Brifingu i dytë: Kërkesat për lirinë në univers
Mos mendoni kurrë se kjo botë i përket kujtdo tjetër, që ndonjë racë tjetër në univers ka të drejta ndaj kësaj bote ose ka ndonjë privilegj të veçantë për të vizituar këtë botë ose mund të bëjë ndonjë pohim pronësie ndaj kësaj bote ose ndonjë pohim autorësie për evolucionin njerëzor.
Ka tre kërkesa që të gjitha kombet duhet të plotësojnë nëse duan të vendosin dhe ruajnë lirinë dhe vetëvendosjen e tyre në Komunitetin e Madh.
Kjo është planeta juaj e origjinës. Ju është dhënë nga Krijuesi i universit me shpresën dhe dëshirën që të përparoni këtu dhe që ta mirëmbani këtë botë si burimi i çmuar që është. Ju është dhënë në mënyrë që mund t’ju mirëmbajë përmes fazave tuaja të vështira të zhvillimit dhe në mënyrë që mund t’ju mbështesë ndërsa hyni në një Komunitet të Madh jete inteligjente, ku bota të tilla shumëllojshmërie biologjike janë të rralla.
Tre kërkesat janë uniteti, vetëmjaftueshmëria dhe maturia ekstreme. Do t’ju japim më shumë informacion mbi secilën prej këtyre në mënyrë që mund të kuptoni në mënyrë më të plotë pse janë aq të rëndësishme dhe çfarë vërtet do të thonë dhe do të kërkojnë.
Uniteti në botën tuaj nuk do të thotë që të gjithë janë njëlloj, mendojnë njëlloj ose sillen në të njëjtën mënyrë. Mund të akomodojë shumëllojshmërinë e kulturave që bota tani posedon. Por duhet të ketë një unitet qëllimi, një qëllim të përbashkët për të mbrojtur burimet e botës dhe për të vendosur një kufi ndaj hapësirës ku të gjitha kombet bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, jo vetëm për intereset e tyre në sigurinë e tyre kombëtare, por për sigurinë e të gjithë botës. Kjo me siguri do të kërkojë një bashkëpunim të paprecedent midis kombeve dhe qeverive tuaja. Me një edukim dhe ndërgjegje Komuniteti të Madh, kjo arritje a madhe është e mundshme.
Duhet t’i ktheni sytë tuaja drejt qiejve. Nuk keni asnjë mbrojtje kundër jetës që ndërhyn nga matanë. Nuk i keni aftësitë për të dalluar miqtë nga armiqtë ose për të dalluar një konkurrent. Jeni të fiksuar me nevojat e kombit tuaj dhe me vështirësitë tuaj me kombet e tjera.
Do t’ju duhet gjithashtu ky unitet për të përballuar burimet në rënie të botës suaj dhe pasojat e mëdha dhe të rrezikshme për familjen njerëzore. Kjo përfshin dëmin mjedisor që keni krijuar në botën tuaj – dëmin ndaj sistemeve tuaja klimatike, ndaj ujit tuaj dhe ndaj burimeve të tjera jetë-dhënëse që e kanë mbështetur njerëzimin në evolucionin e tij të gjatë dhe të ngadaltë.
Uniteti i njerëzimit tani nuk do të jetë pasoja e ideologjisë, por e nevojshmërisë, sepse do të dështoni nëse jeni të ndarë përballë ndryshimit të madh në botën tuaj, dhe do të dështoni përballë Komunitetit të Madh nëse nuk mund të vendosni këtë unitet vullneti dhe qëllimi. Të gjitha kombet e lira në univers duhet ta vendosin këtë unitet vullneti dhe qëllimi, veçanësrisht në lidhje me përdorimin e tyre të botëve të tyre amtare dhe ndërgjegjes dhe qëndrimit të tyre ndaj Komunitetit të Madh. Kjo nevojë, pra, është universale.
Evolucioni juaj ka qenë gjithmonë drejt unitetit dhe bashkëpunimit më të madh, por tani duhet të hyjë një fazë më të pjekur. Sepse asnjë komb nuk do të përparojë dhë të ngelet i lirë nëse kombet e tjera në botën tuaj bien nën bindjen e huaj – një bindje që do të inkurajojë konfliktin njerëzor në mënyrë për t’i dobësuar fuqitë botërore që keni dhe për ta dobësuar fuqinë e familjes njerëzore, duke e thyer dhe duke e bërë më të ndjeshme ndaj bindjes, ndaj manipulimit të huaj dhe ndaj nevojës për teknologji të huaj.
