Brifingu i gjashtë: Pyetje dhe përgjigje
Shënim: Këto pyetje iu dërguan Librarisë së Mesazhit të Ri nga shumë nga lexuesit e parë të
Materialit të Aleatëve.
______________________
Ne ndjejmë se është e rendësishme, duke pasur parasysh informacionet që kemi dhënë deri tani, që t’iu përgjigjemi pyetjeve që me siguri do të vijnë në lidhje me realitetin tonë dhe rëndësinë e mesazhit që kemi ardhur për të dhënë.
~
“Duke pasur parasysh mungesën e provave të forta, pse duhet njerëzit t’ju besojnë atë që po i tregoni për Ndërhyrjen?”
Së pari, duhet të ketë prova të mëdha në lidhje me vizitimin e botës suaj. Na është thënë se ky është rasti. Madje, na është thënë nga të Padukshmit që njerëzit nuk dinë se si t’i kuptojnë provat dhe që i japin kuptimin e tyre, një kuptim që preferojnë t’i japin, një kuptim që sjell rehat dhe siguri për pjesën më të madhe. Ne jemi të sigurt që ka prova adekuate për të verifikuar që ndërhyrja po ndodh në botë sot nëse merrni kohën për të parë dhe për të hetuar këtë çështje. Fakti që qeveritë ose krerët tuaj fetar nuk jau zbulojnë këto gjëra nuk do të thotë që një ngjarje e madhe e tillë nuk po ndodh në mesin tuaj.
~
“Si mund ta dinë njerëzit që jeni të vertetë?”
Për sa i përket realitetit tonë, ne nuk mund t’jau shfaqim praninë tonë fizike, prandaj duhet të dalloni kuptimin dhe rëndësinë e fjalëve tona. Në këtë pikë, nuk është thjesht një punë besimi. Kërkon një njohje më të madhe, një Dije, një rezonancë. Fjalët që flasim, i besojmë të vërteta, por kjo nuk e siguron që mund të merren të tilla. Ne nuk mund ta kontrollojmë përgjigjen ndaj mesazhit tonë. Ka njerëz që do të kërkojnë më shumë prova sesa mund të jepen. Për të tjerë, prova të tilla nuk do të jenë të nevojshme, sepse do të ndjejnë një konfirmin të brendshëm.
Ndërkohë, ndoshta ngelemi një polemikë, dhe gjithashtu shpresojmë dhe besojmë që fjalët tona mund të konsiderohen seriozisht dhe që provat që ekzistojnë, që janë të konsiderueshme, mund të mblidhen dhe kuptohen nga ata që janë në gjendje t’i japin kësaj mundimet e tyre dhe fokusin e tyre në jetë. Nga perspektiva jonë, nuk ka problem, sfidë dhe oportunitet më të madh për të marrë vëmendjen tuaj.
Atëherë, jeni në fillimin e një kuptueshmërie të re. Kjo kërkon besim dhe vetë-mbështetje. Shumë do t’i hedhin poshtë fjalët tona sepse nuk besojnë që mund të ekzistojmë.
Të tjerë do të mendojnë që jemi pjesë e ndonjë manipulimi që po ushtrohet mbi botën. Ne nuk mund t’i kontrollojmë këto përgjigje. Ne thjesht mund ta zbulojmë mesazhin tonë dhe praninë tonë në jetën tuaj, sado e tërhequr kjo prani të jetë. Nuk është prania jonë këtu që është me rëndësinë më të madhe, por mesazhi që kemi ardhur të zbulojmë dhe perspektiva dhe kuptueshmëria më e madhe që mund t’ju japim. Edukimi juaj duhet të fillojë diku. Çdo edukim fillon me dëshirën për të ditur.
Ne shpresojmë që nëpërmjet fjalimeve tona mund të fitojmë të paktën pjesë të besimit tuaj në mënyrë për të filluar për të zbuluar atë që jemi këtu për të dhënë.
~
“Çfarë keni për t’i thënë atyre që e shohin ndërhyrjen si diçka pizitive?”
Së pari, e kuptojmë pritjen që të gjitha forcat nga qielli janë të lidhura me mirëkuptimin, traditat dhe besimet tuaja shpirtërore thelbësore. Ideja që ka jetë prozaike në univers është një sfidë për këto supozime thelbësore. Nga perspektiva jonë dhe duke pasur parasysh kulturat tona, i kuptojmë këto pritje. Në të kaluarën e largët, i kishim edhe ne. Madje, na u është dashur t’i lëshojmë në përballjen e realiteteve të jetës në Komunitetin e Madh dhe kuptimit të vizitimit.
Jetoni në një univers fizik të madh. Është plot me jetë. Kjo jetë përfaqëson manifestime të panumërta dhe përfaqëson gjithashtu evolucionin e zgjuarsisë dhe vetëdijes shpirtërore në çdo nivel. Ajo që kjo do të thotë është që atë që do të hasni në Komunitetin e Madh përfshin pothuajse çdo mundësi.
Megjithatë, jeni të izoluar dhe ende nuk udhëtoni në hapësirë. Dhe edhe po ta kishit mundësinë për të arritur në një botë tjetër, universi është i gjerë, dhe askush nuk e ka fituar aftësinë për të udhëtuar nga një anë e galaktikës në anën tjetër me çfarëdo lloj shpejtësie. Atëherë, universi fizik ngelet i pamasë dhe i pakuptueshëm. Askush nuk i ka zotëruar ligjet e tij. Askush nuk i ka pushtuar teritoret e tij. Askush nuk mund të pohojë sundim ose kontroll të plotë. Jeta ka një efekt përulës të madh në këtë drejtim. Edhe larg matanë kufijve tuaja, kjo është e vërtetë.
