Për t’ju ndihmuar në shpërdarjen e Mesazhit dhe Brifingjeve të Aleatëve me të tjerët, ne po përfshijmë këtë përmbledhje 12-pikëshe të katër serive të Brifingjeve. Kjo përmbledhje përfaqëson thjesht një shqyrtim të përgjithshëm dhe nuk përfshin shuumë nga detajet e rëndësishme që e bëjnë mirëkuptimin e plotë të Brifingjeve të Aleatëve të mundshëm.

  1. Fati i njerëzimit është të hyjë dhe të angazhohet në një Komunitet të Madh jete inteligjente në univers.
  2. Kontakti me forma të tjera jete inteligjente përfaqëson pragun më të madh që njerëzimi ka përballuar ndonjëherë. Rezultatet e këtij Kontakti do të përcatojnë të ardhmen e njerëzimit për gjeneratët që do të vijnë. Ky Kontakt po ndodh tani.
  3. Njerëzimi është i papërgatitur për Kontakt. Kërkuesit janë ende të paaftë për të parë në mënyrë të qartë se kush po e viziton botën tonë dhe pse. Qeveritë nuk e zbulojnë atë që dinë, dhe shumica e njerëzve janë gjithmonë në mohim që ky fenomen madje po ndodh.
  4. Për shkak të kësaj mungese përgatitjeje, Aleatët e vërtetë të njerëzimit dërguan përfaqësuesë në një pozicion afër tokës për të vëzhguar praninë dhe aktivitetet jashtëtokësore brenda botës sonë. Brifingjet e Aleatëve të Njerëzimit përfaqësojnë raportin e tyre.
  5. Brifingjet zbulojnë që bota jonë po pëson një Ndërhyrje jashtëtokësore nga forca të cilat, siç është demonshtruar nga veprimet e tyre, janë këtu për të përmbysur autoritetin njerëzor dhe për t’u integruar në shoqëritë njerëzore për avantazhin e tyre. Këto forca përfaqësojnë organizata jo-ushtarake që janë këtu për të kërkuar burime njerëzore dhe biologjike. Aleatët i referojnë këtyre forcave si “Kolektivet”. Kolektivet nuk e vlerësojnë lirinë njerëzore.
  6. Për shkakun se Ndërhyrja po kryhet nga grupe të vegjël forcash ndërhyese, duhet të mbështetet kryesisht mbi mashtrimin dhe bindjen për të kryer qëllimet e saj. Brifingjet e Aleatëve e përshkruajnë në detaje se si kjo po kryhet dhe çfarë duhet të bëjmë për ta ndaluar.
  7. Ndërhyrja jashtëtokësore po fokusohet në katër fusha:
    • Po ndikon mbi disa individë në pozicione fuqie dhe autoriteti në qeveritë, tregtinë dhe fenë për të bashkëpunuar me Ndërhyrjen përmes premtimeve të pasurisë, fuqisë dhe teknologjisë më të madhe.
    • Po krijon vendosje të fshehura në botë nga të cilat Ndërhyrja mund të ushtrojë ndikimin e saj në mjedisin mendor, duke kërkuar për t’i bërë njerëzit kudo të hapur dhe të pajtueshëm ndaj vullnetit të saj përmes një “Program Pacifikimi”.
    • Po manipulon vlerat tona fetare dhe impulset shpirtërore në mënyrë për të fituar besnikërinë njerëzore ndaj kauzës së tyre.
    • Po merr njerëz kundër vullnetit të tyre, dhe shpesh dijenisë së tyre, për të mbështetur një program ndërthurjeje të projektuar për të krijuar një racë hibride dhe një udhëheqje të re që do të jetë e lidhur me vizitorët.
  8. Ata vizitorët jashtëtokësorë që ishin mundësisht të dobishëm për njerëzimin u tërhoqën të gjithë nga bota përballë Ndërhyrjes. Ata që ngelen janë racat jashtëtokësore që nuk janë këtu për dobinë tonë. Kjo na lë me një situatë të qartë në lidhje me synimet dhe aktivitetet e pranisë jashtëtokësore. Kjo na lejon për të parë në mënyrë të qartë se me kë kemi të bëjmë. Përndryshe do të ishte e pamundshme për ne për të dalluar miqtë nga armiqtë.
  9. Brifingjet e Aleatëve theksojnë rrezikun e rëndë në të pranuarit dhe që të bëhemi të varur mbi teknologjinë jashtëtokësore të ofruar nga Ndërhyrja. Kjo vetëm do të shkaktojë që të bëhemi të varur mbi “vizitorët”, duke shkaktuar humbjen tonë të lirisë dhe vetëmjaftueshmërisë. Asnjë aleat i vërtetë i njerëzimit do të na e ofrojë këtë. Aleatët theksojnë se kemi zgjidhje tokësore për të gjitha problemeve që përballojmë. Ato që na mungojnë si racë janë uniteti, vullneti dhe bashkëpunimi.
  10. Pavarësisht nga sfida e madhe që po përballojmë tani, njerëzimi ende ka një avantazh të madh nëse mund të përgjigjemi në kohë. Brifingjet e Aleatëve i zbulojnë si fuqitë dhe dobësitë e Ndërhyrjes. Një nga dobësitë e Ndërhyrjes është mbështetja e saj mbi pajtueshmërinë dhe bashkëpunimin njerëzor për të arritur qëllimet e saj. Sipas rregullave të sjelljes së Komunitetit të Madh brenda rajonit tonë të hapësirës në të cilën bota jonë ndodhet, Ndërhyrja nuk është e lejuar përveç nëse mund të tregohet që popujt vendas e mirëpresin dhe e miratojnë. Këtu zërat tanë mund të kenë fuqi në Komunitetin e Madh. Në këtë moment, Ndërhyrja ka shumë pak kritika. Por nëse mjaft njerëz mund të bëhen të vetëdijshëm për të dhe të flasin kundër saj, Ndërhyrja do të pengohet dhe duhet të tërhiqet. Ky është hapi i parë në përgatitjen e njerëzimit për t’u marrë me realitetet e jetës në univers. Ky hap dhe të gjitha hapat që do të ndjekin i japin njerëzimit shansin e tij më të madh për të tejkaluar konfliktet e tij afatgjatë dhe për t’u bashkuar në mbrojtjen e vetë për ruajtjen e botës. Aleatët e theksojnë se si qenie njerëzore, ne e kemi fuqinë shpirtërore dhe kolektive për ta bërë këtë, dhe që duhet ta bëjmë këtë nëse duam të mbijetojmë dhe përparojmë si një racë e lirë dhe e pavarur në univers.
  11. Përgatitja për kontaktin tonë me Komunitetin e Madh fillon me vetëdije, edukim dhe Dije, Mendja jonë shpirtërore.
  12. Në përballimin e Komunitetit të Madh, njerëzimi duhet të ndërtojë unitet, vetëmjaftueshmëri dhe maturi. Këto janë tre kërkesat që të gjitha kombet e lira duhet të vendosin për të qenë të lira në univers.

___________________________

“Nëse njerëzimi të ishte i mësuar mirë në çështjet e Komunitetit të Madh,
do të kundërshtonit çdo vizitim të botës suaj përveç nëse
një marrëveshje reciproke të ishte vendosur më parë.
Do të dinit mjaftueshmërisht për mos ta
lejuar botën tuaj për të qenë aq e prekshme.”

Aleatët e Njerëzimit, libri i parë: Brifingu i tretë

www.AlliesofHumanity.org/sq