Brifingu i dytë: Sfida për lirinë njerëzore
Njerëzimi po i afrohet një kohe shumë të rrezikshme dhe shumë të rëndsishme në zhvillimin e tij kolektiv. Jeni në pragun e hyrjes në Komunitetin e Madh të jetës intelligjente. Do të hasni raca qeniesh të tjera që po vijnë në botën tuaj duke kërkuar mbrojtjen e interesave të tyre dhe për të zbuluar çfarë oportunitete mund të ndodhen përpara. Ata nuk janë engjëj ose qenie engjëllore. Nuk janë qenie shpirtërore. Janë qenie që vijnë në botën tuaj për burime, për aleanca dhe për të fituar dobi në një botë emergjente. Nuk janë të këqij. Nuk janë të shenjtë. Në këtë, janë gjithashtu shumë si ju. Janë thjesht të drejtuar nga nevojat e tyre, lidhjet e tyre, besimet e tyre dhe qëllimet e tyre kolektive.
Kjo është një kohë shumë e madhe për njerëzimin, por njerëzimi nuk është i përgatitur. Nga pika jonë e vëzhgimit, mund ta shohim këtë në një shkallë të madhe. Nuk ngatërrohemi më jetët e individëve në botë. Nuk mundojmë të bindim qeveritë ose të kërkojmë të drejta për disa pjesë të botës ose për disa burime që ekzistojnë këtu. Në vend të kësaj, ne vëzhgojmë, dhe dëshirojmë të raportojmë atë që shohim, sepse ky është misioni ynë për të qenë këtu.
Të Padukshmit na kanë thënë se ka shumë njerëz që ndjejnë një shqetësim të çuditshëm, një ndjenjë urgjence të paqartë, një ndjenjë që diçka do të ndodhë dhe diçka duhet bërë. Ndoshta nuk ka asgjë në sferën e tyre ditore të eksperiencës që i justifikon këto ndjenja të thella, që e verifikon rëndësinë e këtyre ndjenjave, ose që i jep substancë shprehjes së tyre. Mund ta kuptojmë këtë se kemi qenë përmes gjëra të ngjashme vetë në historitë tona. Ne përfaqësojmë disa raca të lidhura së bashku në aleancën tonë të vogël për të mbështetur emergjencën e Dijes dhe Urtësisë në univers, veçanërisht me raca që janë në pragun e emergjencës në Komunitetin e Madh. Këto raca janë veçanërisht të prekshme ndaj influencës dhe manipulimit të huaj. Janë veçanërisht të prekshme për të keqkuptuar situatën e tyre dhe kjo është e kuptueshme, sepse si mund të kuptojnë kuptimin dhe kompleksitetin e jetës brenda Komunitetit të Madh? Kjo është arsyeja pse ne dëshirojmë të luajmë pjesën tonë të vogël në përgatitjen dhe edukimin e njerëzimit.
Në fjalimin tonë të parë, dhamë një përshkrim të gjerë të përfshirjes së vizitorëve në katër fusha. Fusha e parë është ndikimi mbi njerëzit e rëndësishëm në pozicione fuqie në qeveritë dhe krerët e institucioneve fetare. Fusha e dytë e ndikimit është mbi njerëzit që kanë një prirje shpirtërore dhe që dëshirojnë ta hapin vetveten ndaj fuqive të mëdha që ekzistojnë në univers. Fusha e tretë e pjesëmarrjes është ndërtimi i vendosjeve të vizitorëve në botë në vende strategjike, afër qendrave të popullatës, ku ndikimi i tyre mbi Mjedisin Mendor mund të ushtrohet. Dhe së fundi, folëm për programin e tyre të ndërthurjes me njerëzimin, një program që ka qenë në rrugë e sipër për disa kohë.