Atëherë, duhet të prisni që do të hasni inteligjenca që përfaqësojnë forcat e së mirës, forcat e injorancës dhe ata që janë më neutral ndaj jush. Megjithatë, në realitetet e udhëtimit dhe eksplotimit në Komunitetit të Madh, racat emergjente si e juaja pothuajse pa asnjë përjashtim do të hasin eksploruesë burimesh, kolektive dhe ata që kërkojnë avantazh për vete si kontakti i tyre i parë me jetën e Komunitetit e Madh.
Për sa i përket interpretimit pozitiv të vizitimit, pjesë e kësaj është shpresë njerëzore dhe dëshira natyrore për të mirëpritur një rezultat të mirë dhe për të kërkuar ndihmë nga Komuniteti i Madh për problemet që njerëzimi nuk ka qenë në gjendje të zgjedhë vetë. Është normale të presësh gjëra të tilla, sidomos duke marrë parasysh që vizitorët tuaj kanë aftësi më të mëdha se ju. Megjithatë një pjesë e madhe në interpretimin e vizitimit të madh ka të bëjë me vullnetin dhe programin e vizitorëve vetë. Sepse po i inkurajojnë njerëzit kudo ta shohin praninë e tyre këtu si plotësisht të dobishme për njerëzimin dhe nevojat e tij.
~
“Nëse Ndërhyrja është kaq mirë në rrugë e sipër, pse s’erdhët më parë?”
Në një kohë më të hershme, shumë vite më parë, disa grupe të aleatëve tuaj erdhën në botën tuaj për të vizituar në një përpjekje për të dhënë një mesazh shprese, për të përgatitur njerëzimin. Por fatkeqësisht, mesazhet e tyre nuk mund të kuptoheshin dhe u keqpërdorën nga ata që mund t’i merrnin. Në prag të ardhjes së tyre, vizitorët nga kolektivet u mbledhën këtu. Ishte e ditur për ne që kjo do të ndodhte, sepse bota juaj është jashtëzakonisht e vlefshme për t’u neglizhuar, dhe ashtu siç e kemi thënë, nuk ndodhet në një pjesë të largët të universit. Bota juaj është vëzhguar për një kohë të gjatë nga ata që kërkojnë ta përdorin për dobinë e tyre.
~
“Pse aleatët tanë nuk mund ta ndalin Ndërhyrjen?”
Jemi këtu vetëm për të vëzhguar dhe për të këshilluar. Vendimet e mëdha përballë njerëzimit janë në duart tuaja. Askush nuk mund t’i marrë këto vendime për ju. As miqtë tuaj të mëdha larg matanë botës suaj nuk do të ndërhyjnë, sepse nëse e bëjnë, do të shkaktojë luftë dhe bota juaj do të bëhej fushë beteje midis forcave kundërshtare. Dhe nëse miqtë tuaj fitojnë, do të bëheni plotësisht të varur mbi ta, të paaftë për ta mbrojtur veten ose për ta ruajtur sigurinë tuaj në univers. Ne nuk njohim asnjë racë dashamirëse që do të dojë ta mbajë këtë barrë. Dhe në të vërtetë, nuk do t’ju shërbente as ju.
Sepse do të bëheshit një shtet klient te një fuqie tjetër dhe do të duhej të udhëheqeshit nga larg. Kjo nuk është e dobishme për ju në asnjë mënyrë, dhe është për këtë arsye që kjo nuk po ndodh. Por vizitorët tuaj do të prezantohen si shpëtuesit e njerëzimit. Do ta përdorin naivitetin tuaj. Do të kapitalizojnë mbi shpresat tuaja, dhe do të kërkojnë të përfitojnë plotësisht nga besimi juaj.
Atëherë, është dëshira jonë e sinqertë që fjalët tona mund të shërbejnë si antidot të pranisë së tyre dhe të manipulimit dhe abuzimit të tyre. Sepse të drejtat tuaja po shkelen. Territori juaj po infiltrohet. Qeveritë tuaja po binden. Dhe ideologjitë dhe impulset tuaj fetare po ridrejtohen.
Duhet të ketë një zë të së vërtetës në lidhje me këtë. Dhe ne mund të kemi thjesht besim që mund ta merrni këtë zë të së vërtetës. Thjesht mund të shpresojmë që bindja nuk ka vajtur shumë larg.
~
“Çfarë janë qëllime realiste për ne për të vendosur, dhe cila është vija e fundit në lidhje me shpëtimin e njerëzimit nga humbja e vetëvendosjes së tij?”
Hapi i parë është vetëdija. Shumë njerëz duhet të bëhen të vetëdijshëm që bota po vizitohet dhe që fuqi të huaja janë këtu duke vepruar në mënyrë klandestine, duke kërkuar ta fshehin programin dhe përpjekjet e tyre nga mirëkuptimi njerëzor. Duhet të jetë shumë e qartë që prania e tyre këtu është një sfidë e madhe për lirinë dhe vetëvendosjen njerëzore. Programi që po çojnë më tej dhe Programi i Pacifikimit që po sponsorizojnë duhet të kundërshtohet me maturi dhe urtësi në lidhje me praninë e tyre. Ky kundërveprim duhet të ndodhë. Ka shumë njerëz në botë sot që duhet të jenë në gjendje ta kuptojnë këtë. Atëherë, hapi i parë është vetëdija.
Hapi tjetër është edukimi. Është e nevojshme për shumë njerëz në kultura të ndryshme dhe në kombe të ndryshme për të mësuar për jetën në Komunitetin e Madh dhe të fillojnë të kuptojnë atë që do të kenë të bëjnë dhe që kanë të bëjnë edhe në këtë moment.
