat kërkojnë të ndikojnë. Ndërsa Kolektivet janë shumë të fuqishëm në disa aspekte, ata kanë dobësi të qenësishme.
Përmes historisë, Kolektivet kanë pasur vështirësi të mëdha për të mbajtur kontroll dhe autoritet mbi popullatat e tyre rezidente sepse ato përmbajnë shumë grupe racore të ndryshme. Klasat punëtore janë të krijuara për të shërbyer, por edhe ato kanë cilësi që klasat sunduese të Kolektiveve gjejnë të vështira për të drejtuar. Revolta kanë ndodhur, dhe Kolektivet kanë pësuar humbje të mëdha si rezultat. Ata janë me siguri të papërsosur, por më në thelb ata nuk janë të drejtuar nga Dija, ose fuqia e Shpirtit. Kjo do të thotë që mbrojtjet e tyre mund të depërtohen, sekretet e tyre mund të zbulohen, aktivitetet e tyre mund të zbulohen dhe mashtrimet e tyre mund të kuptohen nga ata që janë të fortë me Dijen dhe janë të lirë për të parë, për të ditur dhe për të vepruar.
Kombet e tjera në rajonet si tuajën merren me Kolektivet shumë, shumë me kujdes dhe nuk i lejojnë asnjë lloj depërtimi në çështjet e brendshme të botëve të tyre. Ndonjëherë Kolektivet shihen si një e keqe e domosdoshme për të siguruar burimet thelbësore që duhen nga këto botë. Kolektivet kanë aftësi të madhe në fushat në të cilat janë të forta. Dhe kombet që kanë qenë në gjendje të ndërveprojnë me ta në mënyrë të suksesshme kanë pasur për të ruajtur një distancë të konsiderueshme dhe për të qenë jashtëzaonisht të matur.
Bota juaj do të njihet dhe është duke u njohur dhe është brenda mundësive të Kolektiveve, të cilët janë thjesht një formë strukture shoqërore në univers.
Sigurisht, ndërhyrje si ajo që po ndodh në botën tuaj nuk do të lejohej nga asnjë racë që e kupton interesat e saj të vërteta dhe realitetet e jetës në univers. Fakti që Ndërhyrja është mirë në rrugë e sipër në botën tuaj demonstron që njerëzimi nuk e ka këtë vetëdije dhe nuk e ka unitetin ose kohezionin shoqëror për të kundërshtuar dhe për të shtyrë ndërhyrje të pajustifikuara dhe të padëshiruara të tilla si kjo.
Na është thënë që ka organizata ekonomike të mëdha që kanë interese anembanë globit tuaj dhe që punësojnë kombe të ndryshme dhe grupe të ndryshme në shërbim të këtyre organizatave. Ndoshta kjo mund të shërbejë pastaj si një shembull. Por Kolektivet janë shumë më të gjera. Ata mund të përfsijnë qindra bota dhe vendosje planetare dhe ekzistojnë në hapësira të mëdha. Mund të kenë kontroll të konsiderueshëm dhe janë gjithmonë të interesuar për të fituar besnikëri të reja dhe anëtarë të rinj.
Kolektivet janë thjesht një formë strukture shoqërore në univers. Kolektivet ndryshojnë mes tyre. Disa janë krejtësisht ekonomik dhe laik në natyrë në vendosjen, fokusin, teorinë dhe filozofinë e tyre. Të tjerë kanë përbërësë fetarë. Megjithatë, të kenë përbërësë fetarë nuk do të thotë që janë fetar në natyrë. Thjesht do të thotë që pjesë e filozofisë së tyre përfshin spiritualitetin, në çfarëdo shkalle që ndërgjegjja shpirtërore ekziston në anëtarët e tyre dhe drejton ndërgjegjen ose interesin shpirtëror, sidomos në klasat e tij udhësuese. Megjithatë kemi gjetur me shumë pak përjashtime që Kolektivet konsiderojnë mbijetesën e tyre dhe strukturën e tyre të jetë fokusi i vetëm të përkushtimit të tyre. Ky përkushtim është pothuajse fetar në natyrë, megjithëse organizatat e tyre rrallë janë. Po të ishin të fortë me Dijen, nuk do të ishin Kolektive.