Uniteti juaj duhet të jetë një unitet qëllimi i bazuar mbi një ndërgjegje të madhe të prekshmërisë suaj ndaj hapësirës dhe nevojës thelbësore për të vendosur një përdorim të qëndrueshëm të botës suaj dhe të burimeve të saj thelbësore por të kufizuara. Mos mendoni kurrë që mund të shkoni në Komunitetin e Madh dhe të merrni çfarëdo që të doni nga ai. Sepse Komuniteti i Madh në të cilin jetoni, dhe të cilin do të përballoni, është në pronësi të të tjerëve që janë shumë më të fuqishëm se ju. Natyra dhe pritjet tuaja luftarake, atëherë, duhet të ndalen nëse do ta fitoni këtë unitet qëllimi dhe vullnetin dhe fuqinë për të përballuar ndërhyrjen dhe bindjen e huaj.
Uniteti njerëzor mund të krijohet vetëm nën një sfide të madhe, sepse ka tepër shumë përçarje qëllimi dhe synimi brenda botës suaj që kombet të vendosin një bazë thelbësore të përbashkët të tillë. Do të jetë nevojshmëria që do t’ju nxisë ta krijoni këtë, nëse e bëni ndënjëherë. Do të jetë një nevojë e patrembur dhe e vazhdueshme që do ta nxisë njerëzimin që të bashkohet për mbrojtjen e vetë – mbrojtje kundër shembjes së brendshme dhe mbrojtje kundër ndërhyrjes së jashtme.
Brenda kombeve tuaja dhe kulturave tuaja, duhet të ketë këtë unitet qëllimi, përndryshe burimet dhe talentet e mëdha të njerëzimit nuk do të sillen në jetë për të përballuar sfidat e tij të mëdha mjedisore dhe për të përballuar vështirësitë e së hyrit në një Komuitet të Madh jete.
E ardhmja e njerëzimit në univers do të përcaktohet kryesisht jo vetëm nga bindja ose ndërhyrja e huaj, por nga aftësia juaj për të krijuar një përdorim të qëndrueshëm të botës. Këtu njerëzimi do të duhet të hyjë një fazë më të pjekur të zhvillimit të tij. Nuk do të jeni në gjendje të fokusoheni në rritjen dhe zgjerimin, sepse burimet tuaja do të kufizojnë zgjerimin tuaj dhe rritjen tuaj, dhe universi nuk do t’ju lejojë të zgjasni dorën dhe të merrni atë që keni nevojë nga botët e tjera matanë këtij sistemi diellor.
Kombet që janë të vetëdijshme për praninë tuaj, që nuk po ndërhyjnë në botën tuaj do ta respektojnë sferën tuaj të ndikimit nëse është e vendosur brenda këtij sistemi diellor vetëm. Por përtej kësaj, çdo ndërhyrje në hapësirë ose në territoret ose botët e qeverisura ose në pronë të të tjerëve do të kundërshtohen intensivisht.
Keni kufij dhe kufizime tani, dhe këto janë të reja në përvojën tuaj, sepse jeni rritur dhe zgjeruar për kaq shumë kohë. Por ka kufizime për këtë. Bota do t’ju kufizojë, dhe Komuniteti i Madh do t’ju kufizojë.
E panjohur për njerëzimin është realiteti që perandoritë e mëdha janë të rralla dhe priren të jenë shumë të paqëndrueshme, të paafta për të furnizuar dhe mbajtur veten për periudha të gjata kohe. Ato ose shemben në përimetrin e tyre, ose për shkak të paqëndrueshmërisë në thelbin e tyre. Janë kombet dhe rrjetet e kombeve të vogla që kanë qenë në gjendje të vendosin qëndrueshmëri afatgjatë me njëri-tjetrin përmes rregullave tregtie të zbatuara në mënyrë shumë rigoroze dhe përmes vendosjes së një konsensusi më të madh për mirëqenien dhe stabilitetin e ndërsjelltë.
Prandaj, nocionet tuaja të rritjes dhe zgjerimit do të duhet të ndryshojnë. Sepse ju nuk mund të plaçkisni Tokën pa e sjellë veten në një gjendje të shkatërruar, një gjendje që mund të pushtohet lehtësisht nga të tjerët në univers. Ndërsa pushtimi i drejtpërdrejtë i botës suaj nuk lejohet në këtë rajon të hapësirës, kombet e tjera janë të lira të ndërhyjnë në dy kushte: së pari, nëse popujt vendas të botës suaj i duken të tjerëve se e mirëpresin ndërhyrjen dhe nuk e rezistojnë atë; dhe, së dyti, nëse njerëzimi do të binte në një gjendje vërtet të privuar dhe të përkeqësuar. Nën serinë e dytë të rrethanave, kombet e tjera do të ishin të lira të vinin dhe ta merrnin botën për vete, duke e përdorur njerëzimin si një burim për qëllimet e tyre.