Atëherë, qëllimet realiste janë vetëdija dhe edukimi. Kjo në vetvete do të pengojë programin e vizitorëve në botë. Ata po veprojnë tani me shumë pak kundërshtim. Ata po hasin pak pengesa. Të gjithë ata që kërkojnë t’i shohin si “aleatët e njerëzimit” duhet të mësojnë se ky nuk është rasti. Ndoshta fjalët tona nuk do të mjaftojnë, por janë fillimi.
~
“Ku mund ta gjejmë këtë edukim?”
Edukimi mund të gjehet në Udhën e Dijes së Komunitetit të Madh, që po prezantohet në botë në këtë kohë. Megjithëse prezanton një kuptueshmëri të re rreth jetës dhe spiritualitetit në univers, është e lidhur me të gjitha rrugët shpirtërore të vërteta që ekzistojnë në botën tuaj, rrugë shpirtërore që vlerësojnë lirinë njerëzore dhe kuptimin e spiritualitetit të vërtetë dhe që e vlerësojnë bashkëpunimin, paqen dhe harmoninë brenda familjes njerëzore. Prandaj, mesimi në Udhën e Dijes i thërret të gjitha të vërtetat e mëdha që tashmë ekzistojnë në botën tuaj, dhe i jep një kontekst dhe një arenë shprehje më të madhe. Në këtë mënyrë, Udha e Dijes të Komunitetit të Madh nuk i zëvendëson fetë e botës, por i jep një kontekst më të madh ku mund të jenë vërtet kuptimplotë dhe relevante për kohët tuaja.
~
“Si mund t’ia sjellim këtë masazh të tjerëve?”
E vërteta jeton brenda çdo personi në këtë moment. Nëse mund t’i flisni të vërtetes brenda çdo personi, ajo do të bëhet më e fortë dhe do të fillojë të bëjë jehonë. Shpresa jonë e madhe, shpresa e të Padukshmëve, forcat shpirtërore që e shërbejnë botën tuaj, dhe shpresa e atyre që e vlerësojnë lirinë njerëzore dhe që dëshirojnë ta shohin emergjencën tuaj në Komunitetin e Madh të plotësuar me sukses, mbështeten mbi këtë të vërtetë që jeton brenda çdo personi. Ne nuk mund ta forcojmë këtë vetëdije mbi ju. Thjesht mund t’jau zbulojmë dhe të kemi besim në madhështinë e Dijes që Krijuesi ju ka dhënë që mund t’ju lejojë ju e të tjerët për t’u përgjigjur.
~
“Ku ndodhen pikat e forta të njerëzimit në kundërshtimin e Ndërhyrjes.”
Së pari, ne e kuptojmë nga vëzhgimi i botës suaj, dhe nga ajo që të Padukshmit na kanë thënë në lidhje me gjërat që nuk mund të shohim, që megjithëse ka probleme të mëdha në botë, ka mjaft liri njerëzore për t’ju dhënë një bazë për ta kundërshtuar Ndërhyrjen. Kjo është në kontrast me aq shumë bota të tjera ku liria nuk është vendosur kurrë. Ndërsa këto bota hasin forca jashtëtokësore në mes të tyre dhe realitetin e Komunitetit të Madh, mundësia për to për të vendosur liri dhe pavarësi është shumë e kufizuar.
Atëherë, ju keni një pikë të fortë të madhe në faktin që liria njerëzore njihet në botën tuaj dhe praktikohet nga shumë, megjithëse ndoshta jo të tërë. E dini që keni diçka për të humbur. E vlerësoni atë që tashmë keni, në çfarëdolloj mase që është vendosur. Nuk doni të jeni të udhëhequr nga fuqi të huaja. Ju as nuk doni të jeni të udhëhequr në mënyrë të ashpër nga autoritete njerëzore. Atëherë, ky është një fillim.
Më pas, për arsyen se bota juaj ka tradita shpirtërore që e kanë nxitur Dijen në individin dhe e kanë nxitur bashkëpunimin dhe mirëkuptimin njerëzor, realiteti i Dijes është tashmë i vendosur. Madje, në bota të tjera ku Dija nuk është vendosur kurrë, mundësia për ta vendosur në pikën kthese të hyrjes në Komunitetin e Madh tregon pak shpresë për sukses. Dija është mjaft e fortë në mjaft njerëz këtu, në mënyrë që mund të mësojnë për realitetin e jetës në Komunitetin e Madh dhe të kuptojnë se çfarë po ndodh në mes të tyre në këtë kohë. Kjo është arsyeja pse ne kemi shpresë, sepse kemi besim në urtësinë njerëzore. Besojmë se njerëzit mund të ngrihen sipër egoizmit, vetë-preokupimit dhe vetëmbrojtjes për ta parë jetën në një mënyrë më të madhe dhe për të ndjerë një përgjegjësi më të madhe në shërbim të llojit të tyre.
Ndoshta besimi ynë është i pabazuar, por besojmë se të Padukshmit na kanë këshiluar në mënyrë të urtë rreth kësaj. Si rezultat, e kemi vënë veten në rrezik duke qenë në afërsi të botës suaj dhe duke dëshmuar ngjarje matanë kufujve tuaj që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me të ardhmen dhe fatin tuaj.
Njerëzimi ka shpresë të madhe. Keni një vetëdijë në rritje të problemeve në botën tuaj – mungesën e bashkëpunimit midis kombeve, degradimin e mjedisit tuaj natyror, burimet tuaja në ulje, e kështu më tej. Nëse këto probleme të ishin të panjohura për njerëzit tuaj, nëse këto realitete të mbaheshin të fshehura për njerëzit tuaj, në masën që njerëzit mos ta kishin idenë për ekzistencën e këtyre gjërave, atëherë nuk do të kishim kaq shpresë. Megjithatë, realiteti ngelet që njerëzimi e ka potencialin dhe mundësinë për të kundërshtuar çdo ndërhyrje në botë.
~
“A do të bëhet ndërhyrja një pushtim ushtarak?”
