Brifingu i tretë: Një paralajmërim i madh

Kemi qenë të shqetësuar për të folur me ju më tej për çështjet e botës suaj dhe për t’ju ndihmuar për të parë, nëse është e mundshme, atë që ne po shohim nga pika jonë e vëzhgimit. E kuptojmë se kjo është e vështirë për të marrë dhe do të shkaktojë frikë dhe shqetësim të konsiderueshëm, por duhet të jeni të informuar.

Situata është shumë e rëndë nga perspektiva jonë, dhe mendojmë se do të ishte një fatkeqësi pamasë nëse njerëzit mos të ishin të informuar në mënyrë të saktë. Ka aq shumë mashtrim në botën që jetoni, dhe në shumë bota të tjera gjithashtu, që e vërteta, megjithëse e dukshme dhe e qartë, nuk dallohehet, dhe shenjët dhe mesazhet e saj shkojnë të pazbuluara. Ne, atëherë, shpresojmë që prania jonë mund të ndihmojë për të qartësuar pikëpamjen, dhe t’ju ndihmojë ju e të tjerët të shihni atë që është vërtet aty. Ne nuk i kemi këto kompromise në perceptimin tonë, sepse jemi dërguar për të dëshmuar saktësisht ato gjërat që po përshkruajmë.

Me kalimin e kohës, ndoshta do të jeni në gjendje t’i dini këto gjëra vetë, por nuk e keni një kohë të tillë. Koha tani është e shkurtër. Përgatitja e njerëzimit për paraqitjen e forcave nga Komuniteti i Madh është shumë prapa orarit. Shumë njerëz të rëndësishëm nuk janë përgjigjur. Dhe ndërhyrja në botë është përshpejtuar me një shpejtësi shumë më të madhe sesa ishte menduar e mundshme fillimisht.

Ne vimë me shumë pak kohë tepër, por vimë me inkurajim për ju për të shpërndarë këtë informacion. Siç e kemi treguar në masazhet tona të mëparshme, bota po infiltrohet dhe Mjedisi Mendor po kondicionohet dhe përgatitet. Synimi nuk është zhdukja e qenieve njerëzore, por punësimi i tyre, për t’i bërë punëtorë për një ‘kolektiv’ më të madh. Institucionet e botës dhe me siguri mjedisi natyror janë të vlerësuara, dhe është preferenca e vizitorëve që këto të ruhen për përdorimin e tyre. Ata nuk mund të jetojnë këtu, atëherë për të fituar besnikërinë tuaj po përdorin shumë nga metodat që kemi përshkruar. Do të vazhdojmë në përshkrimin tonë të qartësojmë këto gjëra.

Ardhja jonë këtu është penguar nga disa faktorë, jo e fundit nga të cilët është mungesa e gatishmërisë së atyreve që duhet të kontaktojmë drejtpërdrejt. Folësi ynë, autori i këtij libri, është i vetmi me të cilin kemi qenë në gjendje të vendosim një kontakt të fortë. Ka disa të tjerë që tregojnë shpresë, por duhet t’i japim folësit tonë informacionet thelbësore.

Nga perspektiva e vizitorëve tuaj, siç e kemi mësuar, Shtetet e Bashkuara konsiderohen si lideri botëror, atëherë sasia më e madhe e theksimit do të vendoset këtu. Por kombe kryesore të tjera gjithashtu do të kontaktohen, sepse njihen që mbajnë fuqi, dhe fuqia është e kuptuar nga vizitorët, sepse ata i ndjekin urdhërat e fuqisë pa pyetje dhe në një masë shumë më të madhe sesa është e dukshme në botën tuaj.

Përpjekje do të ndërmerren për të bindur udhëheqësit e kombëve më të forta për t’u bërë pranues ndaj pranisë së vizitorëve dhe për të marrë dhurata dhe nxitje për bashkëpunim me shpresën e dobisë së ndërsjelltë, edhe pretimin e sundimit botëror për disa. Do të ketë disa në korridoret e pushtetit që do t’i përgjigjen këtyre nxitjeve, sepse do të mendojnë se ka një oportunitet të madh këtu për ta sjellë njerëzimin përtej spektrit të luftës bërthamore në një komunitet të ri në botë, një komunitet që do të udhëheqin për qëllimet e tyre. Por këta udhëheqësë janë të mashtruar, sepse nuk do t’i jepen çelsat e kësaj fushe. Do të jenë thjesht arbitrat në tranzicionin e fuqisë.