Janë këto dy kushte që e lejojnë ndërhyrjen në këtë rajon të hapësirës. Është për shkak se ju jetoni në një pjesë shumë të banuar të universit që pushtimi nuk lejohet. Sepse përpjekjet për pushtim krijojnë paqëndrueshmëri dhe konflikt, dhe paqëndrueshmëria dhe konflikti rezistohen nga rrjetet e kombeve të fuqishme që kërkojnë të ruajnë stabilitetin dhe sigurinë me çdo kusht, madje edhe me çmimin e lirisë së tyre. Është hyrja në një gjendje më të qëndrueshme që të gjitha botët në univers duhet të kërkojnë të arrijnë në një moment të zhvillimit të tyre.
Prandaj, lufta në univers siç e imagjinoni është shumë, shumë e rrallë. Mund të ndodhë në rajone të paeksploruara ku dy kombe kundërshtare mund të luftojnë për plaçkën e një bote ose një seri burimesh që të dy vlerësojnë. Por në pjesë shumë të zhvilluara të hapësirës, konflikte të tilla nuk lejohen. Këtu, eksplorimi dhe shfrytëzimi i burimeve duhet të ndodhë në kushte të caktuara që nuk gjenerojnë luftë, konflikt ose paqëndrueshmëri midis kombeve rezidente të atyre rajoneve.
Në këtë kuptim, Komuniteti i Madh është një mjedis i ndryshëm nga ai që jeni mësuar. Ka arritur një gjendje të qëndrueshme, të paktën në rajonin tuaj të hapësirës në lidhje me ato kombe që do të hasni. Në rajonet e paeksploruara, mund të jetë shumë më i paqëndrueshëm dhe konflikti mund të shpërthejë në mënyrë dramatike. Por më në fund kombet e kuptojnë se lufta dhe konflikti shkatërrojnë burimet dhe burimet janë ato që duhet të fitojnë dhe ruajnë. Pra, kërkohen mjete të tjera për të bindur njëri-tjetrin, matanë përdorimit të forcës. Kjo është arsyeja pse fuqitë e bindjes dhe të perceptimit janë vendosur në një shkallë shumë të lartë në shumë rajone të universit. Ne dimë për disa përjashtime nga kjo në rajone shumë të banuara.
Pasi kombet të kuptojnë se nuk mund të luftojnë njëri-tjetrin pa humbje reciproke, ata do të hyjnë në marrëveshje bashkëpunimi dhe do t’i mbajnë këto marrëveshje në mënyrë shumë strikte për periudha të gjata. Këto janë kushtet me të cilat do të përballeni në angazhimin me universin tuaj lokal. Kjo është arsyeja pse pamaturia juaj, agresiviteti juaj dhe përdorimi juaj i forcës shihen me një përbuzje dhe shqetësim të tillë nga kombet e vendosura në rajonin tuaj. Këtu nuk do të lejoheni të ushtroni një agresion të tillë matanë këtij sistemi diellor. Ky frenim midis kombeve të vendosura shërben për të kontrolluar agresionin dhe për të kufizuar përhapjen e luftës dhe konfliktit. Kjo është dëshmuar të jetë efektive në univers, dhe kështu praktikohet.
Uniteti juaj këtu ju jep forcë dhe ju jep respekt në sytë e të tjerëve. Kombet e tjera do të kenë shumë më pak gjasa që të përpiqen t’ju bindin me mjete të papërshtatshme apo edhe nëpërmjet mjeteve që lejohen brenda ligjeve të këtij rajoni, nëse u duhet të përballen me një racë të bashkuar dhe dalluese qeniesh. Nëse familja njerëzore mund të vendosë një unitet të tillë qëllimi dhe të fitojë një edukim më të madh për jetën në univers, të cilin ne po ju ofrojmë përmes këtyre serive Brifingjesh, atëherë çdo përpjekje për ndërhyrje ose bindje këtu do të jetë shumë më e vështirë. Por siç është në këtë moment, ju keni shpinën drejt hapësirës. Nuk po bëni kujdes. Nuk po shikoni. Dhe ata prej jush që shikojnë shpesh shikojnë nën bindjen e dëshirave dhe preferencave tuaja, pa qartësinë e vizionit që kërkohet.
Në një gjendje më të bashkuar, ju do t’i ruani burimet tuaja dhe do t’i ndani ato në mënyrë të barabartë, sepse do të keni kuptuar se duhet të krijoni një gjendje stabiliteti dhe sigurie. Ajo që kombet e tjera në univers kanë krijuar për të ruajtur paqen dhe qetësinë është ajo që njerëzimi do të duhet të vendosë brenda botës tuaj. Zgjedhja këtu është thelbësore. Është zgjedhja më e madhe që do të duhet të bëni dhe do të duhet të bëhet në mënyrë të përsëritur – të zgjidhni ose luftën dhe konfliktin ose marrëveshjen dhe bashkëpunimin.