Siç e kemi thënë, bota juaj është shumë e vlefshme për të nxitur një pushtim ushtarak. Askush që po viziton botën tuaj nuk do të shkatërrojë infrastrukturën e saj ose burimet e saj natyrore. Kjo është arsyeja pse vizitorët nuk kërkojnë të shkatërrojnë njerëzimin, por në vend të kësaj ta angazhojnë njerëzimin në shërbim të kolektiveve të tyre.
Nuk është një pushtim ushtarak që po ju kërcënon. Është fuqia e nxitjes dhe bindjes. Kjo do të ndërtohet mbi dobësitë tuaja, mbi egoizmin tuaj, mbi injorancën tuaj të jetës në Komunitetin e Madh dhe mbi optimizmin tuaj të verbër në lidhje me të ardhmen dhe kuptimin e jetës matanë kufijve tuaj.
Për ta kundërshtuar këtë, ne sjellim edukim dhe flasim për mënyrat e përgatitjes që po dërgohen në botë në këtë kohë. Po mos ta njihnit tashmë lirinë njerëzore, po mos të ishit tashmë të vetëdijshëm për problemet endemike të botës suaj, atëherë nuk mund t’ju besonim një përgatitje të tillë. Dhe nuk do të kishim besim që fjalët tona do të rezononin me të vërtetën e asaj që dini.
~
“A mund të ndikoni tek njerëzit në mënyrë aq të fuqishme sa vizitorët, por për të mirën?”
Synimi ynë nuk është të ndikojmë mbi individët. Synimi ynë është ta paraqesim problemin dhe realitetin në të cilën po hyni. Të padukshmit po i sjellin mjetet reale të përgatitjes, sepse kjo vjen nga Zoti. Në këtë, të Padukshmit ndikojnë mbi individët për të mirën. Por ka kufizime. Siç e kemi thënë, është vetëvendosja juaj që duhet të përforcohet. Është fuqia juaj që duhet të rritet. Është bashkëpunimi juaj midis familjes njerëzore që duhet të mbështetet.
Ka kufij se sa ndihmë mund të japim. Grupi ynë është i vogël. Ne nuk po ecim midis jush. Atëherë, mirëkuptimi i një realiteti të ri duhet të shpërndahet nga personi në person. Nuk mund të forcohet mbi ju nga një fuqi e huaj, edhe po të ishte për të mirën tuaj. Ne atëherë nuk do të mbështesnim lirinë dhe vetëvendosjen tuaj po të sponsorizonim një program të tillë bindjeje. Këtu nuk mund të jeni si fëmijë. Duhet të bëheni të matur dhe të përgjegjshëm. Është liria juaj që është në lojë. Është bota juaj që është në lojë. Është bashkëpunimi juaj me njëri-tjetrin që është i nevojshëm.
Tani keni një shkak të mirë për ta bashkuar racën tuaj, sepse asnjëri nga ju nuk do të përfitojë pa tjetrin. Asnjë komb nuk do të përfitojë nëse ndonjë komb tjetër bie nën kontroll jeshtëtokësor. Liria njerëzore duhet të jetë e plotë. Bashkëpunimi duhet të ndodhë rreth botës suaj. Sepse të gjithë janë në të njëjtën situatë tani. Vizitorët nuk favorizojnë një grup mbi tjetrin, një racë mbi tjetrën, një komb mbi tjetrin. Ata kërkojnë thjesht rrugën e rezistencës më të vogël për të vendosur praninë e tyre dhe sundimin e tyre të botës suaj.
~
“Sa i gjerë është infiltrimi i tyre i njerëzimit?”
Vizitorët kanë një prani të konsiderueshme brenda kombeve më të avancuara në botën tuaj, sidomos në kombet e Evropës, Rusisë, Japonisë dhe Shtetet e Bashkuara. Këto shihen si kombet më të forta, që kanë më shumë fuqi dhe ndikim. Është aty ku vizitorët do të përqendrohen. Megjathatë, po marrin njerëz nga të gjithë bota, dhe po e çojnë përpara Programin e tyre të Pacifikimit me të gjithë ata që kapin, nëse këta individë mund të jenë të ndjeshëm ndaj ndikimit të tyre. Prandaj, prania e vizitorëve është botërore, por po përqendrohen mbi ata që shpresojnë se do të bëhen aleatët e tyre. Këto janë kombet, qeveritë dhe krerët fetar që mbajnë më shumë fuqi dhe ndikojnë mbi mendimet dhe bindjet njerëzore.
~
“Sa kohë kemi?”
Sa kohë keni? Keni ca kohë, sa nuk mund të themi. Por ne vimë me një mesazh urgjent. Ky nuk është një problem që mund të shmanget ost mohohet. Nga perspektiva jonë, është sfida më e madhe përballë njerëzimit. Është shqetësimi më i madh, prioriteti i parë. Jeni vonë në përgatitjen tuaj. Kjo është shkaktuar nga shumë faktorë matanë kontrollit tuaj. Por ka kohë, nëse mund të përgjigjeni. Rezultati është i pasigurt, por ka akoma shpresë për suksesin tuaj.
~
Ndoshta pyetjet më kritike për t'i pyetur vetes janë: "A jemi ne njerëzit vetëm në univers ose në botën tonë? A po vizitohemi në këtë kohë? A është ky vizitim i dobishëm për ne? A kemi nevojë për t'u përgatitur?"
“Si mund të përqëndrohemi mbi këtë Ndërhyrje, duke pasur parasysh madhësinë e problemeve të tjera globale që po ndodhin tani?”