Këtë duhet ta kuptoni. Nuk është aq komplekse. Nga perspektive dhe pika jonë e vëzhgimit, është e qartë. E kemi parë këtë të ndodhë tjetërkund. Është një nga mënyrat se si organizata të vendosura racash që kanë kolektivet e tyre rekrutojnë bota emergjente si e juaja. Ata besojnë vendosmërisht se plani i tyre është i virtytshëm dhe për përmirësimin e botës suaj, sepse njerëzimi nuk është shumë i respektuar, edhe pse jeni të virtytshëm në disa mënyra, dobësitë tuaja janë shumë më të mëdha sesa potenciali juaj, nga perspektiva e tyre. Ne nuk e mbajmë këtë pikëpamje, përndryshe nuk do të ishim në pozicionin që jemi, dhe nuk do t’ju ofronin shërbimet tona si Aleatët e Njerëzimit.

Prandaj, ka një vështirësi shumë të madhe tani në aftësinë për të dalluar, një sfidë të madhe. Sfida është për njerëzimin për të kuptuar se kush aleatët e tij në të vërtetë janë dhe për të qenë në gjendje për t’i dalluar nga kundërshtarët e tij potencial. Nuk ka anë neutrale në këtë çështje. Bota është shumë e vlefshme, burimet e saj të njohura si unike dhe prej vlere të konsiderueshme. Nuk ka parti neutrale që janë të përfshira në çështjet njerëzore. Natyra e vërtetë e ndërhyrjes jashtëtokësore është të ushtrojë ndikim dhe kontroll dhe më pas të vendosë sundim këtu.

Ne nuk jemi vizitorët. Ne jemi vëzhguesë. Nuk pohojmë asnjë të drejtë për botën tuaj, dhe nuk kemi asnjë plan ta vendosim veten këtu. Për këtë arsye, emërat tonë janë të fshehur, sepse nuk kërkojmë marrëdhënie me ju matanë aftësisë sonë për të dhënë këshilën tonë në këtë mënyrë. Nuk mund ta kontrollojmë rezultatin. Vetëm mund t’ju këshillojmë rreth zgjedhjeve dhe vendimeve që njerëzit tuaj duhet të marrin në dritë të këtyre ngjarjeve të mëdha.

Përpjekje do të ndërmerren për të bindur udhëheqësit e kombeve më të forta për t'u bërë pranues ndaj pranisë së vizitorëve dhe për të marrë dhurata dhe nxitje për bashkëpunim me shpresën e dobisë së përbashkët.

Njerëzimi ka shpresë të madhe dhe ka kultivuar një trashgimi shpirtërore të pasur, por është pa edukim për Komunitetin e Madh në të cilin është duke hyrë. Njerëzimi është i ndarë dhe i grindur me vetveten, pra gjë që e bën të prekshëm ndaj manipulimit dhe ndërhyrjeve nga matanë kufijve tuaj. Popujtë tuaj janë të preokupuar me shqetësimet e ditës, por realiteti i së nësermes nuk është i kuptuar. Çfarë dobie ndoshta mund të fitonit duke injoruar lëvizjen e botës dhe duke supozuar se ndërhyrja që po ndodh në botë sot është për dobinë tuaj? Sigurisht nuk ka asnjë midis jush që mund ta thotë këtë nëse mund të shihnit realitetin e situatës.

Në një mënyrë, është një çështje perspektive. Ne mund të shohim dhe ju nuk mund të shihni, sepse nuk e keni pikën e vëzhgimit. Do t’ju duhej të shkonit matanë botës suaj, jashtë sferës së influencës së botës suaj, për të parë atë që ne po shohim. Madje, për të parë atë që shohim, ne duhet të rrimë të fshehur, sepse po të zbulohemi, me siguri do të marrim fund. Sepse vizitorët tuaj e konsiderojnë misionin e tyre këtu si me vlerën më të lartë, dhe e konsiderojnë botën shansin e tyre më të madh ndër disa të tjerë. Ata nuk do të ndalin për shkakun tonë. Atëherë është lirinë tuaj që duhet të vlerësoni dhe që duhet të mbroni. Ne nuk mund ta bëjmë këtë për ju.

