Brifingu i parë: Realiteti i kontaktit
Ju nuk dini asgjë për këto gjëra, me siguri, ende duke qenë të izoluar brenda botës suaj. Megjithatë bota juaj po vizitohet nga grupe të vogla – grupe të vogla jo-ushtarake, forca tregtare mund t’i quanit – që janë këtu për të kërkuar avantazhe dhe burime. Ata e kuptojnë që në këtë moment njerëzimi është një racë e dobët dhe e ndarë dhe është besëtytë dhe i paedukuar në lidhje me çështjet e Komunitetit të Madh në të cilin keni gjithmonë jetuar.
Ndërhyrja që po ndodh në botën tuaj nga ato racat jashtëtokësore që kërkojnë të përfitojnë nga një njerëzim i dobët dhe i ndarë na ka kërkuar, duke kërkuar të na gjejnë dhe të na shkatërrojnë në mënyrë që mos të raportojmë për aktivitetet e tyre në botë dhe në këtë mënyrë të zbulojmë planet dhe motivimet e tyre të fshehura.
Ne jemi dërguar si vëzhguesë nga disa kombe të ndryshme të lira në këtë rajon të hapësirës, për të vëzhguar Ndërhyrjen jashtëtokësore që po ndodh në botë sot, për të raportuar mbi aktivitetet e saj dhe për të zbuluar motivet dhe programin e saj të fshehur në mënyrë që familja njerëzore mund të bëhet e vetëdijshme dhe e përgatitur për realitetin e Kontaktit. Është ky realitet i Kontaktit që është thelbësor për kuptueshmërinë tuaj.
Bota juaj është një trofe. Është shumë e vlerësuar nga të tjerët. Ju nuk dyshoni dhe ndoshta mund të supozoni se racat e avancuara teknologjike janë të avancuara edhe shpirtërisht. Por fatkeqësisht, ky nuk ësthë rasti. Udha e zhvillimit teknologjik, më shpesh sesa jo, largon nga liria reale dhe natyra e vërtetë e spiritualitetit siç ekziston në të gjithë jetën inteligjente të dukshme.
Kjo përfaqëson një nga mësimet e rëndësishme që familja njerëzore duhet të mësojë tani nëse do të marrë në konsideratë praninë e vizitorëve të huaj me qartësi, urtësi dhe aftësi dalluese dhe nëse do të dallojë nevojën e madhe për njerëzimin për të vendosur rregullat e veta të angazhimit në lidhje me të gjitha vizitimet e tanishme dhe të ardhshme të botës suaj. Rregulla të tilla nuk janë vendosur. Njerëzimi qëndron lakuriq në univers, i prekshëm ndaj Ndërhyrjes dhe bindjes nga grupe të vogla dinake eksploruesësh burimesh dhe Kolektiveve ekonomike – ata që udhetojnë brenda universit lokal duke kërkuar avantazhe dhe oportunitete për vete dhe klientët e tyre.
Ju me siguri nuk keni se si ta kuptoni këtë, duke mos pasur kurrë udhëtuar mjaft larg në hapësirë për të dëshmuar këto aktivitete dhe për të mësuar për natyrën e ndërverpimeve dhe tregtisë në këtë pjesë të universit. Atëherë ju nuk e dini se çfarë të prisni, dhe në mungesën e urtësisë, qartësisë dhe ndërgjegjësimit të informuar, shumë njerëz që janë të vetëdijshëm për këtë Ndërhyrje po e keqkuptojnë praninë e saj dhe po e interpretojnë në mënyrë të gabuar, duke besuar se është këtu për dobinë e njerëzimit.
Është për arsyen se njerëzimi nuk i është përgjigjur me urtësi në mënyrë të përshtatshme kësaj Ndërhyrjeje që ne, si përfaqësuesët e kombeve të lira në afërsinë tuaj të hapësirës, jemi dërguar këtu për të vëzhguar këtë Ndërhyrje, për të mësuar aktivitetet e saj brenda botës suaj dhe për t’ju zbuluar natyrën e këtyre aktiviteteve, qëllimin e tyre dhe në të vërtetë natyrën e Ndërhyrjeve të tilla siç ndodhin aq shpesh kudo në Komunitetin e Madh.
Po hyni në një mjedis konkurrues në hapësirë, një mjedis të ndërlikuar, një mjedis ku rregulla afat-gjate janë vendosur për të ruajtur stabilitetin ndër kombeve dhe botëve të cilëve vendosjet janë shumë më të vjetra sesa gjithçka që është vendosur në Tokë.