Së pari, ne ndjejmë se nuk ka probleme të tjera në botë që janë aq të rëndësishme sa kjo. Nga perspektiva jonë, çfarëdo që mund të zgjidhni nga ana juaj do të ketë pak kuptim në të ardhmen nëse liria juaj është e humbur. Çfarë mund të shpresoni të fitoni? Çfarë mund të shpresoni të arrini ose siguroni nëse nuk jeni të lirë në Komunitetin e Madh? Të gjitha arritjet tuaja do t’iu jepen udhëheqësve tuaj të rinj, e gjithë pasuria juaj do t’i dhurohet atyre. Dhe megjithëse vizitorët tuaj nuk janë mizor, janë plotësisht të përkushtuar në programin e tyre. Jeni të vlerësuar vetëm për aq sa mund të jeni të dobishëm për kauzën e tyre. Është për këtë arsye që ne nuk ndjejmë se ka ndonjë problem tjetër përballë njerëzimit më të rëndësishëm se kjo.
~
“Kush ka mundësi t’i përgjigjet kësaj situate?”
Në lidhje me atë se kush mund të përgjigjet, ka shumë njerëz në botë sot që kanë një dije të qenësishme të Komunitetit të Madh dhe që janë të ndjeshëm ndaj tij. Ka shumë të tjerë që tashmë janë marrë nga vizitorët por që nuk iu janë dorëzuar atyre ose bindjes së tyre. Dhe ka shumë të tjerë që janë të shqetësuar me të ardhmen e njerëzimit dhe që janë të paralajmëruar për rreziqet që njerëzimi po përballon, edhe brenda botës suaj. Njerëzit në të gjitha ose secilin të këtyre tre kategorive mund të jenë ndër të parët për t’iu përgjigjur realitetit të Komunitetit të Madh dhe pergatitjes për Komunitetin e Madh. Ata mund të vijnë nga çdo shtresë, nga çdo komb, nga çdo prejardhje fetare ose nga çdo grup ekonomik. Ata janë vërtet anë e mbanë botës. Është mbi ta dhe mbi përgjigjen e tyre që Fuqitë e mëdha Shpirtërore që mbrojnë dhe mbikëqyrin mirëqenien njerëzore varen.
~
“Ju po përmendni që individët po merren në të gjithë botën. Si mund ta mbrojnë njerëzit veten ose të tjerët nga rrëmbimi?”
Sa më shumë bëheni të fortë me Dije dhe të vetëdijshëm për praninë e vizitorëve, aq më pak bëheni një subjekt i dëshirshëm për studimin dhe manipulimin e tyre. Sa më shumë i përdorni hasjet me ta për të fituar dëpërtime mbi ta, aq më shumë bëheni një rrezik. Siç e kemi thënë, ata kërkojnë rrugën e rezistencës më të vogël. Ata duan individë që janë të përputhshëm dhe të butë. Duan ata që i shkaktojnë pak probleme dhe shqetësime.
Por, kur bëheni të fortë me Dije, do të jeni matanë kontrollit të tyre sepse tani nuk mund ta kapin mendjen tuaj dhe zemrën tuaj. Dhe me kalimin e kohës, do të keni fuqinë e perceptimit për të parë në mendjet e tyre, gjë të cilën ata nuk e dëshirojnë. Bëheni atëherë një rrezik për ta, një sfidë për ta, dhe do t’ju shmangen nëse munden.
Vizitorët nuk kërkojnë të zbulohen. Ata nuk dëshirojnë konflikt. Ata janë tepër të sigurt që mund t’i arrijnë qëllimet e tyre pa kundërshtim serioz nga familja njerëzore. Por pasi një rezistencë e tillë është ngritur, pasi fuqia e Dijes është zgjuar brenda individit, atëherë vizitorët do të përballojnë një pengesë shumë më të frikshme. Ndërhyrja këtu pengohet dhe bëhet më e vështirë për të arritur. Dhe bindja e atyre në fuqi bëhet më e vështirë për të kryer. Atëherë, është përgjigjja e individit dhe angazhimi ndaj së vërtetës që janë thelbësore këtu.
Bëhuni të vetëdijshëm për praninë e vizitorëve. Mos iu dorëzoni bindjes që prania e tyre këtu është të natyrës shpirtërore ose që mban dobi të madhe ose shpëtim për njerëzimin. Kundërshtojeni bindjen. Rifitojeni autoritetin tuaj të brendshëm, dhuratën e madhe që Krijuesi ju ka dhënë. Bëhuni një forcë për t’u marrë në llogari nga kushdo që do të shkelë ose mohojë të drejtat tuaja themelore.
Kjo është Fuqi Shpirtërore e shprehur. Është Vullneti i Krijuesit që njerëzimi të hyjë në Komuntetin e Madh i bashkuar brenda vetes dhe i lirë nga ndërhyrja dhe sundimi i huaj. Është Vullneti i Krijuesit që të përgatiteni për një të ardhme që do të jetë ndryshe nga e kaluara juaj. Ne jemi këtu në shërbim të Krijuesit, pra prania dhe fjalët tona e shërbejnë këtë qëllim.
~
“Nëse Vizitorët hasin kundërshtim në njerëzimin ose në disa individë, a do të vijnë në numër më të madh apo do të ikin?”
Numri i tyre nuk është i madh. Nëse hasin kundërshtim të konsiderueshëm, do të duhet të tërhiqen dhe të bëjnë plane të reja. Ata janë plotësisht të sigurt që misioni i tyre mund të plotësohet pa pengesa serioze. Por nëse pengesa serioze ngrihen, atëherë ndërhyrja dhe bindja e tyre do të pengohen, dhe do të duhet të gjejnë mënyra të tjera për të fituar kontakt me njerëzimin.
Ne kemi besim që familja njerëzore mund të prodhojë mjaft rezistencë dhe mjaft konsensus për të larguar ndikimet e tyre. Është mbi këtë që e bazojmë shpresën dhe përpjekjet tona.