Burimet tuaja në rrënie do t’ju ndihmojnë në këtë drejtim, sepse nëse ndonjë komb në botën tuaj kërkon të ngelet agresiv dhe armiqësor, burimet e tij mund t’i mohohen nga pjesa tjetër e botës. Kjo është ajo që ndodh në Komunitetin e Madh nëse ndonjë komb bëhet agresiv dhe armiqësor, duke kërkuar të sundoj dhe të pushtoj kombet e tjera, duke kërkuar pushtimin e territorit ose duke kërkuar të eliminoj konkurrentët e tij. Një komb i tillë do të përballojë një kundërshtim të bashkuar nga të gjithë të tjerët që janë të përfshirë në rrjetet e tyre të tregtisë. Kjo ka eliminuar efektivisht një pjesë të madhe të konfliktit në univers.
Është domosdoshmëri, pra, ajo që e nxit një bashkëpunim të tillë. Megjithatë njerëzimi ende nuk ka vendosur marrëveshje të tilla, sepse nuk i është dashur të përballet me atë që duhet të përballen të gjitha kombet në përparim në univers, dhe kjo është shterimi i burimeve të tyre.
Është shterimi i burimeve që jep mundësinë për të krijuar një bashkim më të madh midis popujve tuaj. Madje, shterimi i burimeve mund të sjellë tek konkurrenca, konflikti dhe lufta. Ka shumë kombe për të cilat dimë dhe që kemi dëgjuar që e kanë shkatërruar veten në pragun e Komunitetit të Madh, duke luftuar se kush do të ketë sundim, kush do të ketë pasuri dhe kush do të ketë përparësi në botët e tyre.
Uniteti për një racë duhet të vendoset shpejt apo vonë. Mund të vendoset përmes nënshtrimit dhe sundimit ose përmes konsensusit dhe urtësisë. Kjo gjithashtu paraqet një zgjedhje thelbësore. Fatkeqësisht, shumica e kombeve që ne njohim, dhe sigurisht shumica e kombeve në këtë rajon të hapësirës, kanë zgjedhur opsionin e mëparshëm, duke zgjedhur nënshtrimin dhe sundimin e popujve të tyre për të vendosur një unitet qëllimi dhe për të shtypur mospajtimin. Kombet e lira, të cilët janë kaq të rralla në univers, kanë zgjedhur konsensusin dhe urtësinë si nevojën dhe theksin e tyre kryesor.
Njerëzimi, në përballimin e rënies se burimeve tuaja dhe prishjen e botës suaj, do të duhet gjithashtu të marrë këtë vendim, si dhe se çfarë lloj uniteti do të vendosë. Nëse nuk vendosni unitet, thjesht do të shkatërroni burimet e mbetura dhe do të kufizoni shumë aftësinë e njerëzimit për të jetuar në këtë botë.
Racat e tjera nuk duan ta shohin këtë që të ndodhë. Atëherë pjesë e theksimit të tyre është të parandalojnë shkatërrimin e mjedisit natyror, të cilin e mbajnë shumë më të vlefshëm sesa praninë njerëzore këtu. Megjithatë duhet ta kuptoni që ato racat që po konkurrojnë për akses në këtë botë nuk duan ta shkatërrojnë familjen njerëzore, sepse ata kanë nevojë për ju si ndërlidhjet e tyre për të punuar në këtë botë. Ata nuk janë në gjendje të jetojnë brenda kësaj bote, të jetojnë në mjedisin e saj, të përballojnë rreziqet biologjike të organizmave të saj të panumërta. Racat që kanë evoluar në mjedise sterile nuk mund të jetojnë në bota të tilla si tuajën pa rrezikun e madh të kontaminimit, jo vetëm për vete, por për botën e tyre gjithashtu me agjentë biologjikë të huaj, ndaj të cilave nuk kanë asnjë imunitet, dhe të cilët mjekësia e tyre nuk ka evoluar për të kundërvepruar.
Prandaj, njerëzimi është i vlefshëm për racat ndërhyrëse – i vlefshëm si fuqi punëtore, i vlefshëm si ata që mund të punojnë në botë për të mirën e fuqive të huaja. Por kjo dobi nuk do të jetë e juaja dhe nëse humbni lirinë tuaj ndaj ndërhyrjeve dhe bindjeve të huaja, jeta që do të krijonte për ju do të ishte vërtet tragjike dhe fatkeqe.
Në Komunitetin e Madh, të gjitha kombet e përparuara janë përballur me problemin e shterimin të burimeve. Si rezultat, përvetësimi i burimeve dhe stabiliteti dhe qëndrueshmëria e blerjes së burimeve janë bërë theksi kryesor. Kombet që kanë teknologji të avancuar që kërkon burime nga vende të huaja bëhen jashtëzakonisht të varura nga ruajtja e aksesit në këto burime dhe nga vendosja e marrëdhënieve paqësore dhe diplomatike me ata që i furnizojnë ato.