E kuptojmë se sa shqetësues ky lajm mund të jetë, dhe ndoshta sa zhgënjyes mund të jetë për shumë njerëz që kishin shpresa të larta që vizitorët nga matanë do të sillnin bekime dhe dobi të madhe për njerëzimin. Është natyrore ndoshta të supozosh dhe të presësh këto gjëra, por Komuniteti i Madh në të cilin njerëzimi po hyn është një mjedis i vështirë dhe konkurrues, sidomos në zona në univers ku shumë raca të ndryshme konkurrojnë me njëra-tjetrën dhe bashkëveprojnë në lidhje me tregtinë. Bota juaj ndodhet në një zonë të tillë. Kjo mund të duket e pabesueshme për ju sepse ju është dukur gjithmonë që jetoni në izolim, vetëm brenda zbrazëtisë së madhe të hapësirës. Por në të vërtetë ju jetoni në një pjesë të banuar të universit ku tregtia është e vendosur dhe ku traditat, bashkëveprimet dhe shoqatat janë të vjetra. Dhe për dobinë tuaj, jetoni në një botë të bukur – një botë me shumëllojshmëri të madhe biologjike, një vend madhështor në kontrast me ngurtësinë e aq shumë botëve të tjera.
Megjithatë, kjo gjithashtu i sjell situatës suaj urgjencë të madhe dhe përbën një rrezik të vërtetë, sepse keni atë që të tjerët duan për veten e tyre. Ata nuk kërkojnë t’ju shkatërrojnë, por të fitojnë besnikërinë tuaj në mënyrë që ekzistenca juaj në botë dhe aktivitetet tuaja mund të jenë në dobinë e tyre. Po hyni në një seri rrethanash të pjekura dhe të ndërlikuara. Këtu nuk mund të jeni si fëmijë të vegjël dhe të besoni dhe shpresoni për bekimet e të gjithëve që mund të hasni. Duhet të bëheni të urtë dhe të aftë për të dalluar, ashtu si ne, nëpërmjet historive tona të vështira, na është dashur të bëhemi të urtë dhe të aftë për të dalluar. Tani njerëzimi do të duhet të mësojë për zakonet e Komunitetit të Madh, për ndërlikimet e ndërveprimeve midis racave, për kompleksitet e tregtisë dhe për manipulimet e holla të shoqatave dhe aleancave që vendosen midis botëve. Është një kohë e vështirë por e rëndësishme për njerëzimin, një kohë shprese të madhe nëse përgatitje e vërtetë mund të ndërmerret.
Në këtë, në fjalimin tonë të dytë, ne do të donim të flisnim në detaje më të mëdha për ndërhyrjen në çështjet njerëzore nga grupe të ndryshëm vizitorësh, çfarë do të thotë kjo për ju dhe çfarë do të kërkojë. Ne vimë jo për të nxitur frikën, por për të nxitur një ndjenjë përgjegjësie, për të sjell një vetëdije më të madhe dhe për të inkurajuar përgatitje për jetën në të cilën po hyni, një jetë më të madhe me probleme dhe sfida më të mëdha gjithashtu.
Jemi dërguar këtu nëpërmjet fuqisë dhe pranisë shpirtërore të të Padukshmëve. Ndoshta do të mendoni për ta në një mënyrë miqësore si engjëj, por në Komunitetin e Madh roli i tyre është më i madh dhe përfshirja dhe aleanca e tyre janë të thella dhe depërtuese. Fuqia e tyre shpitërore është këtu për të bekuar qeniet e vetëdijshme në të gjitha botët dhe në të gjitha vendet dhe për të promovuar zhvillimin e Dijes dhe Urtësisë së thellë që do ta bëjë të mundshme emergjencën paqësore të marrëdhënieve, si midis botëve dhe brenda botës. Jemi këtu në emër të tyre. Na kanë kërkuar që të vimë. Dhe na kanë dhënë shumë nga informacionet që kemi, informacione që nuk mund të mblidhnim vetë. Nga ata kemi mësuar një sasi të madhe për natyrën tuaj. Kemi mësuar një sasi të madhe për aftësitë tuaja, pikat tuaja të forta, dobësitë tuaja dhe prekshmërinë tuaj të madhe. Mund t’i kuptojmë këto gjëra sepse botët nga të cilat kemi ardhur kanë kaluar përmes këtij pragu të madh emergjence në Komunitetin e Madh. Kemi mësuar shumë, dhe kemi vuajtur shumë nga gabimet tona, gabime të cilat shpresojmë që njerëzimi do të shmangë.