Në këtë aspekt jeni thjesht një racë e re, e re dhe e pamatur – një racë e re që po fillon të përjetoj dobitë dhe detyrimet e fuqisë teknologjike; një racë e re që po prish një planet të bukur, një planet që është i vlerësuar nga të tjerët; një racë e re pa urtësi dhe largpamësi që po gërryen vetëmjaftueshmërinë e saj – vetëmjaftueshmëri që është gjithmonë e nevojshme për çdo komb në zhvillim për të ruajtur lirinë e saj dhe vetëvendosjen e saj në univers.
Ka aq shumë tani për njerëzimin për të mësuar dhe për të bërë. Veprime të mëdha duhet të merren, por duhet të jenë të informuar nga një kuptueshmëri të qartë të universit në të cilin po hyni – si kombet tregtojnë dhe funksionojnë, çfarë i përmban, çfarë i inkurajon, liritë që kanë për të ndërhyrë në një botë si e juaja dhe kufizimet që i parandalojnë për të ndërmarrë disa aktivitete.
Edhe tani, megjithëse jemi larg nga bota juaj, mund të raportojmë mbi këto gjëra dhe t’ju japim një kuptueshmëri më të qartë të natyrës së ndërveprimit dhe tregtisë në pjesën tuaj të galaktikës, në këtë zonë me popullsi të dendur të universit. Me këtë, ne shpresojmë që mund të japim një inkurajim të madh për familjen njerëzore për të përdorur urtësinë e saj amtare, për të ndërtuar mbi fuqitë e saj të mëdha dhe mos t’i rënë pre bindjes ose vetëmashtrimit që është gjithmonë një rezik i madh në pragje të tilla si ky.
Hyrja në Komunitetin e Madh është pragu më i madh që çdo racë mund të përballojë. Shumë raca do të dështojnë te ky prag, duke rënë nën bindjen dhe sundimin e fuqive të huaja. Shunë kombe dështojnë sepse i kanë shkatërruar burimet e tyre vetëqendruese dhe janë bërë të paaftë dhe të varur nga të tjerët, të cilët, përmes levave dhe përmes manipulimit tregtar, ishin në gjendje për të fituar kontroll të këtyre racave të reja emergjente.
Është një prag me rreziqe të mëdha dhe madje një me oportunitete të pamasë. Përballë Komunitetit të Madh, racat e reja duhet të bashkohen, duhet të korrigjojnë sjelljen e tyre dektruktive dhe duhet të fokusohen në vendosjen e sigurisë së botës së tyre dhe kufijve të saj në hapësirë.
Ndërhyrja që po ndodh në botën tuaj nga ato racat jashtëtokësore që kërkojnë të përfitojnë nga një njerëzim i dobët dhe i ndarë na ka kërkuar, duke kërkuar të na gjejnë dhe të na shkatërrojnë në mënyrë që mos të raportojmë për aktivitetet e tyre në botë dhe në këtë mënyrë të zbulojmë planet dhe motivimet e tyre të fshehura.
Ne besojmë në këtë seri të tretë Brifingjesh që mund të jetë në gjendje të ilustroj rëndësinë e kësaj dhe të sjellë inkurajimin tonë dhe besimin tonë që njerëzimi ende e ka fuqinë dhe integritetin për të ngritur një mundim të madh në emër të vetë dhe të dhe të hedhë themelet për t’u bërë një racë e lirë dhe e vetëvendosur në univers.
Sepse duhet të dini që liria është e rrallë në Komunitetin e Madh dhe pasi të jetë vendosur, duhet të ruhet me kujdes dhe të vëzhgohet. Kombet e mëdha që nuk janë të lira, që nuk japin liri për qytetarët e tyre, e shohin gjithmonë praninë e botëve të lira me frikë dhe dyshim të madh. Kjo është arsyeja pse, kombet e lira, me shumë pak përjashtime, e ruajnë autonominë e tyre dhe përpiqen të mos kapen në natyrën komplekse dhe komprometuese të tregtisë në Komunitetin e Madh.
Ndoshta mund ta kuptoni këtë nga përvoja juaj nga të qenit në botë, një botë ku tregtia e ka komprometuar integritetin dhe vetëvendosjen e vendeve të dobëta. E kemi parë provën e kësaj në transmitimet tuaja, të cilat janë të transmetuara në mënyrë të pamend në hapësirë për të gjithë për të parë.
E sjellim këtë shëmbull në mënyrë që mund të përdorni përvojën dhe vëzhgimet tuaja të botës sepse ngjarjet në Komunitetin e Madh dhe realiteti i Komunitetit të Madh vetë përfaqëson të njëjtën lloj forcash, kompromisesh dhe vështirësish, por në një shkallë shumë më të madhe, me shumë më tepër pjesëmarrës.