Këtu teknologjia e avancuar ju bën akoma më të prekshëm ndaj bindjeve dhe kontrollit të huaj. Nëse keni nevojë për elementë të rrallë që mund të gjenden vetëm në rajone të largëta ose që zotërohen vetëm nga raca të caktuara, atëherë duhet t’i përshtatni nevojat, kërkesat dhe preferencat e tyre në mënyrë që të jeni të privilegjuar për të marrë burime të tilla. Konkurrenca për këto burime do të jetë intensive. Kjo e bën çdo komb që ka nevoja të tilla të prekshëm dhe në rrezik të madh të paqëndrueshmërie dhe madje shembjeje. Nëse teknologjia dhe struktura e shoqërisë varen nga prodhimi i huaj dhe burimet e huaja, atëherë ajo është e prekshme.
Është këtë prekshmëri që njerëzimi duhet të përpiqet të shmangë. Mos u bëni të pamend duke pranuar dhurata nga ata që po vizitojnë botën tuaj. Mos u bindni se duhet ta keni këtë teknologji të huaj për dobinë tuaj. Nëse i pranoni gjëra të tilla, do të bëheni të prekshëm. Të paaftë tani për të siguruar veten, do t’ju duhet të përmbushni kushtet e atyre që janë bërë furnizuesët tuaj.
Këtu ndërthuren liria dhe vetë-mjaftueshmëria. Nëse nuk jeni të vetë-mjaftueshëm, nuk do të jeni të lirë. Edhe po do të kishit mundësinë të fitonit nga të tjerët akses në ato burime me të cilat jeni mësuar dhe mbi të cilat keni ndërtuar infrastrukturën e shoqërisë suaj të re, do të humbisnit lirinë tuaj. Do të humbisni çdo levë që keni mbi mënyrën se si do të angazhoheni me të tjerët dhe cilat do të jenë kushtet e atij angazhimi.
Kjo përfaqëson një kuptueshmëri thelbësore që duhet të keni për t’iu afruar Komunitetit të Madh. Mos pranoni xhingla nga hapësira, sepse do të minoni lirinë tuaj në këtë proces. Asgjë vërtet e rëndësishme nuk do t’i jepet njerëzimit në këtë drejtim nga ata që po ndërhyjnë në botën tuaj. Ata po kërkojnë të krijojnë varësi. Kjo u jep atyre fuqi dhe levë, edhe në numrin e tyre të vogël, mbi një familje njerëzore shumë më të madhe që nuk dyshon dhe që mund të bindet lehtësisht.
Futja e burimeve të reja fuqie në botën tuaj do t’ju bëjë të varur nga ata që janë këtu për të përfituar nga bota për qëllimet e tyre. Njerëzimi ende nuk e ka fituar unitetin për të përdorur teknologjinë e tij për qëllime plotësisht të dobishme. Tani nuk keni nevojë për armë më të fuqishme. Nuk keni nevojë për armë më shkatërruese. Përdorimi i armëve në hapësirë është aq shumë i kufizuar. Kjo nuk është mënyra se si do të fitoni përparësi ose mbrojtje në Komunitetin e Madh. Të mësoni këtë përfaqëson një fazë më të pjekur të evolucionit të njerëzimit. Këtu do të jetë bindja dhe perceptimi, liria dhe një Dije më e thellë që do ta sigurojnë mirëqenien tuaj, jo përdorimi i forcës.
Kombet në rajonin tuaj të hapësirës kanë forca sigurie dhe mund të grumbullojnë së bashku një fuqi të madhe ushtarake, por kjo është vetëm për mbrojtjen e ndërsjellë të rrjeteve të tyre tregtare. Ata e kanë kuptuar se nuk mund ta mposhtin njëri-tjetrin me forcë dhe kështu kërkojnë të ndikojnë njëri-tjetrin përmes bindjes dhe mendimit. Kjo përfaqëson një përdorim më të pjekur të fuqisë në univers dhe një prag të ri mësimi për njerëzimin.
Përdorimi i pamatur i burimeve të botës suaj dhe mbështetja juaj në teknologjinë për t’ju shpëtuar nga pasojat e saj përfaqësojnë dy ndjekje shumë të pamenda dhe të dëmshme. Ju do të duhet ta mbani veten me atë që keni brenda kësaj bote nëse doni të qëndroni të lirë. Edhe aleatët tuaj në univers nuk do të jenë në gjendje t’ju mbajnë nga larg sepse nuk i kanë këto aftësi. Ata nuk do t’ju joshin që të bëheni të varur mbi teknologjinë e tyre ose qeverisjen e tyre të huaj, sepse ata përfaqësojnë kombet e lira dhe jo ata që kërkojnë të përfitojnë dhe të shfrytëzojnë kombe më të dobëta, si tuajin.