Ne vimë atëherë jo vetëm me përvojën tonë, por me një vetëdije më të thellë dhe një ndjenjë qëllimi më të thellë që na janë dhënë nga të Padukshmit. E vëzhgojmë botën tuaj nga një vend afër, dhe po i monitorojmë komunikimet e atyre që po ju vizitojnë. E dimë se kush janë. E dimë se nga vijnë dhe pse janë këtu. Nuk po konkurrojmë me ta, sepse nuk jemi këtu për të shfrytëzuar botën. E konsiderojmë veten si Ateatët e Njerëzimit, dhe shpresojmë që me kalimin e kohës do të na konsideroni ashtu, sepse ashtu jemi. Dhe megjithëse nuk mund ta vërtetojmë, ne shpresojmë ta demonstrojmë përmes fjalëve tona dhe përmes urtësisë së këshilës sonë. Ne shpresojmë t’ju përgatisim për atë që ndodhet para. Ne vimë në misionin tonë me një ndjenjë urgjence, sepse njerëzimi është shumë mbrapa në përgatitjen e tij për Komunitetin e Madh. Shumë përpekje të mëparshme dekada më parë për të bërë kontakt me qeniet njerëzore dhe për t’i përgatitur qeniet njerzore për të ardhmen e tyre u treguan të pasuksesshme. Vetëm shumë pak njerëz mund të arriheshin, dhe ashtu siç na është thënë, shumë prej këtyre kontakte u keqkuptuan dhe u përdorën nga të tjerë për qëllime të tjera.
Atëherë, ne jemi dërguar në vend të atyre që erdhën para nesh për t’i ofruar ndihmë njerëzimit. Ne punojmë se bashku në qëllimin tonë të përbashkët. Ne nuk përfaqësojmë një ushtri të madhe, por më shumë një aleancë të fshehtë dhe të shenjtë. Ne nuk duam të shohim llojin e punëve që ekzistojnë në Komunitetin e Madh të kryera këtu brenda botës suaj. Ne nuk duam të shohim që njerëzimi të humbasë lirinë e tij dhe vetëvendosjen e tij. Këto janë rreziqe të vërteta. Për këtë arsye, ne ju inkurajojmë që të konsideroni fjalët tona thellësisht, pa frikë, nëse është e mundshme, me atë llojin e bindjes dhe vendosmërisë që ne e dimë se ndodhet në të gjitha zemrat njerëzore.
Sot, nesër dhe ditën më pas, aktivitet i madh është në rrugë e sipër dhe do të jetë në rrugë e sipër për të vendosur një rrjet ndikimi mbi racën njerëzore nga ata që po e vizitojnë botën për qëllimet e tyre. Ata ndjejnë se po vijnë këtu për të shpëtuar botën nga njerëzimi. Disa madje besojnë se janë këtu për ta shpëtuar njerëzimin nga vetvetja. Ata ndjejnë se janë në të drejtë dhe nuk e konsiderojnë se veprimet e tyre janë të papërshtatshme ose joetike. Sipas etikës së tyre, ata janë duke bërë atë që konsiderohet të jetë e arsyeshme dhe e rëndësishme. Megjithësesi, për të gjitha qeniet liridashëse, një qendrim i tillë nuk mund të jetë i justifikuar.
Vëzhgojmë aktivitetet e vizitorëve, të cilat po rriten. Çdo vit, ka më shumë prej tyre këtu. Vijnë nga larg. Po sjellin furnizim. Po e thellësojnë angazhimin dhe përfshirjen e tyre. Po vendosin stacione komunikimi në shumë vende të sistemit tuaj diellor. Po i vëzhgojnë të gjitha përpjekjet tuaja fillestare në hapësirë, dhe do të kundërshtojnë dhe shkatërrojnë çdo gjë që ndjejnë se do të ndërhyjë në aktivitetet e tyre. Ata kërkojnë të vendosin kontroll jo vetëm të botës suaj, por të të gjithë sipërfaqes rreth botës suaj. Kjo është sepse ka forca konkurruese këtu. Secila përfaqëson aleancën e shumë racave.