Në thelb, një Kolektiv është ndryshe nga një perandori në atë që nuk ka planet burimi shtëpiak. Është një grup planetësh që janë të pangjashme të cilat janë lidhur së bashku, zakonisht përmes pushtimit dhe bindjes dhe janë bërë një forcë e jashtëzakonshme ekonomike. Kurse zakonisht një perandori është e përqendruar në një botë ose në një rajon nga një racë, Kolektivet janë të përbëra nga shumë raca të ndryshme. Nuk kemi qenë kurrë në gjendje të depërtojmë hierarkinë e një Kolektivi, dhe atëherë nuk mund të flasim për përbërjen e udhëheqjes së tij për sa i përket prejardhjes së tij racore. Por e dimë se janë të ndryshëm dhe që e drejtojnë shumëllojshmërinë e tyre me një kod etik të rreptë dhe një kontroll hierarkik që do të gjenit krejtësisht shtypës. Me siguri, ne nuk mund të jetonim brenda një shoqërie të tillë, megjithëse në rastet tona erdhëm shumë afër nga kjo.
Demokracia e vërtetë, siç mund ta quanit, ekziston në univers, edhe në manifestime të mëdha, por është shumë më e rrallë sesa mund ta mendoni. Dhe me siguri, çdo demokraci e vërtetë do të duhet të bëhej shumë e fortë në marrëdhëniet e saj me Komunitetin e Madh, shumë e kujdesshme për të shmangur, nëse është e mundshme, ndërveprimet me Kolektivet dhe llojëra të tjera perandorish agresive.
Nuk ka asnjë Kolektiv ose perandori në univers që është mbizotëruese. Ka tepër shumë shumëllojshmëri dhe jetë. Ka shumë konkurrencë. Dhe ka pasur mosmarrëveshje afatgjata midis disa kombeve. Teknologjia e avancuar është e bollshme në mes të shumë shoqërive, atëherë avantazhet e kërkuara nuk janë teknologjike në natyrë. Megjithëse disa kombe janë më të pasura se të tjerat, mbrojtjet janë bërë të jashtëzakonshme në univers kundër ndërhyrjeve të dhunshme. Këtu përsëri, Kolektivet kanë një lloj avantazhi që nuk përdorin forcën. Nuk mbështeten mbi një prani ushtarake për të arritur synimet e tyre.
Botët tona amtare të gjitha ndodhen ose brenda rajonit të botës suaj, ose aty pranë. Kemi pasur të gjithë për t’u marrë me Kolektivet. Kemi pasur të gjithë për t’u marrë me eksploruesit e burimeve nga kombet e tjera. Kemi pasur të gjithë për të mësuar për të mbrojtur dhe për të siguruar lirinë tonë dhe për t’u bërë sa më të vetëmjaftueshëm që të mundemi, në shumë raste duke u mbështetur mbi njëri-tjetrin për burimet thelbësore për mbijetesën dhe mirëqenien tonë.
Sa më e vetëmjaftueshme një botë mund të bëhet dhe sa më shumë mund ta mbajë këtë vetëmjaftueshmëri, sa më e fortë dhe sa më e pavarur do të jetë nga natyra në univers. Shpesh kombet bëhen të varura nga Kolektivet sepse i kanë shteruar burimet e tyre thelbësore dhe tani duhet të mbështeten mbi tregtinë për ato gjërat basike që kanë nevojë për të jetuar. Kjo me siguri i bën jashtëzakonisht të prekshëm ndaj uzurpimit, dhe në shumë raste bëhen pjesë e Kolektiveve vetë ose shumë të varur mbi ta.
Me keqësimin e mjedisit tuaj natyror dhe shterimin e shpejtë të burimeve tuaja natyrore, po lëvizni drejt një pozicioni prekshmërie dhe pafuqie ekstreme në univers. Kjo duhet të bëhet pjesë e kuptueshmërisë suaj. Ka pak ose asnjë vetëdijë të realiteteve të jetës, tregtisë dhe manipulimit në univers midis njerëzve tuaj, edhe midis udhëheqësve dhe qeverive tuaja. Kemi mësuar një sasi të madhe nga transmitimet tuaja, dhe kemi mësuar shumë nga të Padukshmit. Bota juaj, në shumë aspekte ka probleme të përbashkëta me jetën emergjente dhe në zhvillim përmes universit.
