Të gjitha Brifingjet e Aleatëve të Njerëzimit janë falas në linjë. Filloni udhëtimin me librin e tretë të Aleatëve.
Libri i tretë i Aleatëve të Njerëzimit paraqet serinë e tretë të “Brifingjeve” nga një burim misterioz jashtë planetit të cilit qëllimi i deklaruar është të drejtojë familjen njerëzore ndaj realiteteve të universit tonë lokal dhe të na lajmërojë për një Ndërhyrje të rrezikshme që po ndodh tani këtu në tokë.
Brifingjet e Aleatëve të njerëzimit janë një komunikim i vërtetë nga një grup që pohon të përfaqësojë “racat e lira” në rajonin tonë lokal të hapësirës. Aleatët e dallojnë veten nga ato racat që po ndërhyjnë në botë sot. Ata na lajmërojnë kundër pranisë të kësaj Ndërhyrjeje, duke insistuar se asnjë racë e huaj nuk duhet të vizitojë botën tonë, ose tani ose në të ardhmen, derisa njerëzimi të ketë fituar fuqinë, unitetin dhe maturinë për t’u angazhuar në mënyrë të suksesshme me një Komunitet të Madh jete inteligjente në univers.
Nëse njerëzimi mund ta arrijë këtë është e pasigurt, por Aleatët na thonë se Ndërhyrja në botën tonë ka tashmë filluar nga disa raca jo-ushtarake që kërkojnë të vendosin ndikimin dhe sundimin e tyre në botën tonë përmes mënyrave mashtruese dhe bindëse.
Brifingjet zbulojnë që jemi në pozitën fatkeqe të të qenit raca që zbulohet. Historia na ka mësuar rrezikun dhe tragjedinë që popujt vendas përballojnë kur hasin forca të jashtme për herë të parë. Tani jemi të gjithë vendasit e një bote të re, dhe rreziku i Ndërhyrjes është mbi ne. Si rezultat, Aleatët po thërrasin për ne që të ndërtojmë unitet njerëzor të mjaftueshëm midis fiseve, kombeve dhe feve të botës në mënyrë që mund të mbrojmë lirinë tonë në një univers jo-njerëzor.
Marshall Vian Summers e ka marrë këtë komunikim të veçantë nga Aleatët e njerëzimit në një gjendje zbulimi duke filluar nga nentori 1997. Në vitet më pas, Aleatët dorëzuan tre seri Brifingjesh.
Me Brifingjet e Aleatëve, për herë të parë, po na jepet një dritare në realitetin e jetës matanë botës sonë, një pamje që nuk do të kishim pasur përndryshe. Kjo krijon një kontekst më të madh për të kuptuar pse Ndërhyrja po ndodh, kush po e krijon dhe çfarë njerëzimi do të duhet të di për të ruajtur dhe ndërtuar lirinë dhe sovranitetin njerëzor në mënyrë që mund të plotësojmë fatin tonë si një racë e lirë në univers.
Filloni të lexoni Brifingjet në linjë tani!
Përmbajtja:
Brifingu i parë: Realiteti i kontaktit
Brifingu i dytë: Kërkesat për lirinë në univers
Brifingu i tretë: Veglat e Ndërhyrjes
Brifingu i katërt: Fuqitë e fshehura
Brifingu i pestë: Shumë zëra në univers
Brifingu i gjashtë: Realitetet e Komunitetit të Madh
Brifingu i shtatë: Pyetje e përgjigje
Society (Shoqata) për Mesazhin e Ri tani po i vë në dispozicion të gjitha të katër vëllimet e Aleatëve të Njerëzimit në linjë pa asnjë kosto. E bëjmë këtë kështu në mënyrë që ky mesazh mund të arrijë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, si në bazë ashtu edhe në pozita fuqie politike, ekonomike dhe fetare.