Çdo botë, nëse kërkon të themelojë unitetin, lirinë dhe vetëvendosjen e saj në Komunitetin e Madh, duhet ta vendosë këtë liri dhe ta mbrojë nëse është e nevojshme. Përndryshe, sundimi sigurisht do të ndodhë, dhe do të jetë i plotë.

Pse vizitorët tuaj e duan botën? Është aq e qartë. Nuk janë të interesuar në ju veçanërisht. Është në burimet biologjike të botës. Është pozicioni strategjik i sistemit tuaj diellor. Ju jeni të dobishëm për ta vetëm për aq sa këto gjëra janë të vlerësuar dhe mund të përdoren. Do t’ju ofrojnë atë që doni dhe do t’ju thonë atë që doni të dëgjoni. Do t’ju ofrojnë nxitje, dhe do të përdorin fenë tuaj dhe idealet tuaja fetare për të nxitur besimin që ata, më shumë se ju i kuptojnë nevojat e botës suaj dhe do të jenë në gjendje të sjellin një gjakftohtësi më të madhe këtu. Për arsyen se njerëzimi duket i paaftë për të vendosur unitet dhe rregull, shumë njerëz do t’ia hapin mendjet e tyre dhe zemrat e tyre atyreve që besojnë se kanë mundësi më të madhe për ta bërë atë.

Në fjalimin e dytë, folëm shkurtazi për programin e ndërthurjes. Disa kanë dëgjuar për këtë fenomen, dhe e kuptojmë se ka pasur disa diskutime rreth kësaj. Të Padukshmit na kanë thën se ka një vetëdije në rritje që një program i tillë ekziston, por çuditërisht njerëzit nuk mund t’i shohin implikimet e qarta, të dhënë aq shumë ndaj preferencave të tyre në këtë çështje dhe të pajisur aq keq për t’u marrë me atë që një ndërhyrje e tillë mund të thotë. Qartazi, një program ndërthurjeje është një përpjekje për ta bashkuar adaptimin e njerëzimit ndaj botës fizike me mendjen e grupit dhe ndërgjegjen kolektive të vizitorëve. Një pjellë e tillë do të ishte në një pozitë perfekte për të dhënë udheheqje të re për njerëzimin, një udhëheqje e lindur nga synimet e vizitorëve dhe fushata e vizitorëve. Këta individë do të kenë lidhje gjaku me botën, dhe atëherë të tjerë do të jenë të lidhur me ta dhe do ta pranojnë praninë e tyre. Por mendjet e tyre nuk do të jenë me ju, as zemrat e tyre. Dhe megjithëse mund të ndjejnë simpati për ju për kushtet tuaja, dhe për atë që kushtet tuaj mund të bëhen, nuk do ta kenë autoritetin individual, jo të mësuar në Udhën e Dijes dhe Depërtimit vetë, për t’ju ndihmuar dhe për të kundërshtuar ndërgjegjen kolektive që i ka rritur ata këtu dhe i ka dhënë jetë.

E shihni, liria individuale nuk është e vlerësuar nga vizitorët. E konsiderojnë të pamatur dhe të papërgjegjshme. Ata kuptojnë vetëm ndërgjegjen e tyre kolektive, të cilën e shohin si të privilegjuar dhe të bekuar. Madje, nuk mund të gjejnë spiritualitet të vërtetë, i cili është i quajtur Dije në univers, sepse Dija është e lindur nga zbulimi vetjak i individit dhe sillet në jetë nëpërmjet marrëdhënieve të kalibrit të lartë. Asnjë nga këto fenomene nuk janë të pranishëm në përbërjen shoqërore të vizitorëve. Ata nuk mund të mendojnë për vete. Vullneti i tyre nuk është i tyre vetëm. Dhe atëherë, natyrisht nuk mund t’i respektojnë mundësitë për të zhvilluar këto dy fenomene brenda botës suaj, dhe sigurisht nuk janë në gjendje për të nxitur gjera të tilla. Ata kërkojnë vetëm konformitet dhe besnikëri. Dhe mësimet shpirtërore që do të nxisin në botë do të shërbejnë vetëm për t’i bërë njerëzit të bindur, të hapur dhe që mos të kenë dyshim në mënyrë për të mbledhur një besim që nuk është fituar kurrë.