Ju duhet ta shikoni botën tuaj si depon tuaj për ushqim, ujë dhe energji dhe për të gjitha gjërat që do t’ju nevojiten si tani ashtu edhe në të ardhmen. Nëse i shteroni këto, do të bini, duke zhbërë të gjithë përparimin që keni bërë. Edhe potenciali juaj teknologjik nuk do të mund të realizohet përballë një shpërbërjeje kaq të madhe shoqërore. Kjo do t’ju bënte të pambrojtur ndaj një prej mundësive të mëdha që kanë të tjerët mbi një racë të dobët dhe të dështuar, një mundësi që lejohet në Komunitetin e Madh. Kjo mundësi shihet si shpëtimi i burimeve të një planeti nga mbishfrytëzimi i racës së tij vendase, gjë që është e lejuar duke pasur parasysh etikën dhe rregullat e angazhimit që ekzistojnë në këtë pjesë të galaktikës.
Nuk duam të promovojmë nënshtrimin apo rrënimin e njerëzimit, por forcën e tij, unitetin i tij dhe plotësimin e potencialit të tij të madh në univers. Megjithatë disa gjëra duhen kuptuar. Vetëm teknologjia nuk do t’ju shpëtojë nga shterimi i burimeve dhe shterimi i burimeve do ta zhbëjë teknologjinë tuaj. Duhet të vendosni përmes kohës, konsensusit dhe bashkëpunimit një përdorim të qëndrueshëm të botës suaj – duke ruajtur diversitetin e saj biologjik, cilësinë e atmosferës së saj, cilësinë e ujërave të saj dhe cilësinë e dherave dhe tokave të saj.
Vështirësitë do t’ju ndihmojnë të pajtoheni me këtë dhe të kuptoni domosdoshmërinë e saj. Por fatkeqësitë gjithashtu mund t’ju zhbëjnë, duke vënë në lëvizje forca shkatërrimi që do të ishin shumë të vështira për të ndalur.
Aleatët tuaj në univers kanë shqetësim të madh në lidhje me këtë. Duke pasur parasysh transmetimet tuaja në hapësirë, ata e kanë parë potencialin këtu. Ata e dinë rrugën që shumica e racave vazhdojnë në shterimin e burimeve të botës së tyre, rezultatet e pashmangshme të këtij shterimi dhe humbjen që rezulton nga sovraniteti dhe kontrolli i tyre ndaj kombeve të tjera. Kjo është rruga që kanë marrë shumica e kombeve. Pasojat janë të parashikueshme dhe janë kryesisht të njëjtat.
Në këtë moment, fuqitë e gjëra në univers që janë të vetëdijshëm për ju, ju shohin si të pamatur dhe shkatërrues. Megjithëse ata vetë nuk po ndërhyjnë në botën tuaj, ata do të lejojnë forca të tjera të pavarura tregtare të përpiqen të fitojnë akses këtu. Nëse ky akses realizohet dhe përmbushet, dhe nëse fuqia e autoritetit zhvendoset nga familja njerëzore te të tjerët, atëherë fuqitë e gjëra do të hyjnë për të përfituar nga situata.
Shumë varet nga të kuptuarit dhe perceptimi juaj dhe nga vetë-mjaftueshmëria që mund të vendosni dhe mbani në botën tuaj. Nëse popujt tuaj pranojnë që të jetojnë thjesht, të ndajnë burimet dhe të kufizojnë popullsinë tuaj nëpërmjet mjeteve etike, atëherë do të jeni në gjendje të krijoni një stabilitet dhe vetë-mjaftueshmëri më të madhe. Atëherë fuqitë më të mëdha në rajonin tuaj nuk do t’ju shohin me të njëjtën dëshirë për ndërhyrje, por do t’i duhet t’ju respektojnë si një popull të bashkuar që nuk mund të pushtohet me përdorimin e forcave delikate.
Uniteti ju jep forcë, por edhe respekt në Komunitetin e Madh. Megjithëse përpjekjet për t’ju futur në rrjetet tregtare do të jenë të vazhdueshme dhe bindëse, ndërhyrje të tilla siç po ndodh sot në botë mundësisht nuk do të tentohet. Madje, në gjendjen tuaj të ndarë dhe konfliktuale, një ndërhyrje e tillë po ndodh dhe po përparon. Ajo do të kërkojë të zhvendosë autoritetin e botës te fuqitë e huaja me pjesëmarrjen dhe mbështetjen njerëzore. Ajo do të kërkojë të përdorë familjen njerëzore. Ajo do të kërkojë të fitojë avantazhet e mëdha që ofron kjo botë në burimet e saj të gjëra biologjike nëpërmjet përdorimit të punës dhe bashkëpunimit njerëzor.