Tani le të shqyrtojmë të fundit të të katër fushave që folëm në fjalimin tonë të parë. Kjo ka të bëj me ndërthurjen e vizitorët me specien njerëzore. Le t’ju japim pak histori së pari. Disa mijëra vjetra më parë në kohën tuaj, disa raca erdhën për t’u ndërthurur me njerëzimin për t’i dhënë njerëzimit zgjuarsi dhe përshtatshmëri. Kjo solli emergjencën e papritur të asaj që kuptojmë se quhet ‘Njëriu Modern’. Kjo ju dha fuqi dhe dominancë në botë. Kjo ndodhi shumë kohë më parë.
Ne nuk duam të shohim njerëzimin të humbë lirinë e tij dhe vetëvendosjen e tij. Këto janë rreziqe të vërteta.
Megjithatë, programi i ndërthurjes që po ndodh tani nuk është i njëjti fare. Po ndërmerret nga një grup tjetër qeniesh dhe nga aleanca të ndryshme. Përmes ndërthurjes, po kërkojnë të vendosin një qenie njerëzore që do të jetë pjesë e shoqatës së tyre, por që mund të mbijetojë brenda botës suaj dhe që mund të ketë një afinitet natyror me botën. Vizitorët tuaj nuk mund të jetojnë në sipërfaqen e botës suaj. Ata duhet ose të kërkojnë strehim nën tokë, të cilën po e bëjnë, ose duhet të jetojnë në bord të anijeve të tyre, të cilat shpesh i mbajnë të fshehura në ujëra të mëdha. Ata duan të ndërthuren me njerëzimin për të ruajtur interesat e tyre këtu, të cilat janë kryesisht burimet e botës suaj. Ata duan të kenë besnikërinë e njerëzimit të siguruar, dhe atëherë për disa gjenerata kanë qenë të përfshirë në një program ndërthurjeje, i cili brenda njëzet viteve të fundit është bërë mjaft i gjerë.
Qëllimi i tyre është i dyfishtë. Së pari, ashtu siç e kemi përmendur, vizitorët duan të krijojnë një qenie të ngjashme me njeriun që mund të jetojë brenda botës suaj, por që do të jetë i lidhur me ta dhe që do të ketë një seri më të madhe ndjeshmërish dhe aftësish. Qëllimi i dytë i këtij programi është të ndikojnë mbi të gjithë atë që hasin dhe t’i inkurajojnë njerëzit për t’i ndihmuar në përpjekjet e tyre. Vizitorët duan dhe kanë nevojë për ndihmë njerëzore. Kjo e çon më tej programin e tyre në çdo aspekt. Ju konsiderojnë të vlefshëm. Megjithatë, nuk ju konsiderojnë të barabartë. Të dobishëm, kështu është si ju shikojnë. Atëherë, në të gjithë që ata do të hasin, në të gjithë që ata do të marrin, vizitorët do të kërkojnë të krijojnë këtë ndjenjë të epërsisë së tyre, vlerës së tyre dhe vlerën dhe rëndësinë të përpjekjeve të tyre në botë. Vizitorët do t’i thonë të gjithëve që do të kontaktojnë që janë këtu për të mirën, dhe do t’i sigurojnë atyrë që kanë kapur që nuk duhet të kenë frikë. Dhe me ata që duken veçanërisht perceptues, do të përpiqen të vendosin aleanca – një ndjenjë të përbashkët qëllimi, madje një ndjenjë të përbashkët identiteti dhe familjeje, trashgimie dhe fati.
Në programin e tyre, vizitorët e kanë studiuar psikologjinë dhe fiziologjinë njerëzorë shumë gjerësisht, dhe do të përfitojnë nga ajo që duan njerëzit, veçanërisht ato gjërat që njerëzit duan por që nuk kanë qenë në gjendje t’i fitojnë për vete, ashtu si paqja dhe rregulli, bukuria dhe qetësia. Këto do të ofrohen dhe disa njerëz do të besojnë. Të tjerë thjesht do të përdoren sipas nevojës.