I kemi parë këto gjëra më parë në vende të tjera. Kemi parë bota të tëra te bien nën kontroll të kolektive të tilla. Ka shumë kolektive të tilla në univers. Për arsyen se kolektive të tilla merren me tregti ndërplanetare dhe shtrihen në rajone të gjera, i përmbahen një konformiteti të rreptë pa devijim. Nuk ka asnjë individualitet midis tyre, të paktën asnjë që mund të dallonit në ndonjë lloj mënyre.

Ne nuk jemi të sigurtë nëse mund të japim një shëmbull në botën tuaj se si kjo mund të jetë, por na është thënë se ka interesa tregtare që shtrihen përtej kulturave në botën tuaj, që ushtrojnë fuqi të konsiderueshme, por janë të drejtuar nga vetëm disa. Kjo është ndoshta një analogji e mirë për atë që po përshkruajmë. Megjithatë, ajo që po përshkruajmë është aq më shumë e fuqishme, depërtuese dhe mirë e vendosur se gjithçka që mund të keni në botë si një shëmbull të mirë.

Një pjellë e tillë do të jetë në pozitë perfekte për të dhënë udhëheqje të re për njerëzimin, një udhëheqje që është e lindur nga synimet e vizitorëve dhe fushata e vizitorëve.

Është e vërtetë për jetën inteligjente kudo që frika mund të jetë një forcë destruktive. Madje frika shërben një dhe vetëm një qëllim nëse mund të perceptohet saktë, dhe është t’ju njoftojë nga prania e rrezikut. Jemi të shqetësuar, dhe kjo është natyra e frikës sonë. E kuptojmë se çfarë është në rrezik. Kjo është natyra e shqetësimit tonë. Frikës suaj i jepet lindje sespe nuk e dini se çfarë po ndodh, atëherë është një frikë destruktive. Është një frikë që nuk mund t’ju fuqizojë ose t’ju japë perceptimin që keni nevojë për të kuptuar se çfarë po ndodh brenda botës suaj. Nëse jeni të informuar, atëherë frika transformohet në shqetësim dhe shqetësimi transformohet në aksion konstruktiv. Nuk dimë mënyrë tjetër për ta përshkruar këtë.

Programi i ndërthurjes po bëhet shumë i suksesshëm. Tashmë ka nga ata që po ecin tokën që janë të lindur nga ndërgjegjia dhe përpjekjet kolektive të vizitorëve. Ata nuk mund të banojnë këtu për kohë të gjata, por brenda disa vitesh, do të jenë në gjendje të jetojnë mbi sipërfaqjen e botës suaj vazhdimisht. E tillë do të jetë përsosja e inxhinerisë së tyre gjenetike që do të duken vetëm lehtë të ndryshëm nga ju, më shumë në sjelljen dhe në praninë e tyre sesa në pamjen e tyre fizike, në pikën ku do të shkojnë pa u vënë re dhe pa u dalluar. Megjithatë, do të kenë aftësi mendore më të mëdha. Dhe kjo i jep atyre një avantazh që nuk mund të përputhni, përveç nëse jeni të stërvitur në Mënyrat e Depërtimit.

I tillë është realiteti në të cilin njerëzimi po hyn – një univers i mbushur me mrekullira dhe tmerra, një univers ndikimi, një univers konkurrence, madje gjithashtu një univers i mbushur me Hir, shumë si bota juaj, por pafundësisht më i madh. Qielli që kërkoni nuk është aty. Sidoqoftë, forcat me të cilat duhet të haheni janë aty. Është pragu më i madh që raca juaj do të ketë për të përballuar ndonjëherë. Secili prej nesh në grupin tonë e ka përballuar këtë në botët tona respektive, dhe ka pasur një sasi të madhe dështimi, me vetëm disa suksese. Raca qeniesh që mund të mbajnë lirinë dhe izolimin e tyre duhen të bëhen të forta dhe të bashkuara, dhe mundësisht të tërhiqen nga bashkëveprimet e Komunitetit të Madh në një masë shumë të madhe në mënyrë për të mbrojtur këtë liri.