Është e njohur për ne përmes transmetimeve tuaja dhe përmes vëzhgimit tonë të botës suaj që disa njerëz besojnë se raca të tjera mund të vijnë lehtësisht dhe të krijojnë një koloni në botë dhe të vendosen këtu duke përdorur teknologjinë e tyre të përparuar. Por duke pasur parasysh rrezikun biologjik që bota juaj krijon për ata që po vizitojnë, kjo nuk është e lehtë për t’u bërë dhe nuk është arritur kurrë me sukses. Në fakt, bota juaj ka fuqinë të infektojë dhe shkatërrojë raca të tëra në universin tuaj lokal, duke pasur parasysh praninë dhe shumëllojshmërinë e agjentëve të saj biologjikë. Racat e tjera i kanë bërë botët e tyre shterpë, dhe në shumë raste, pa pothuajse të gjitha format e jetës vendase. Ata kanë pak ose asnjë imunitet ndaj kontaminimit.
Atëherë Toka mund të shihet si një pasuri e madhe dhe si një burim i jashtëzakonshëm kontaminimi. Ajo shihet në të dyja këto mënyra nga të gjitha racat që janë të vetëdijshme për praninë tuaj dhe që e njohin rëndësinë e botës suaj dhe gjendjen e njerëzimit.
Kërkesa e tretë është nevoja për maturi të jashtëzakonshme. Për të qenë një racë e lirë në një qark hapësire të mbushur me raca që nuk kanë liri dhe nuk duan të inkurajojnë lirinë, duhet të bëheni jashtëzakonisht të matur. Duhet ta vendosni veten si një prani jo kërcënuese për këto botë. Nuk duhet të angazhoheni në tregti me ta në ndonjë shkallë të konsiderueshme. Dhe nuk duhet t’i lejoni ata që të vizitojnë botën tuaj dhe të shqyrtojnë sjelljen tuaj.
Rregullat e angazhimit në këtë rajon të hapësirës do t’ju japin këto të drejta nëse mund të demonstroni një qëllim dhe synim të bashkuar në vendosjen dhe ruajtjen e kufijve tuaj në hapësirë. Kombet e fuqishme njohin kombet e tjera të fuqishme. Ata nuk binden nga lloje të tjera nxitjesh. Për ta, fuqia janë burimet, dhe burimet përfaqësojnë jo vetëm pasurinë, por edhe mbijetesën. Sepse teknologjia e tyre e avancuar e ka bërë mbijetesën e tyre tani më të vështirë për t’u mbajtur dhe burimet e tyre më të vështira për t’u siguruar.
Kjo është shumë e ndryshme nga mënyra se si popujt e botës i shohin gjëra të tilla. Ata mendojnë se bota është aty për t’u plaçkitur, dhe pasi bota të jetë plaçkitur, universi është aty për t’u plaçkitur, dhe deri në atë pikë, ata besojnë se do të kenë teknologjinë për ta plaçkitur atë. Por ju nuk mund të plaçkisni universin. Shumë janë përpjekur dhe të gjithë kanë dështuar.
Maturia juaj atëherë bëhet jashtëzakonisht e rëndësishme. Do të duhet të mësoni se si të komunikoni pa transmetuar në hapësirë. Edhe përfshirjet më sekrete të qeverive tuaja transmetohen në hapësirë në shumë situata dhe mund të dallohen lehtësisht nga ata që kanë fituar njohuri të gjuhëve tuaj dhe prirjeve tuaja. Sepse bota është vëzhguar për një kohë të gjatë nga të gjitha fuqitë në afërsinë tuaj.
Ata që kërkojnë të përfitojnë këtu kanë pritur derisa të ndërtoni një infrastrukturë që ata mund të përdorin, dhe tani ata po përpiqen t’ju bindin që t’u jepni frenat e pushtetit dhe t’ju bëjnë të varur nga teknologjia e tyre dhe burimet e teknologjisë së tyre.
Kjo mënyrë kërkon kohë dhe durim, por kjo është mënyra se si kombet fitojnë kontroll mbi kombet e tjera. Është dëshmuar të jetë rruga më efektive drejt zgjerimit të ndikimit dhe fuqisë së dikujt, veçanërisht në pjesë shumë të banuara të universit si kjo.
Ju nuk dëshironi të jeni të hapur ndaj universit. Ju nuk dëshironi t’i zbuloni aktivitetet tuaja, konfliktet tuaja, vështirësitë tuaja, aspiratat tuaja, planet tuaja dhe qëllimet tuaja atyreve që ju vëzhgojnë. Aleatët tuaj e kuptojnë këtë, sepse atyre u është dashur të ruajnë një fshehtësi të madhe në lidhje me praninë e tyre në univers dhe angazhimin e tyre me kombet e tjera. Vetëm ato kombe që janë të lira mund të shoqërohen më lirisht me njëri-tjetrin, por edhe atëherë, angazhimi i tyre është i kufizuar dhe duhet mbrojtur me theks të madh.
