Për 35 vitet e kaluara, unë kam qenë i zhytur në një përvojë fetare. Kjo ka rezultuar në marrjen e një trupi të gjerë shkrimesh rreth natyrës së spiritualitetit njerëzor dhe fatit të njerëzimit brenda një panoramë më të gjerë jete inteligjente në univers.

Këto shkrime, të përfshira në Mësimet e Mësazhit të Ri, përmbajnë një kuadër teologjik që merr në llogari jetën dhe praninë e Zotit në “Komunitetin e Madh”, hapësira e gjerë e kohës dhe hapisirës që e njohim si universi jonë.

Kosmologjia që kam marrë përmban disa mesazhe, një nga të cilat është që njerëzimi po hyn në një Komunitet të Madh jete inteligjente dhe për këtë duhet të përgatitemi. Në thelb të këtij mesazhi është mirëkuptimi që njerëzimi nuk është vetëm në univers, ose edhe vetëm brenda botës sonë. Dhe që brenda këtij Komuniteti të Madh, njerëzimi do të ketë miqë, konkurrentë dhe kundërshtarë.

Ky realitet i gjerë u konfirmua në mënyrë dramatike nga transmitimi i papritur të serisë së parë të Brifingjeve të Aleateve të njerëzimit në 1997. Tre vjet më parë në 1994, unë mora kuadrin teologjik për të kuptuar Brifingjet e Aleatëve në librin tim Spiritualiteti i Komunitetit të Madh – Një Shpallje e Re.

Në këtë pikë, si rezultat të punes dhe shkrimeve time shpirtërore, u bë e njohur për mua që njerëzimi ka aleatë në univers që janë të shqetësuar me mirëqenien dhe lirinë e ardhshme të racës sonë. Brenda kosmologjisë në rritjes që më është shpallur, ishte mirëkuptimi që në historinë e jetës inteligjente në univers, racat e përparuara etikisht kanë një detyrim t’ia trashgojnë urtësinë e tyre racave të reja emergjente si e jona, dhe që ky trashgim duhet të ndodhë pa ndërhyrje direkte ose ndërhyrje në çështjet e racës së re. Synimi është lajmërimi, jo ndërhyrja.

Ky kalimi i urtësisë përfaqëson një kuadër etik të vjetër në lidhje me kontaktin me raca emergjente dhe se si duhet të kryhet. Dy seritë e parë të Brifingjeve të Aleatëve të Njerëzimit janë një shfaqe e qartë të këtij modeli mosndërhyrjeje dhe Kontakti etik. Ky model duhet të jetë një dritë udhëzuese dhe një standart që duhet të presim që racat e tjera të mbajnë në përpjekjet e tyre për të na kontktuar në të ardhmen ose për të vizituar botën tonë. Madje, kjo shfaqe Kontakti etik qëndron në kontrast me Ndërhyrjen që po ndodh në botë sot.

Ne po lëvizim në një pozicion prekshmërie ekstreme. Me spektrin e shterimit të burimeve, degradimit mjedisor dhe rrezikut të thyerjes së mëtejshme të familjes njerëzore që po ritet çdo dite, jemi gati për Ndërhyrje. Ne jetojmë në një izolim të dukshëm në një botë të pasur e të vlefshme që po kërkohet nga të tjerët matanë bregjeve tuaja. Jemi të shpërqëndruar e të ndarë dhe nuk e shohim rrezikun e madh që po ndërhyjnë në kufijtë tona. Është një fenomen që historia e ka përsëritur pa pushim në lidhje me fatin e popujve vendase që po përballonin ndërhyrje për herë të parë. Ne jemi jorealist në supozimet tona rreth fuqive dhe dashamirësisë së jetës inteligjente në univers. Dhe po fillojmë vetëm tani të bëjmë bilancin e kushteve që kemi krijuar për vete brenda botës sonë.

E vërteta jopopullore është që njerëzimi nuk është gati për eksperiencë dirkte kontakti dhe sigurisht jo gati për një ndërhyrje. Ne duhet së pari të vëmë shtëpinë tonë në rregull. Nuk e kemi akoma pjekurinë si specie për t’u angazhuar me raca të tjera në Komunitetin e Madh nga një pozicion uniteti, fuqi dhe aftësi dalluese. Dhe derisa të arrijmë një pozitë të tillë, nëse mundemi ndonjëherë, atëherë asnjë racë nuk duhet të përpiqet të ndërhyjë direkt në botën tonë. Aleatët po na japin shumë urtësi dhe perspektivë të nevojshme, madje ata nuk po ndërhyjnë. Ata na tregojnë se fati jonë është dhe duhet të jetë në duart tona. E tillë është barra e lirisë në Komunitetin e Madh.

Pavarësisht nga mungesa jonë e gatishmërisë, megjithatë ndërhyrja po ndodh. Njerëzimi duhet të përgatitet për këtë, pragu më i rëndësishëm në historinë njerëzore. Në vend që të jemi thejsht një dëshmitar rastësor të këtij fenomeni, ne ndodhemi pikërisht në qendrën e tij. Është duke ndodhur pavarësisht nëse jemi të vetëdijshëm për të apo jo. Ajo e ka fuqinë të ndryshojë rezultatin për njerëzimin. Dhe ka gjithçka të bëjë me atë që jemi dhe pse jemi në botë në këtë kohë.

Mesazhi i Ri u dha për të dhënë si mësimin dhe përgatitjen që kemi tani nevojë për të përballuar këtë prag të madh, për ta rinovuar shpirtin njerëzor dhe për të vendosur një kurs të ri për familjen njerëzore. I flet nevojës urgjente për unitet dhe bashkëpunim njerëzor, parësia e Dijes, zgjuarsia jonë shpirtërore dhe përgjegjësitë e mëdha që duhet tani të pranojmë në pragun e hapësirës. Ai përfaqëson një Mesazh të Ri nga Krijuesi i të gjithë jetës.

Ne po lëvizim në një pozicion prekshmërie ekstreme. Me spektrin e shterimin e burimeve, degradimit mjedisor dhe rrezikut të thyerjes së mëtejshme të familjes njerëzore që po rritet çdo ditë, jemi gati për Ndërhyrje.

Misioni im është ta sjell këtë kosmologji dhe përgatitje më të madhe në botë dhe me të, një shpresë të re për një njerëzim në mundim. Përgatitja ime e gjatë dhe mësimi i pamasë në Mesazhin e Ri janë këtu për këtë qëllim. Brifingjet e Aleatëve të njerëzimit janë thjesht një pjesë e vogël të këtij mesazhi të madh. Është tani koha për t’i dhënë fund konflikteve tona të pafundme dhe për t’u përgatitur për jetën në Komunitetin e Madh. Për ta bërë këtë, na duhet një kuptueshmëri e re të vetvetes si një popull, populli vendas i kësaj bote, të lindur nga një spiritualitet i njëjtë, dhe nga pozicioni jonë i prekshëm si një racë e re dhe emergjente në univers. Ky është një mesazh për njerëzimin dhe kjo ësht arsyeja përse kam ardhur.

 

Marshall Vian Summers

marshallsummers.com