Këtu është e nevojshme për të kuptuar se vizitorët besojnë se kjo është plotësisht e përshtatshme në mënyrë për të ruajtur botën. Ata ndjejnë se po i bëjnë njerëzimit një shërbim të madh, atëherë janë të përzëmërt në bindjet e tyre. Fatkeqësisht, kjo tregon një të vërtetë të madhe për Komunitetin e Madh – që Urtësi e vërtetë dhe Dije e Vërtetë janë aq të rralla në univers ashtu siç mund të duken brenda botës suaj. Është e natyrshme për ju për të shpresuar dhe për të pritur që racat e tjera e kanë tejkaluar dinakërinë, ndjekjet egoiste, konkurrencen dhe konfliktet. Por fatkeqësisht, ky nuk është rasti. Teknologjia më e madhe nuk e rrit fuqinë mendore dhe shpirtërore të individëve.
Sot ka shumë njerëz që janë marrë kundër vullnetit të tyre në mënyrë të përsëritur. Për arsyen se njerëzimi është shumë besëtytë dhe kërkon të mohoj gjëra që nuk mund të kuptojë, ky aktivitet fatkeq po kryet me sukses të konsiderueshëm. Edhe tani, ka individë hibridë, pjesërisht njerëzorë, pjesërisht jashtëtokësorë, që po ecin në botën tuaj. Nuk ka shumë prej tyre, por numri i tyre do të rritet në të ardhmen. Ndoshta do të takoni një ndonjë ditë. Do të duken të njëjtë si ju, por do të jenë ndryshe. Do të mendoni se janë qenie njerëzore, por diçka thelbësore do të duket se do të mungojë tek ta, diçka që është e vlerësuar brenda botës suaj. Është e mundshme për t’i dalluar dhe për t’i identifikuar keta individë, por për ta bërë këtë, do t’ju duhet të bëheni të aftë në Mjedisin Mendor dhe të mësoni se çfarë do të thotë Dija dhe Urtësia në Komunitetin e Madh.
Ne ndjejmë se të mësoni këtë është me rëndësinë më të madhe, sepse e shohim gjithçka që po ndodh në botën tuaj nga pika jonë e vëzhgimit, dhe të Padukshmit na këshillojnë në lidhje me gjëra që nuk mund të shohim ose nuk kemi akses. I kuptojmë këto ngjarje, sepse kanë ndodhur herë të panumërta në Komunitetin e Madh, ndërsa ndikimi dhe bindja ushtrohen mbi raca që janë ose tepër të dobëta ose tepër të prekshme për t’u përgjigjur në mënyrë efektive.
Ne shpresojmë dhe kemi besim që asnjë prej jush që mund ta dëgjojë këtë mesazh do të mendojë se këto ndërhyrje në jetën njerëzore janë të dobishme. Ata që janë të prekur do të binden të mendojnë se këto takime janë të dobishme si për ta dhe për botën. Synimet shpirtërore të njerëzve, dëshira e tyre për paqe dhe harmoni, familje dhe përfshirje, të gjitha do të trajtohen nga vizitorët. Këto gjëra që përfaqësojnë diçka aq speciale për familjen njerëzore janë, pa Urtësi dhe përgatitje, një shenjë prekshmërie të madhe. Vetëm ata individët që janë të fortë me Dije dhe Urtësi mund të shohin mashtrim mbrapa këtyre bindjeve. Vetëm ata janë në gjendje të shohin mashtrimin që po ushtrohet mbi familjen njerëzore. Vetëm ata mund ta mbrojnë mendjen e tyre kundër ndikimit që po ushtrohet në Midisin Mendor në aq shumë vende në botë sot. Vetëm ata do të dinë dhe shohin.
Fjalët tona nuk do të mjaftojnë. Burrat dhe gratë duhet të mësojnë të shohin e të dinë. Ne vetëm mund ta infurajojmë këtë. Ardhja jonë këtu në botën tuaj ka ndodhur në përputhje me prezantimin e mësimit të Spiritualitetit të Komunitetit të Madh, sespe përgatitja është këtu tani dhe kjo është arsyeja pse ne mund të jemi një burim inkurajimi. Nëse përgatitja mos të ishte këtu, do të dinim se qortimet tona dhe inkurajimet tona nuk do të ishin adekuate dhe nuk do të ishin të suksesshme. Krijuesi dhe të Pakushmit duan ta përgatisin njerëzimin për Komunitetin e Madh. Në fakt, kjo është nevoja më e madhe e njerëzimit në këtë kohë.