Keni një interes të qenësishëm, atëherë, në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e burimeve thelbësore të botës suaj dhe në rigjenerimin e këtyre burimeve në mënyrë të suksesshme. Pa këtë, Kolektivet do të kenë një avantazh të madh në nxitjet e tyre. Pa këtë, edhe nëse i rezistoni Kolektiveve, në fund do të keni nevojë për atë që kanë për të ofruar – lëndë të parë, energji, prodhim ushqimi, teknologji të avancuar. Të gjitha këto gjëra krijojnë një gjendje varësie, ose ndaj një Kolektivi, ose ndaj shumë llojëra të tjera shtetesh, kombesh dhe oragnizatash që janë të përfshira drejtpërdrejt në tregti. Qartësisht bota juaj do të ishte në një disavantazh të madh nëse nuk mund të negocionit në mënyrë të suksesshme për ato gjërat që keni nevojë. Në fund, do t’ju duhej të pranoni çdolloj kushte që ju prezantohen. Rezultati i kësaj atëherë bëhet i qartë. Përfshiheni në infrastrukturën e botëve të tjera, qoftë një Kolektiv, një perandori ose një shoqatë agresive botësh, të cilët janë gjithmonë në kërkim për territor të ri dhe burime të reja.
Të Padukshimit na kanë thënë në përgjigje të serisë sonë të parë të fjalimeve që shumë njerëz ndihen të pafuqishëm dhe të pashpresë përballë hasjes së këtyre gjërave. E kuptojmë këtë. Kemi përballuar pragje të tilla vetë, me pasoja shumë të rënda, sepse nuk u përgatitëm në kohë. Megjithatë, siç e kemi thënë dhe duhet të vazhdojmë ta theksojmë, njerëzimi e ka fuqinë dhe aftësinë për ta ndaluar Ndërhyrjen dhe për të parandaluar ndërhyrje të ardhshme të kësaj natyre. Keni Dije të qenësishme që jeton brenda jush. Kjo është ajo që ne kuptojmë me spiritualitetin. Keni mjaft fuqi individuale dhe mjaft teknologji për të shtyrë llojin e ndërhyrjes që po ndodh në botën tuaj në këtë kohë. Mund ta përzëni Ndërhyrjen nëse e keni vullnetin për ta bërë. Por duhet të bëheni të edukuar rreth Komunitetit të Madh, dhe duhet të jeni shumë të qartë dhe të kthjellët me atë që po merreni në këtë kohë. Kjo është arsyeja pse këshilla jonë është shumë e rëndësishme, nëse mund ta merrni.
Pjesë e nxitjes së Ndërhyrjes është të dekurajojë ata që janë të vetëdijshëm për natyrën e saj të vërtetë. Me fjalë të tjera, për ata individët që bëhen të vetëdijshëm për Ndërhyrjen, fokusi i vizitorëve atëherë do të jetë për të demoralizuar dhe dekurajuar ata, për t’i bërë ata që të ndihen të dobët, të paaftë dhe të pafuqishëm përballë saj, për t’i bërë që të mendojnë që po vizitohen nga fuqi të mëdha me fuqi të pakufizuar dhe se ata nuk kanë absolutisht asnjë mundësi për t’i rezistuar bindjes së vizitorëve ose për të shtyrë praninë e vizitorëve në botë.
Kjo është thjesht një pjesë e manipulimit që po ushtrohet. Për ata që duken bashkëpunues dhe pranues, përfitimet e lavdishme të bashkëpunimit me vizitorët do të theksohen. Për ata që dyshojnë për këto gjëra ose që nuk mund të binden, atëherë dekurajimi dhe demoralizimi do të jenë ndikimi kryesor.
Këtu atëherë, është e nevojshme për ju për të kuptuar që ndjenja juaj e dobësisë dhe pafuqisë nuk është thjesht një produkt i mungesës suaj të vetëbesimit, por është në fakt pjesë e manipulimit që po ushtrohet në mjedisin tuaj mendor. E kuptojmë që qeveritë e botës suaj i inkurajojnë popullatat e tyre që të ndihen të dobëta dhe të varura mbi strukturën dhe autoritetin e qeverisë. Por ne po flasim për një lloj ndikimi më të madh dhe më të përhapur këtu.
Njerëzimi do të nënshtrohet ose sepse është i bindur për ta bërë këtë, ose sepse është i dekurajuar për të rezistuar. Këto janë dy forma manipulimi me një qëllim të përbashkët. Prandaj, nuk duhet të humbni besimin. Duhet të mësoni për jetën në Komunitetin e Madh.