Nëse mendoni për këto gjëra, ndoshta do të shihni paralele në botën tuaj. Të Padukshmit na kanë thënë shumë për zhvillimin tuaj shpirtëror dhe shpresën e tij të madhe, por na kanë gjithashtu treguar që predispozicionet dhe idealet tuaja po manipulohen shumë në këtë kohë. Ka mësime të tëra që po prezantohen në botë tani për të mësuar pranimin njerëzor dhe pezullimin e aftësive kritike dhe për të vlerësuar vetëm atë që është e kënaqshme dhe e rehatshme. Këto mësime janë dhënë për të çaktivuat aftësinë e njerëzve për të pasur akses tek Dija brenda tyre, derisa njerëzit arrijnë një pikë ku ndihen plotësisht të varur nga forca të mëdha që nuk mund të identifikojnë. Në këtë pikë, do të ndjekin çfarëdo që po i jepët për të bërë, edhe pse ndjejnë që diçka është e gabuar, nuk do ta kënë më fuqinë për të kundërshtuar.

Njerëzimi ka jetuar në izolim për një kohë të gjatë. Ndoshta besohet se një Ndërhyrje e tillë mundësisht nuk mund të ndodhë dhe që çdo person ka të drejta pronësie mbi ndërgjegjen dhe mendjen e tij ose të saj. Por këto janë vetëm supozime. Madje na është thënë që të Urtët në botën tuaj kanë mësuar t’i tejkalojnë këto supozime dhe kanë fituar fuqinë për të vendosur Mjedisin e tyre Mendor.

Tashmë ka nga ata që ecin mbi tokë që janë të lindur nga ndërgjegjja dhe përpjekjet kolektive të vizitorëve.

Kemi frikë se fjalët tona mund të vijnë shumë vonë ose të kenë shumë pak ndikim dhe që ai që zgjedhim për të na marrë ka shumë pak ndihmë dhe mbështetje për ta bërë këtë informacion të disponueshëm. Do të hasë mosbesim dhe tallje, sepse ai nuk do të besohet, dhe ajo për të cilën do të flasë do të kundërshtojë atë që shumë supozojnë të vërtetë. Ata që kanë rënë nën bindjen jashtëtokësore, ata veçanërisht do ta kundërshtojnë, sepse nuk kanë asnjë zgjedhje në këtë drejtim.

Në këtë situatë të rëndë, Krijuesi i të gjithë jetës ka dërguar një përgatitje, një mësim aftësie shpirtërore dhe aftësie dalluese, fuqie dhe arritjeje. Ne jemi studentë të një mësimi të tillë, ashtu siç ka shumë nëpër univers. Ky mësim është një formë ndërhyrjeje Hyjnore. Nuk i përket asnje bote. Nuk është prona e asnjë race. Nuk është i përqendruar mbi asnjë hero ose heroinë, ose asnjë individ. Një përgatitje e tillë është tani e disponueshme. Do të jetë e nevojshme. Nga perspektiva jonë, është e vetmja gjë aktualisht që mund t’i japë njerëzimit një oportunitet për t’u bërë i urtë dhe i mprehtë për sa i përket jetës suaj të re në Komunitetin e Madh.

Ashtu siç ka ndodhur në botën tuaj në historinë tuaj, të parët që arrijnë tokat e reja janë eksploruesët dhe pushtuesët. Nuk vijnë për arsye altruiste. Vijnë duke kërkuar fuqi, burime dhe sundim. Kjo është natyra e jetës. Nëse njerëzimi të ishte i mësuar mirë në çështjet e Komunitetit të Madh, do të kundërshtonit çdo vizitim të botës suaj përveç nëse një marrëveshje reciproke të ishte vendosur më parë. Do të dinit mjaftueshmërisht për mos ta lejuar botën tuaj për të qenë aq e prekshme.

 

Në këtë kohë, ka më shumë se një kolektiv duke konkurruar për epërsi këtu. Kjo e vendos njerëzimin në mes të një seri rrethanash shumë të pazakontë, madje ndriçuese. Kjo është arsyeja pse mesazhet e vizitorëve do të duken shpesh kontradiktorë. Ka pasur konflikte midis tyre, por do të negociojnë me njëri-tjetrin nëse dobia e përbashkët mund të dallohet. Për ta, ky është kufiri. Për ta, jeni të vlerësuar vetëm si të dobishëm. Nëse nuk shiheni më si të dobishëm, thjesht do të hidheni poshtë.