Atëherë, ne ju inkurajojmë mos të besoni që marrja e qenieve njerëzore, të fëmijëve të tyre dhe të familjeve të tyre ka ndonjë dobi për njerëzimin çfarëdoqoftë. Duhet ta theksojmë këtë. Liria juaj është e çmuar. Liria juaj individuale dhe liria juaj si racë janë të çmuara. Na është dashur aq gjatë për ta rifituar lirinë tonë. Nuk duam t’ju shohim duke e humbur tuajën.
Programi i ndërthurjes që po ndodh në botë do të vazhdojë. E vetmja mënyrë se si mund të ndalet është që njerëzit të fitojnë këtë vetëdije dhe ndjenjë autoriteti të brendshëm më të madh. Vetëm kjo do t’i sjellë këto ndërhyrje në një fund. Vetëm kjo do ta zbulojë mashtrimin prapa tyre. Është e vështirë për ne për të përfytyruar se sa e tmerrshme kjo duhet të jetë për njerëzit tuaj, për këta burra e gra, për ata të vegjlit, që po pësojnë këtë trajtim, këtë riedukim, këtë pacifikim. Sipas vlerat tona, kjo duket e neveritshme, por e dimë se këto gjëra ndodhin në Komunitetin e Madh dhe kanë ndodhur që para kujtesës.
Ndoshta fjalët tona do të gjenerojnë gjithmonë e më shumë pyetje. Kjo është e shëndetshme dhe kjo është natyrore, por ne nuk mund t’i përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja. Por ju nuk mund ta bëni këtë pa një përgatitje, dhe ju nuk mund ta bëni këtë pa një orientim. Në këtë kohë, njerëzimi si një i tërë, e kuptojmë, nuk mund të dallojë midis një shfaqjeje të Komunitetit të Madh dhe një shfaqjeje shpirtërore. Kjo është një situatë vërtet e vështirë sepse vizitorët tuaj mund të projektojnë imazhe, mund t’i flasin njerëzve përmes Midisit Mendor dhe zerat e tyre mund të merren dhe shprehen përmes njerëzve. Ata mund të kenë këtë lloj ndikimi sepse njerëzimi ende nuk e ka këtë lloj zotësie ose aftësi dalluese.
Njerëzimi nuk është i bashkuar. Është i thyer në mes. Është në grindje me vetveten. Kjo ju bën jashtëzokonisht të prekshëm ndaj ndërhyrjeve dhe manipulimeve të jashtme. Është e kuptuar nga vizitorët tuaj që dëshirat dhe prirjet tuaja shpirtërore ju bëjnë veçanërisht të prekshëm dhe veçanërisht lëndë të mirë për përdorimin e tyre. Sa e vështirë është të fitosh objektivitet të vërtetë në lidhje me këto gjera. Edhe atje nga ne vimë, ka qenë një sfidë e madhe. Por për ata që dëshirojnë të ngelen të lirë dhe të ushtrojnë vetëvendosje në Komunitetin e Madh, duhet t’i zhvillojnë këto aftësi, dhe duhet t’i ruajnë burimet e tyre në mënyrë për mos të pasur t’i kërkojnë ato tek të tjerët. Nëse bota e humb vetëmjaftueshmërinë e saj, do të humbasë shumë nga liria e saj. Nëse ju duhet të shkoni matanë botës suaj për të kërkuar burimet që ju duhen për të jetuar, atëherë do të humbni shumë nga fuqia juaj tek të tjerët. Sepse burimet e botës suaj po zvogëlohen shpejt, ky është një shqetësim i madh për ata prej nesh që po vëzhgojnë nga larg. Është një shqetësim gjithashtu për vizitorët tuaj, sepse duan të parandalojnë shkatërrimin e mjedisit tuaj, jo për ju, por për ta.