~
“Cilat janë pyetjet më të rëndësishme që duhet t’i pyesim vetes dhe të tjerëve në lidhje me këtë problem inflitrimi jashtëtokësor?”
Ndoshta pyetjet më kritike për t’i pyetur vetes janë : “A jemi ne njerëzit vetëm brenda universit tonë ose në botën tonë? A po vizitohemi në këtë kohë? Është ky vizitim i dobishëm për ne? A kemi nevojë për t’u përgatitur?”
Këto janë pyetje shumë thelbësore, por duhet të pyeten. Ka shumë pyetje, megjithatë, që nuk mund të kenë përgjigje, sepse nuk dini mjaftueshmërisht për jetën në Komunitetin e Madh, dhe nuk jeni akoma të sigurt që e keni aftësinë për t’i kundërshtuar këto ndikime. Ka shumë gjëra që mungojnë në edukimin njerëzor, i cili është kryesisht i fokusuar në të kaluarën. Njerëzimi po del nga një gjendje të gjatë izolimi relativ. Edukimi i tij, vlerat e tij dhe institucionet e tij u vendosën të gjitha brenda një gjendje izolimi. Por izolimi juaj tani ka marrë fund, përgjithmonë. Ishte gjithmonë e ditur që do të ndodhte. Ishte e pashmangshme që do të ishte rasti. Atëherë, edukimi juaj dhe vlerat tuaja po hyjnë në një kontekst të ri, ndaj të cilit duhet të adaptohen. Dhe adaptimi duhet të ndodhë shpejt, për shkak të natyrës së Ndërhyrjes në botë sot.
Do të ketë shumë pyetje që nuk mund të kenë përgjigje. Do t’ju duhet të jetoni me to. Edukimi juaj për Komunitetin e Madh është vetëm në fillim. Duhet t’i afroheni me kthjelltësi dhe kujdes të madh. Duhet t’i kundërshtoni prirjet tuaja për të munduar për ta bërë sutuatën të këndsme ose qetësuese. Duhet të zhvilloni një objektivitet për jetën, dhe duhet të shikoni matanë sferës suaj personale të interesave në mënyrë për ta vënë veten në pozitë për t’iu përgjigjur forcave dhe ngjarjeve të mëdha që po i japin formë botës suaj dhe të ardhmes suaj.
~
“Po nëse mjaft njerëz nuk mund të përgjigjen?”
Ne jemi të sigurt që mjaft njerëz mund të përgjigjen dhe të fillojnë edukimin e tyre të madh në lidhje me jetën në Komunitetin e Madh në mënyrë për t’i dhënë shpresë familjes njerëzore. Nëse kjo nuk mund të arrihet, atëherë ata që e vlerësojnë lirinë e tyre dhe që e kanë këtë edukim do të duhet të tërhiqen. Do të duhet ta mbajnë Dijen të gjallë në botë ndërsa bota bie nën kontroll të plotë. Kjo është një alternativë shumë e rëndë, madje ka ndodhur në botë të tjera. Udha për t’u kthyer tek liria nga një pozitë e tillë është mjaft e vështirë. Ne shpresojmë se ky nuk do të jetë fati juaj, dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu duke ju dhënë këtë informacion. Siç e kemi thënë, ka mjaft njerëz në botë që mund të përgjigjen për të kundërshtuar synimet e vizitorëve dhe për të mënjanuar ndikimin e tyre mbi çështjet njerëzore dhe vlerat njerëzore.
~
“Ju flisni për botë të tjera duke hyrë në Komunitetin e Madh. A mund të flisni për suksese dhe dështime që mund të kenë vlerë në situatën tonë?”
Ka pasur suksese, përndryshe nuk do të ishim këtu. Në rastin tim, si folësi për grupin tonë, bota jonë ishte tashmë shumë e infiltruar para se të kuptonim situatën në fjalë. Edukimi jonë u nxit nga ardhja e një grupi të tillë si ne, duke dhënë depërtime dhe informacione rreth situatës sonë. Kishim tregtarë burimesh jashtëtokësorë në botën tonë duke ndërvepruar me qeverinë tonë. Ata që ishin në fuqi në atë kohë ishin të bindur se tregtia ishte e dobishme për ne, sepse ishim duke filluar të përjetonim pakësimin e burimeve. Megjithëse raca jonë ishte e bashkuar, ndryshe nga e juaja, ne filluam të ishim plotëshit të varur mbi teknologjinë dhe oportunitetet e reja që po na prezantoheshin. Dhe ndërsa kjo ndodhi, pati një ndryshim në qendrën e fuqisë. Ne u bëmë klientët. Vizitorët u bën furnizuesët. Dhe ndërsa koha vazhdoi, kushte dhe kufizime na u vendosën, tinëzisht në fillim.
Fokusi dhe besimet tona fatare gjithashtu u ndikuan nga vizitorët, që treguan interes në vlerat tona shpirtërore, por që dëshironin të na jepnin një mirëkuptim të ri, një mirëkuptim të bazuar mbi kolektivin, të bazuar mbi bashkëpunimin e mendjeve duke menduar njësoj së bashku me njëra-tjetrën. Kjo iu prezantua racës sonë si shprehje spiritualiteti dhe arritjeje. Disa u bindën, por për arsyen se ishim të këshilluar mirë nga aleatët tonë matanë botës sonë, aletë të tillë si vetja jonë, ne filluam të ngrinim në lëvizje rezistence dhe me kalimin e kohës ishim në gjendje t’i detyronim vizitorët ta linin botën tonë.