Këtu nuk mund të jeni si fëmijë, duke qenë të pamatur, duke shpërdoruar burimet tuaja, duke kundërshtuar njëri-tjetrin, duke qenë të pavëmendshëm ndaj kufijve tuaj në hapësirë, të pavetëdijshëm se kush po ndërhyn në botën tuaj sot dhe duke pritur marrëzisht hir dhe shpëtim nga ata që mund t’ju vizitojnë. Këto janë veprime që nuk janë në interesin tuaj më të mirë, veprime të cilat udhëhiqen nga mendimet shpresëdhënëse dhe nga pritshmërit e pamend dhe të painformuara. Një qendrim i tillë ndaj jetës në univers do t’ju hapë ndaj mashtrimit dhe manipulimit matanë asaj që jeni mësuar dhe për të cilën ende nuk keni zhvilluar një seri të mjaftueshme kundërmasash.
Jeta në univers është e vështirë sepse të gjitha kombet e përparuara e kanë tejkaluar aftësinë e botës së tyre për t’i mbështetur ato, pra duke i detyruar të angazhohen në tregti dhe në një shkallë të madhe të kontrollohen nga kombe të tjera, sipas marrëveshjeve tregtare të të cilave tani duhet të detyrohen të nënshtrohen.
Jeta në univers është e rrezikshme për të pakujdesshëmit. E megjithatë Komuniteti i Madh në të cilin po dilni është i gjerë dhe madhështor, duke pasur mundësi të pafundme për mësim dhe edukim dhe mundësi të pafundme për zbulimin e vetvetes dhe për themelimin e një bote ku unitet më i madh duhet të vendoset dhe mund të vendoset në mënyrë efektive.
Ka raca në univers që janë shumë të avancuara në këtë drejtim, larg matanë çdo gjëje që njerëzimi ka vendosur këtu në Tokë. Por ato nuk angazhohen në eksplorimin e hapësirës. Ata nuk angazhohen në blerjen e burimeve ose në përpjekje për të bindur ose manipuluar raca të reja dhe të pavetëdijshme si familja njerëzore, sepse kjo nuk është etike dhe çon në pasoja fatkeqe.
Të urtit kanë mësuar shumë gjëra gjatë epokave të kohës në univers, shumë gjëra që njerëzimi ende nuk i ka zbuluar ose sapo ka filluar t’i mësojë. Të mençurit kanë mësuar se të gjitha kombet kërkojnë burime dhe duhet ose të ndërtojnë vetë-mjaftueshmërinë e tyre dhe të tregtojnë mes partnerëve shumë të besueshëm ose të marrin rrezikun e madh dhe fatkeq për t’u përfshirë në rrjete më të mëdha të tregtisë dhe blerjes së burimeve – rrjete më të mëdha të cilat gjithmonë do të rrezikojnë integritetin dhe vetëvendosjen. Sepse nëse vareni nga të tjerët pikërisht për gjërat që ju nevojiten, atëherë ata, edhe më shumë se ju, do të përcaktojnë natyrën e angazhimit dhe kushtet me të cilat duhet të përmbushet një angazhim i tillë.
Në botën tuaj, keni parë kombe të vogla që kanë rënë nën bindje gjithëpërfshirëse të kombeve të tjera – bindje që është mbledhur pa përdorimin e forcës, bindje që u hodh mbi dobësinë dhe ndarjet brenda ketyre kombeve të vogla, duke i bërë tani të varura ndaj kombeve më të gjera matanë kontrollit të tyre dhe të cilava janë të detyruara tani të nënshtrohen.
Ka aq shumë për ju për të mësuar në lidhje me këtë, dhe keni shumë pyetje, me siguri. Në këto Brifingje, do të kërkojmë t’i përgjigjemi disa prej këtyre pyetjeve nëse mund të përgjigjen. Megjithatë disa pyetje duhet të përgjigjen nga një Fuqi e Madhe, Fuqia e Madhe e Krijuesit të gjithë jetës, që e ka vendosur Dijen si potencial brenda çdo personi dhe brenda jetës inteligjente përmes unversit. Por një potencial i tillë ende nuk është zbuluar nga familja njerëzore në ndonjë masë të madhe, dhe siç do ta zbuloni, ngelet matanë arritjes dhe vetëdijes të prej shumë në Komunitetin e Madh, sidomos ata që ushtrojnë fuqi teknologjike të madhe, që i kanë braktisur traditat e tyre të hershme të fesë për të shërbyer fenë e fuqise, tregtisë dhe teknologjisë.