Në këtë rajon të hapësirës ku bota juaj ekziston, Kolektivet nuk janë të lejuar të kenë ushtrira ose forca ushtarake. Megjithatë, janë të lejuar të kenë forca sigurie, për mbrojtjen e vetë.
Keni pika të forta dhe keni dobësi. Kolektivet kanë pika të forta dhe kanë dobësi. Pozicioni juaj në univers ka avantazhe dhe disavantazhe. Keni gjithashtu aleatë që duan të shohin lirinë njerëzore të mbrojtur dhe që duan ta shohin njerëzimin të hyje në Komunitetin e Madh si një botë të lirë, e bashkuar dhe e mbrojtur. Ne e mbështesim këtë kudo, sepse kjo është prirja e vërtetë shpirtërore. Në universin në të cilin jetoni, ka forca të jashtëzakonshme kundërshtimi kundër kësaj. Megjithatë ka forca të fuqishme që e mbajnë të gjallë lirinë dhe e inkurajojnë dhe e mbështesin atë kudo që mund të bëhet.
Prandaj, kuptoni që nëse ndiheni të dobët, të pafuqishëm dhe të tejkaluar, një pjesë e kësaj ndjenje vjen nga vetë Ndërhyrja. Këtu ju duhet të fitoni besim të madh në mirësinë e natyrshme të njerëzimit dhe të njihni vlerën reale të lirisë suaj. Nuk keni qenë të sfiduar në këtë mënyrë kurrë më parë. Liria juaj nuk ka qenë kurrë e sfiduar si racë, si popull, si një botë në këtë mënyrë më parë. Megjithatë, të gjithë në botë mund të paktën ta vlerësojnë mundësinë e lirisë dhe çfarëdo lirie që mund të kenë në këtë moment. E gjitha kjo është në rrezik tani.
Këtu është që e gjeni unitetin tuaj të përbashkët dhe këtu shëroni konfliktet dhe armiqësitë tuaja të lashta midis njëri-tjetrit. Këtu i vendosni rezultatet tuaja sepse tani nuk kanë rëndësi. Ajo që ka rëndësi është ruajtja e lirisë njerëzore dhe epërsia juaj në botën tuaj. Ajo që ka rëndësi tani është ruajtja e burimeve të botës suaj për mbijetesën dhe sigurinë tuaj të ardhshme. Ajo që ka rëndësi tani është që ta dalloni Ndërhyrjen dhe të ndërmerrni hapat e nevojshëm për ta penguar atë dhe për ta ndaluar. Kjo duhet të ndodhë në çdo nivel të shoqërive tuaja – në nivelin e qeverisë, në nivelin e fesë dhe në nivelin e vullnetit të njerëzve të thjeshtë.
Ka forca të mëdha shpirtërore në botë që e dimë që e mbështesin këtë dhe e inkurajojnë. Megjithatë, ndikimi i tyre dhe zërat e tyre mund të errësohen nga efektet e Ndërhyrjes dhe nga injoranca e vetë njerëzve. Në botët tona, emisarë u dërguan për të na këshilluar për rrezikun e afërt me të cilin përballeshim nga infiltrimi i fuqive të huaja në botët tona. Ne po josheshim ashtu siç tani ju po josheni për të marrë pjesë në përfitimet reciproke të tregtisë. Ata prej nesh që ishin skeptikë dhe ata prej nesh që i rezistuan një bindjeje të tillë u tjetërsuan nga shoqëritë tona dhe u binden, u dekurajuan dhe u demoralizuan në pikën ku ne nuk mund të kishim zërin qeverisës, ku nuk mund të përfaqësonim vullnetin e popullit.
Nëse njerëzit tuaj thjesht duan xhingla të vogla nga universi, lodra të reja teknologjike për të luajtur, dhe ju të jepnit lirinë dhe autonominë tuaj për këtë, atëherë sigurisht që fjalët tona nuk do të jenë të mjaftueshme. Por edukimi duhet të fillojë diku. Dhe duhet të arrijë tek ata njerëz që tashmë kanë një ndjeshmëri ndaj Komunitetit të Madh. Duhet të arrijë tek ata njerëz që e vlerësojnë lirinë njerëzore dhe nuk e marrin si diçka të zakonshme. Duhet të arrijë tek ata njerëz që tashmë janë prekur nga Ndërhyrja, drejtpërdrejt ose indirekt. Duhet të fillojë diku. Duhet të dini se keni aleatë në Komunitetin e Madh, por gjithashtu duhet të dini se do të jetë forca njerëzore dhe bashkëpunimi njerëzor që do ta kthejnë baticën në favorin tuaj. Ne nuk mund të ndërhyjmë matanë dhënies së këshillës sonë.