Që nga ajo kohë, ne kemi mësuar një sasi të madhe për Komunitetin e Madh. Tregtia që mbajmë është shumë selektive, vetëm me disa kombe të tjera. Ishim në gjendje t’i shmangeshim kolektiveve, dhe kjo e ruajti lirinë tonë. Madje, suksesi jonë ishte shumë i vështirë për t’u arritur, sepse shumë prej nesh u deshën të vdisnin në këtë konflikt. Historia jonë është një histori suksesi, por jo pa kosto. Ka të tjerë në grupin tonë që kanë përjetuar vështirësi të ngjashmë në ndërveprimet e tyre me fuqitë ndërhyrëse në Komunitetin e Madh. Madje, për arsyen se mësuam të udhëtonim matanë kufijve tona, fituam aleacë me njëri-tjetrin. Ishim në gjendje të mësonim se çfarë do të thotë spiritualiteti në Komunitetin e Madh. Dhe të Padukshimit, të cilët e shërbejnë botën tonë gjithashtu na ndihmuan në këtë aspekt për ta kryer tranzicionin e madh nga izolimi në vetëdijen e Komunitetit të Madh.
Por ka pasur shumë dështime për të cilët jemi në dijeni. Kulturat ku popujtë vendas nuk e kishin vendosur lirinë personale ose që nuk i kishin provuar frutat e bashkëpunimit, megjithëse ishin të avancuar teknologjikisht, nuk e kishin themelin për ta vendosur pavarësinë e tyre në univers. Aftësia e tyre për t’i rezistuar kolektiveve ishte shumë e kufizuar. Të nxitur nga premtime fuqie më të madhe, teknologjie më të madhe dhe pasurie më të madhe, dhe të nxitur nga dobitë e dukshme të tregtisë në Komunitetin e Madh, qendra e tyre të fuqisë e la botën e tyre. Në fund, u bën plotësisht të varur mbi ata që i furnizonin dhe që fituan akses mbi burimet e tyre dhe të infrastrukturës së tyre.
Sigurisht mund ta përfytyroni se si ky mund të jetë rasti. Edhe brenda botës suaj sipas historisë suaj, keni parë kombe të vogla të bien nën sundimin e kombeve më të mëdha. Mund ta shihni këtë edhe sot. Atëherë, këto ide nuk janë plotësisht të huaja për ju. Në Komunitetin e Madh, si në botën tuaj, të fortët i dominojnë të dobëtit, nëse munden. Ky është realiteti i jetës kudo. Dhe kjo është arsyeja pse ne po e inkurajojmë vetëdijen tuaj dhe përgatitjen tuaj, në mënyrë që mund të bëheni të fortë dhe që vetëvendosja juaj mund të rritet.
Mund të jetë një zhgënjim i rëndë për shumë për të kuptuar dhe për të mësuar që liria është e rrallë në univers. Ndërsa kombet bëhen më të forta dhe më teknologjike, ata kërkojnë gjithmonë e më shumë uniformitet dhe pajtueshmëri midis popujve të tyre. Ndërsa kapërcejnë në Komunitetin e Madh dhe bëhen të përfshirë në çështjet e Komunitetit të Madh, toleranca për shprehje individuale ulet deri në pikën ku kombet e gjera që kanë pasuri dhe fuqi janë të udhëhequra me një rreptësi dhe një qendrim kërkues që do të gjenit të neveritshme.
Këtu duhet të mësoni që përparimi teknologjik dhe përparimi shpirtëror nuk është i njëjti, një mësim që njerëzimi ende ka për të mësuar dhe që duhet ta mësoni nëse do të ushtroni urtësinë tuaj natyrore në këto çështje.
Bota juaj është shumë e vlerësuar. Është e pasur biologjikisht. Ndodheni mbi një trofe që duhet të mbroni nëse do të jeni kujdestarët dhe përfituesët e saj. Merrini parasysh popujt në botën tuaj që e humbën lirinë e tyre sepse jetonin në një vend të konsideruar të vlefshëm nga të tjerët. Është tani e gjitha familja njerëzore që është e rrezikuar.
~
“Për arsyen se vizitorët janë aq të aftë për të projektuar mendime dhe për të ndikuar në Mjedisin Mendor të njerëzve, si mund t’ia sigurojmë vetes që ajo që shohim është e vërtetë?”
Themeli i vetëm për perceptimin e urtë është kultivimi i Dijes. Nëse besoni vetëm atë që shihni, atëherë do të besoni vetëm atë që ju tregohet. Ka shumë, na është thënë, që e kanë këtë perspektivë. Madje e kemi mësuar që të Urtët kudo duhet të fitojnë një vision më të madh dhe një aftësi dalluese më të madhe. Është e vërtetë që vizitorët mund të projektojnë imazhe të shenjtorëve tuaj dhe të figurave tuaja fetare. Megjithëse kjo nuk praktikohet shpesh, sigurisht mund të përdoret në mënyrë për të krijuar angazhim dhe devotshmëri midis atyre që janë tashmë të dhënë ndaj besimeve të tilla. Këtu spiritualiteti juaj bëhet një zonë prekshmërie ku Urtësia duhet të përdoret.
Por Krijuesi ju ka dhënë Dijen si themel për aftësi dalluese të vërtetë. Mund të dini atë që shohni nëse e pyesni veten nëse është e vërtetë. Por për ta bërë këtë, duhet ta keni këtë themel, dhe kjo është arsyeja pse mësimi në Udhën e Dijes është aq thelbësor për të mësuar Spiritualitetin e Komunitetit të Madh. Pa të, njerëzit do të besonin atë që duan të besojnë, dhe do të mbështeteshin në atë që shohin dhe në atë që i tregohet. Dhe potenciali i tyre për liri do të jetë tashmë humbur, sepse nuk ishte kurrë i lejuar për të lulëzuar në radhë të parë.
~
“Ju flisni për mbajtjen e Dijes të gjallë në botë. Sa veta do të duhen për ta mbajtur Dijen të gjallë në botë?”