Është e vërtetë që në univers që të urtët duhet të ngelen të fshehur për të ngelur të urtë, dhe që liria është e ndërtuar mbi tre realitete thelbësore: e para, që popujt e një bote të jenë mjaft të bashkuar për të përballuar universin si një popull; e dyta, që një popull i tillë duhet ta ruajë dhe ta mbrojë vetë-mjaftueshmërinë e vetë në mënyrë për mos t’u bërë i lidhur dhe i varur nga fuqi të huaja që nuk i ndajnë vlerat e tyre ose theksimin e tyre mbi lirinë; e treta, që një popull i tillë duhet të bëhet jashtëzakonisht i matur në lidhje me aktivitetet dhe sjelljen e tyre, të cilat gjithmonë do të bien nën vështrimin hetues të atyre që dëshirojnë të përfitojnë nga ky popull ose që kanë frikë nga liria që një popull i tillë mund të ketë.
Mos e ngaterroni Shtëpinë e Lashtë të Zotit me Komunitetin e Madh. Sepse Komuniteti i Madh është një realitet fizik, dhe kushdo në të duhet të mundohet për të mbijetuar dhe duhet të përballojë realitetin e konkurrencës dhe të gjitha rreziqet e saj. Megjithatë, çdo racë e ka shpresën për të evoluar, për t’u bërë e lirë dhe për t’u bërë e urtë. Ky oportunitet gjithmonë mbetet kudo, brenda të gjitha qenieve dhe të gjitha kombeve në univers.
Këtu nuk duhet të vini me pritje shpresëdhënëse ose me frikë, por me një kthjelltësi më të madhe dhe qartësi mendjeje. Mos iu afroni Komunitetit të Madh duke pritur gjëra për vete, duke shpresur dhe besuar se ata të cilët do të hasni do t’ju japin këto gjëra. Sepse kjo nuk është e urtë dhe do t’ju grabitë nga aftësia dalluese që duhet të keni për të parë qartësisht dhe për të qenë në gjendje për të dalluar këto oportunite që janë të dobishme nga ata që thjesht duken të jenë të dobishëm. Kjo është urtësia që duhet të përdoret brenda botës së vetë, sepse kjo është një e vërtetë universale.
Detyra jonë është të zbulojmë natyrën e vërtetë të Ndërhyrjes që po ndodh në botën tuaj sot, për t’ju paralajmëruar dhe për t’ju përgatitur për realitetet e jetës në univers, për t’ju dhënë një nxitje më të madhe për liri njerëzore dhe bashkëpunim dhe për t’ju treguar nevojën e madhe për ndërprerjen e konfliktit brenda botës suaj. Ne e bëjmë këtë sepse e vlerësojmë njerëzimin si racë. Por ne e bëjmë këtë gjithashtu për vetë-ruajtjen tonë, sepse të kemi një racë tjetër të lirë në këtë qark hapësire është me interes të madh për ne. Ne e mbështesim si një ideal për të gjitha racat. Megjithatë, në rajonin tonë lokal të hapësirës, do të ndihmojë të ruajë integritetin tonë, dhe do të ndihmojë të ruajë autonominë tonë, nëse një racë e tillë si e juaja mund të evoluojë në Komunitetin e Madh e lirë nga sundimi i huaj dhe e edukuar për realitetet e jetës matanë kufijve tuaj.
Do të flasim në këto Brifingje për këtë arenë më të madh jete. Do t’ju japim informacionin që duhet edhe pse nuk i përgjigjet dëshirave tuaja për emra, data dhe vende specifike, të cilët do të jenë të pakuptimtë për ju, dhe të cilët nuk do të shërbejnë një qëllim të dobishëm, sepse nuk mund t’i verifikoni këto gjëra për vete.
Ajo që ju duhet është një perspektivë më e madhe dhe një vizion më i madh. Ajo që do t’ju japim nuk do të jetë e çuditshme dhe e huaj për ju. Në shumë mënyra, do të jetë e ngjashme me atë që ju vetë keni parë brenda botës suaj dhe që jeni në gjendje të dalloni përmes vetëdijes suaj të natyrës dhe historisë.
Jeta në univers ka marrë shumë forma të ndryshme. Megjithëse shumë raca përdorin teknologji matanë mundësive tuaja të tanishme, të gjithë gjithmonë duhet të përballojnë ashpërsitë e jetës. Të gjithë gjithmonë duhet të bëjnë zgjedhjet e vështira midis lirisë dhe sundimit. Dhe të gjithë duhet të merren gjithmonë me nevojën për burime dhe stabilitet. Është një e vërtetë që të gjithë duhet të përballojnë. Askush përmes teknologjinë ka fituar përjashtim nga kërkesat e mëdha të jetës.
Ju që thjesht po filloni udhën tuaj në Komunitetin e Madh duhet tani të ndërmerrni një edukim më të madh. Ky edukim më i madh do të thërrasë forcat tuaja, vetëdijen tuaj dhe çfarëdo urtesie që mund të ndodhet brenda zemrës suaj dhe brenda zemrave të të gjithë atyreve që jetojnë në botën tuaj. Sepse kjo është urtësia që ju duhet tani më shumë se kurrë më parë.