Ju nuk dini për disavantazhin e madh që po i krijoni vetes në transmetimin e komunikimeve tuaja në hapësirë. Është problemi i të jetuarit në sipërfaqen e botës suaj, ku gjithçka mund të vëzhgohet. Shumë kombe të përparuara në univers kanë zgjedhur të jetojnë nën tokë për këtë qëllim, dhe disa kanë zgjedhur të jetojnë nën tokë nga nevoja, sepse nëse sistemi klimatik i planetit tuaj prishet, jeta në sipërfaqe bëhet e vështirë nëse jo e pamundur. Të jetosh nën tokë ka shumë avantazhe. Maturia është një prej tyre. Por kjo nuk është gjendja juaj tani, kështu që do t’ju duhet të gjeni mënyra të tjera për të ruajtur maturinë.
Bota juaj po vëzhgohet. Qeveritë tuaja po vëzhgohen. Konfliktet tuaja po vëzhgohen. Tregtia juaj po vëzhgohet. Prirjet tuaja po vëzhgohen, si nga aleatët tuaj, ashtu edhe nga ata që do të kërkonin t’ju shfrytëzonin.
Në të ardhmen, nëse fitoni një unitet më të madh dhe nëse jeni në gjendje të mbështesni përdorimin e botës tuaj, zhvillimi i kësaj maturie do të bëhet thelbësor. Sepse pamaturia është gjithmonë e shfrytëzuar në natyrë. Gjithmonë e bën dikë të pambrojtur në natyrë, dhe universi është një mjedis natyror, në thelb.
Ka kufizime për teknologjinë. Ka kufizime për të udhëtuar. Ka kufizime për atë që mund të bëhet me makinat. Ende nuk i keni arritur këto kufij, por ato ekzistojnë. Ka raca më të vjetra në qarkun tuaj që i kanë arritur këto kufij dhe kjo është arsyeja pse ata kërkojnë të përdorin fuqinë në mjedisin mendor dhe ta zhvillojnë këtë fuqi si për mbrojtjen e tyre, ashtu edhe për të përfituar nga çfarëdo mundësie që mund të ekzistojnë brenda sferës së tyre të ndikimit dhe brenda rajoneve të tyre lokale në hapësirë.
Në fund të fundit, askush nga jashtë nuk duhet të dijë se çfarë po ndodh në botën tuaj, madje as aleatët apo miqtë tuaj të mundshëm. Ata do ta respektojnë këtë maturi. Ata do ta presin dhe do ta kuptojnë.
Kjo do të kërkojë një qendrim shumë të ndryshëm për mënyrën se si jetoni dhe si komunikoni. Sigurisht, të transmetoni në mënyrën se si e bëni është krejtësisht e papërshtatshme. Kjo është arsyeja pse shkencëtarët tuaj që kërkojnë të dëgjojnë transmetime në univers nuk do të dëgjojnë shumë sepse asnjë komb i përparuar nuk transmeton në këtë mënyrë. Dërgohet informacion diskrete. Kanalet diskrete të komunikimit janë krijuar dhe përdorur shumë, por transmetimi i përgjithshëm nuk bëhet për arsyet që po përshkruajmë.
Prandaj, të tre kërkesat për liri janë të paplotësuara nga familja njerëzore në këtë kohë. Ju nuk jeni të bashkuar dhe përballeni me rrezikun e ndarjes dhe konfliktit më të madh midis popujve dhe kombeve tuaja. Ju po e shkatërroni me shpejtësi vetë-mjaftueshmërinë tuaj në botën tuaj. Dhe nuk jeni të matur, duke transmetuar pikat tuaja të forta dhe të dobëta për të gjithë ata që dëshirojnë t’i shohin ato.
Këto tre fusha përfaqësojnë atëherë fokusin kryesor për përparimin e njerëzimit: vendosja e unitetit njerëzor dhe bashkëpunimit të bazuar mbi domosdoshmërinë; ndërprerja e përdorimit të tepërt të botës dhe mirëmbajtja e burimeve të saj dhe gjithçka që do të kërkojë për sa i përket mënyrës se si njerëzit jetojnë dhe si angazhohen njerëzit me njëri-tjetrin në botën tuaj; dhe zhvillimin e kanaleve diskrete të komunikimit – si nëpërmjet një ndërgjegjësimi më të thellë ashtu edhe përmes teknologjisë.
Këto janë tre nevojat e mëdha të njerëzimit, jo vetëm për mirëqenien tuaj dhe të ardhmen tuaj në këtë botë, por edhe për t’ju dhënë mundësinë për të ndërtuar liri dhe unitet të vërtetë në Komunitetin e Madh. Çdo kontribut që mund të bëni si individ dhe si pjesë e familjes njerëzore në këtë drejtim është thelbësore për t’i dhënë njerëzimit një liri më të madhe dhe një shpresë më të madh për të ardhmen.