Liria juaj është e çmuar. Liria juaj individuale dhe liria juaj si racë janë të çmuara. Ne nuk duam të shohim që t'i humbni.
Programi i ndërthurjes ka vetëm një qëllim, i cili është t’i lejojë vizitorët të vendosin një prani dhe një ndikim komandues brenda botës. Mos mendoni se vizitorëve i mungon diçka që i duhet nga ju, përveç burimeve tuaja. Mos mendoni se ata kanë nevojë për njerëzimin tuaj. E duan thjesht njerëzimin tuaj për t’ia siguruar vetvetes pozicionin e tyre në botë. Mos jini të lajkatuar. Mos ia bëni qejfin vetes me mendime të tilla. Janë të pajustifikuara. Nëse mund të mësoni të shihni situatën në mënyrë të qartë ashtu siç është, do t’i shihni dhe do t’i dini këto gjëra për vete. Do të kuptoni pse jemi këtu dhe pse njerëzimi ka nevojë për aleatë në një Komunitet të Madh jete inteligjente. Dhe do ta shihni rëndësinë e të mësuarit të Dijes dhe Urtësisë më të madhe dhe të Spiritualitetit të Komunitetit të Madh.
Për shkakun se po hyni në një mjedis ku këto gjëra bëhen thelbësore për sukses, për liri, për lumturi dhe për fuqi, do t’ju duhet Dije dhe Urtësi më të madhe për ta vendosur veten si një racë e lirë në Komunitetin e Madh. Megjithatë, pavarësia juaj po humbet me çdo ditë që kalon. Dhe mund mos ta shihni humbjen e lirisë suaj, megjithëse ndoshta mund ta ndjeni në ndonjë mënyrë. Si mund ta shihni? Nuk mund të shkoni jashtë botës suaj dhe të dëshmoni ngjarjet që e rrethojnë. Nuk keni akses në përfshirjen politike dhe tregtare të forcave të huaja që po veprojnë në botë sot për të kuptuar kompleksitetin e tyre, etikën e tyre ose vlerat e tyre.
Mos mendoni kurrë se ndonjë racë në univers që udhëton për tregti është shpirtërisht e përparuar. Ata që kërkojnë tregti kërkojnë epërsi. Ata që udhëtojnë nga bota në botë, ata që janë eksplorues burimesh, ata që kërkojnë të vendosin flamurin e tyre nuk janë ata që mund të konsideroni shpirtërisht të përparuar. Ne nuk i konsiderojmë shpirtërisht të përparuar. Ka fuqi tokësore, dhe ka fuqi shpirtërore. Mund ta kuptoni ndryshimin midis këtyre gjërave, dhe tani është e nevojshme për të parë ndryshimin brenda një mjedisi më të madh.
Ne vimë atëherë, me një ndjenjë angazhimi dhe inkurajim të fortë për ju për të mirëmbajtur lirinë tuaj, për t’u bërë të fortë dhe të mprehtë dhe mos t’iu dorëzoni bindjeve ose premtimeve të paqes, fuqisë dhe përfshirjes nga ata që nuk njihni. Dhe mos e lëni veten të ngushulloheni duke menduar se gjithçka do të shkojë mirë për njerëzimin ose edhe për ju personalisht, sepse kjo nuk është Urtësi. Sepse të Urtit në çdo vend duhet të mësojnë të shohin realitetin e jetës rreth tyre dhe të mësojnë ta drejtojnë këtë jetë në një mënyrë të dobishme.
Atëherë, merreni inkurajimin tonë. Do të flasim përsëri për këto çështje dhe të pasqyrojmë rëndësinë e të fituarit të aftësisë dalluese dhe të maturisë. Dhe do të flasim më shumë për përfshirjen e vizitorëve tuaj në botë në fusha që janë shumë të rëndësishme për ju për të kuptuar. Ne shpresojmë që mund t’i merrni fjalët tona.
Pavarësia juaj po humbet me çdo ditë që kalon. Dhe mund mos ta shihni humbjen e lirisë suaj, megjithëse mund ta ndjeni në ndonjë mënyrë.