Duhet të kuptoni pa ambivalencë dhe konfuzion natyrën dhe qëllimin e vërtetë të Ndërhyrjes në botë sot. Në këtë moment, aleatët tuaj të vërtetë nuk janë të pranishëm në botë. Ata nuk po ecin në faqen e botës suaj. Ata nuk banojnë në botën tuaj. Ata nuk po ndikojnë në qeveritë dhe njerëzit tuaj në pozita pushteti. Ata nuk po kontaktojnë të ndjeshmit tuaj dhe psikikët tuaj. Ata nuk po përpiqen të bindin ata që janë fetarë në pikëpamjet e tyre.
Ne flasim për aleatët tuaj të vërtetë. Këshilla jonë është për t’ju dhënë perspektivë, mirëkuptim dhe maturi dhe t’ju ndihmojë të kundërshtoni ndikimet që po ushtrohen mbi ju dhe që janë ushtruar mbi ju tani për dekada të tëra. E keni fuqinë për të rezistuar. E keni fuqinë për t’u bashkuar. E keni fuqinë për ta shtyrë këtë ndikim.
Kolektivët nuk besojnë se do të rezistoni dhe atëherë ata janë më pak të kujdesshëm sesa duhet në ndikimin mbi ju. Ata mendojnë se ky projekt do të marrë kohë, por do të jetë i lehtë dhe se qëllimi përfundimtar do të arrihet pa vështirësi të mëdha. Atëherë ne duhet të flasim me ata njerëz që janë gati dhe në gjendje të përgjigjen. Nuk ka asnjë problem apo dilemë tjetër në jetën tuaj aq kritike sa kjo. Çdo gjë që vendosni në emër të vet për kombin tuaj, për grupin tuaj, për kulturën tuaj ose traditën tuaj fetare do të humbet përballë Ndërhyrjes. Ju nuk doni të jeni pjesë e një Kolektivi. Duhet të na besoni në këtë drejtim dhe t’i merrni parasysh fjalët tona seriozisht. Nuk ka liri aty. Nuk do të bëheni gjë tjetër veçse shërbëtorë të lidhur me zotërit tuaj të rinj. Dhe megjithëse ata prej jush që përfaqësojnë zotërit tuaj do të kenë privilegje të caktuara, të gjithë do të jeni të skllavëruar. Dhe atëherë fuqia për të rezistuar, megjithëse gjithmonë mund të mblidhet, do të ketë kosto dhe pasoja shumë më të mëdha.
Për ato fuqitë qeverisëse që vëzhgojnë Kolektivët që po ndërhyjnë në botën tuaj, duhet të duket se njerëzimi e mirëpret praninë e Kolektiveve. Duhet të duket nga jashtë se njerëzimi është në favor të kësaj Ndërhyrjeje. Kjo është arsyeja pse ka një përpjekje kaq të madhe për të siguruar emisarë për Ndërhyrjen dhe për të pasur individë në pozita pushteti dhe udhëheqjeje që mbrojnë praninë e vizitorëve dhe afirmojnë premtimet e vizitorëve për pasuri, fuqi, liri dhe paqe më të madhe. A mund ta kuptoni atë që po ju themi këtu? Ky është një mashtrim, si brenda botës suaj ashtu edhe matanë.
Derisa të ketë një zë të fortë që i reziston Ndërhyrjes që bëhet i njohur dhe publik, do të duket për vëzhguesit e jashtëm se Ndërhyrja po mirëpritet nga njerëzimi dhe po avokohet nga njerëzimi. Tashmë, Ndërhyrja ka shumë folës dhe përfaqësues, por pak kritikë vokal. Edhe kritika juaj vokale krijon probleme për Ndërhyrjen. Edhe për njerëzit që të flasin dhe të thonë: “Jo, kjo është e gabuar! Ne jemi duke u vizituar kundër vullnetit tonë! Ne jemi duke u bindur dhe manipuluar kundër vullnetit tonë! Kjo nuk duhet të ndodhë! Ne nuk e mirëpresim këtë! Dhe ne kërkojmë që vizitorët të largohen!” Përderisa këto zëra të dëgjohen, do t’u duket organeve drejtuese dhe atyre që konkurrojnë me këto Kolektiva se ata janë këtu me pëlqimin njerëzor. Edhe për të ngritur një protestë publike do të kishte dobi të madhe këtu për ju.