Këtu ka një sfidë të madhe për njerëzit e botës suaj dhe veçanërisht për ata në pozicione fuqie dhe përgjegjësie për të dalluar ndryshimin midis një pranie shpirtërore dhe një vizitimi nga Komuniteti i Madh. Por si mund ta keni kuadrin e punës për ta bërë këtë dallim? Ku mund t’i mësoni këto gjëra? Kush në botën tuaj është në gjendje të mësojë për realitetin e Komunitetit të Madh? Vetëm një mësim nga matanë botës mund t’ju përgatisë për jetën matanë botës, dhe jeta matanë botës është tani në botën tuaj, duke kërkuar të vendoset këtu, duke kërkuar të zgjerojë ndikimin e saj, duke kërkuar të fitojë mendjet, zemrat dhe shpirtrat e njerëzve kudo. Është aq e thjeshtë. Dhe madje aq shkatërruese.

Atëherë, detyra jonë në këto mesazhe është të sjellim një paralajmërim të madh, por paralajmërimi nuk është i mjaftueshëm. Duhet të ketë njohje midis njerëzve tuaj. Të paktën midis mjaft njerëz këtu, duhet të ketë një mirëkuptim të realitetit që po përballoni tani. Është ngjarja më e madhe në historinë njerëzore – kërcënimi më i madh ndaj lirisë njerëzore dhe oprtuniteti më i madh për unitet dhe bashkëpunim njerëzor. I dallojmë këto avantazhe dhe mundësi të mëdha, por me çdo ditë që kalon shpresa e tyre zbehet – ndërkohë që gjithmonë e më shumë njerëz kapen dhe vetëdija e tyre është e rikultivuar dhe e rindërtuar, ndërkohë që gjithmonë e më shumë njerëz mësojnë për mësimet shpirtërore që promovohen nga vizitorët dhe ndërkohë që gjithmonë e më shumë njerëz sillen në përputhjen dhe bëhen më pak të aftë për të dalluar.

Në këtë kohë, Ka më shumë se një kolektiv në konkurrencë për epërsi këtu. Kjo e vë njerëzimin në mes të një seri rrethanash shumë të pazakontë, madje ndriçuese.

Kemi ardhur sipas kërkesës së të Padukshmëve për të shërbyer në këtë kapacitet si vëzhguesë. Nëse jemi të suksesshëm, do të rrimë në afërsinë e botës suaj vetëm mjaft gjatë për të vazhduar për t’ju dhënë këtë informacion. Matanë kësaj, do të kthehemi në shtëpitë tona. Nëse dështojmë dhe nëse batica kthehet kundër njerëzimit, dhe nëse errësira e madhe vjen mbi botën, errësira e sundimit, atëherë do të na duhet të ikim, misioni ynë i paplotësuar. Sido që të jetë, nuk mund të rrimë me ju, megjithëse nëse tregoni shpresë, do të rrimë derisa të jeni të mbrojtur, derisa mund ta siguroni vetveten. E përfshirë në këtë është kërkesa që të jeni të vetëmjaftueshëm. Nëse bëheni të varur mbi tregtinë dhe racat e tjera, kjo do të krijojë një rrezik të madh manipulimi nga matanë, sepse njerëzimi ende nuk është mjaft i fortë për të kundërshtuar fuqinë në Mjedisin Mendor që mund të ushtrohet këtu dhe që po ushtrohet këtu tani.

Vizitorët do të mundohen të krijojnë përshtypjen që janë “aleatët e njerëzimit”. Do të thonë që janë këtu për të shpëtuar njerëzimin nga vetvetja, që vetëm ata mund të ofrojnë shpresën e madhe që njerëzimi nuk mund t’i japë vetvetes, që vetëm ata mund të vendosin rregull dhe harmoni të vërtetë në botë. Por ky rregull dhe kjo harmoni do të jetë e tyre, jo e juaja. Dhe liria që premtojnë nuk do të jetë e juaja për të gëzuar.