Nuk është se duhet të hiqni vizitorët fizikisht. Në vend të kësaj, duhet të demonstroni pakënaqësinë tuaj me praninë e tyre dhe me aktivitetet e tyre. Duhet të demonstroni kthjellësi në lidhje me nxitjet dhe mashtrimet e tyre. Dhe duhet të flisni kundër përpjekjes së tyre për t’u ndërthurrur me njerëzimin, për të krijuar një udhëheqje të re këtu. Duhet të flisni kundër rrëmbimit të njerëzve kundër vullnetit të tyre. Sepse këto gjëra po kryhen në fshehtësi. As autoritetet e jashtme nuk e dinë se kjo po ndodh.
Ne duhet të vazhdojmë t’i theksojmë këto gjëra në mënyrë që të shihni dhe kuptoni qartë. Ngrini zërin kundër Ndërhyrjes dhe Ndërhyrja vihet në rrezik. Rezistoni ndaj Ndërhyrjes dhe Ndërhyrja duhet të ndalet dhe Kolektivët duhet të gjejnë mënyra të tjera për të fituar vëmendjen tuaj dhe besnikërinë tuaj.
Siç thamë në fjalimet tona të mëparshme, askush nuk duhet të shkelë në tokën tuaj pa pëlqimin tuaj të shprehur. Aleatët tuaj nuk do të vinin këtu pa këtë pëlqim të shprehur edhe pse në një kohë të hershme aleatët tuaj u përpoqën të arrinin individë të caktuar në botë, përballë Ndërhyrjes. Megjithatë në përgjithësi, asnjë aleat i vërtetë i njerëzimit nuk do të ndërhynte në çështjet njerëzore.
Mos mendoni se mund t’i bindni ata punëtorët në Kolektivet të cilët me shumë mundësi do të hasni në takimet tuaja ballë për ballë. Ata nuk e kanë aftësinë dalluese ose vullnetin për të kuptuar perspektivën tuaj. Thjesht po kryejnë detyrat e tyre siç janë krijuar për të bërë. Megjithëse ata janë qenie biologjike dhe ende e kanë potencialin për Shpirtin, mundësitë që ju të jeni në gjendje t’i bindni ata janë shumë, shumë të kufizuara. Ata po funksionojnë pa mend. Ata nuk e kanë bazën morale që ju keni. Liria personale është e panjohur për ta, dhe ata nuk e vlerësojnë atë, pasi janë mësuar se liria personale është kaotike, e padisiplinuar dhe shkatërruese. Ata nuk do t’i pranonin lutjet dhe paralajmërimet tuaja. Dhe madje edhe ata që i drejtojnë dhe kontrollojnë, megjithëse kanë autoritet më të madh, nuk do të jenë në gjendje të kuptojnë ankesat tuaja ose bindjet tuaja.
Shpesh bota në univers bëhen të varura mbi Kolektivet sepse i kanë harxhuar burimet e tyre themelore dhe duhet tani të mbështeten mbi tregtinë për ato gjërat më basike që kanë nevojë për të jetuar.
Kjo nuk është mënyra se si Ndërhyrja do të ndalet. Nuk do të ndalet duke krijuar mosmarrëveshje midis radhëve të saj. Ndërhyrja do të ndalet sepse ju keni krijuar një zë kundër saj dhe njerëzit tuaj janë të bashkuar për të parandaluar që ajo të ndodhë në botë. Në këtë moment, anijet e huaja vijnë dhe shkojnë sipas dëshirës. Njerëzit merren sipas dëshirës. Burimet biologjike merren sipas dëshirës. Aksesi tek individët në pozita pushteti bëhet sipas dëshirës. Nuk ka marrëveshje dhe rezistencë kolektive të nevojshme për të kundërshtuar ndonjë nga këto ndërhyrje, ndonjë nga këto shkelje të të drejtave tuaja themelore. Kjo duhet të ndryshojë. Dhe duhet të fillojë me dikë. Duhet të fillojë me ju dhe me të tjerët si ju që kanë një vetëdije dhe ndjeshmëri më të madhe. Duhet të fillojë me ata që mund t’i përgjigjen një mesazhi të tillë si i yni dhe që kanë besimin e brendshëm për të ditur se ne po flasim të vërtetën.