Ne nuk mund t’ju japim një numër, por duhet të jetë mjaft e fortë për të gjeneruar një ze brenda kulturave tuaja. Nëse ky mesazh mund të merret vetëm nga disa, ata nuk do ta kenë këtë zë ose këtë fuqi. Ketu ata duhet të shpërndajnë urtësinë e tyre. Nuk mund të jetë thjesht për edifikimin e tyre. Shumë të tjerë duhet të mësojnë për këtë mesazh, më shumë sesa mund ta marrin sot.
~
“Ka ndonjë rrezik në prezantimin e këtij mesazhi?”
Ka gjithmonë një rrezik në prezantimin e së vërtetës, jo vetëm në botën tuaj, por tjetërkund. Njerëzit fitojnë avantazhe nga rrethanat ashtu siç ekzistojnë aktualisht. Vizitorët do t’i ofrojnë avantazhe atyre në fuqi që mund t’i pranojnë dhe që nuk janë të fortë me Dijen. Njerëzit bëhen të mësuar me avantazhet e tyre dhe e ndërtojnë jetën e tyre mbi to. Kjo i bën rezistent ose edhe armiqësor ndaj prezantimit të së vërtetës, e cila thërret për përgjegjësinë e tyre në shërbim të të tjerëve dhe që mund të kërcënojë themelin e pasurisë së tyre dhe arritjeve të tyre.
Kjo është arsyeja pse ne jemi të fshehur dhe nuk ecim në botën tuaj. Me siguri vizitorët do të na shkatërronin nëse mund të na gjenin. Por njerëzimi mund të kërkojë të na shkatërrojë gjithashtu për shkak të asaj që përfaqësojmë, për shkak të sfidës dhe të realitetit të ri që shfaqim. Jo të gjithë janë gati për të marrë të vërtetën edhe pse është shumë e nevojshme.
~
“A mund individët që janë të fortë me Dije të ndikojnë tek vizitorët?”
Mundësitë e suksesit këtu janë shumë të kufizuara. Keni të bëni me kolektive qeniesh të krijuara për të qenë në përputhje, të cilave e gjithë jeta dhe përvoja është përfshirë dhe krijuar nga një mentalitet kolektiv. Ata nuk mendojnë për vete. Për këtë arsye, ne nuk ndjejmë që mund të ndikoni tek ta. Ka pak njerëz midis familjes njerëzore që e kanë fuqinë për ta bërë këtë, por edhe këtu mundësia për sukses do të ishte shumë e kufizuar. Atëherë përgjigjja duhet të jetë “jo”. Për të gjitha qëllimet praktike, nuk mund të fitoni mbi ta.
~
“Si janë kolektivet ndryshe nga një njerëzim i bashkuar?”
Kolektivet janë të përbërë nga raca të ndryshme dhe nga ata që janë krijuar për t’i shërbyer këto raca. Shumë nga qeniet që hasen në botë janë krijuar nga kolektivet për të qenë shërbëtorë. Trashgimia e tyre gjenetike i është humbur me kohë. Janë krijuar për të shërbyer, ashtu siç ju krijoni kafshë për t’ju shërbyer. Bashkëpunimi njerëzor që po promovojmë është një bashkëpunim që ruan vetëvendosjen e individëve dhe sjell një pozitë fuqie nga e cila njerëzimi mund të bashkëveprojë, jo vetëm me kolektivet, por edhe me të tjerë që do të vizitojnë bregjet tuaja në të ardhmen.
Një kolektiv është i bazuar mbi një besim, një seri parimesh dhe një autoritet. Theksimi i tij është besnikëria e plotë ndaj një ideje ose një ideali. Jo vetëm është kjo e nxitur në edukimin e vizitorëve tuaj, por në kodin e tyre gjenetik gjithashtu. Kjo është arsyeja pse ata sillen në mënyrën që sillen. Kjo është edhe fuqia dhe dobësia e tyre. Ata kanë fuqi të madhe në Mjedisin Mendor sepse janë të bashkuar. Por janë të dobët sepse nuk mund të mendojnë për vete. Nuk mund të merren me kompleksitetet ose vështirësitë në mënyrë shumë të suksesshme. Një burrë ose grua e Dijes do të ishin të pakuptueshëm për ta.
Njerëzimi duhet të bashkohet për të ruajtur lirinë e vetë, por ky është një themel shumë i ndryshëm nga krijimi i një kolektivi. Ne i quajmë “kolektive” sepse janë kolektive prej shumë racash dhe kombësish. Kolektivet nuk janë një racë. Megjithëse ka shumë raca në Komunitetin e Madh që janë të udhëhequra nga një autoritet sundues, një kolektiv është një organizatë që shtrihet matanë besnikërisë së një race ndaj botës së vetë.
Kolektivet mund të kenë fuqi të madhe. Por për shkakun se ka shumë kolektive, ata janë në konkurrencë me njëri-tjetrin, gjë e cila e parandalon njërin prej tyre të bëhet sundues. Gjithashtu, raca të ndryshme në Komunitetin e Madh kanë mosmarrëveshje të vjetra me njëra-tjetrën, të cilat janë të vështira për t’u pajtuar. Ndoshta ato kanë konkurruar për një kohë të gjatë për të njëjtat burime. Ndoshta konkurrojnë me njëra-tjetrën për të shitur burimet që kanë. Por një kolektiv është një çështje e ndryshme. Siç e kemi thënë këtu, nuk është i bazuar mbi një racë ose një botë. Janë rezultati i pushtimit dhe sundimit. Kjo është arsyeja pse vizitorët tuaj janë të përbërë nga raca të ndryshme qeniesh në nivele të ndryshme autoriteti dhe udhëri.
~
“Në botët e tjera që janë bashkuar në mënyrë të suksesshme, a e kanë ruajtur lirinë e tyre individuale të mendimit?”
Në shkallë të ndryshme. Disa në një shkallë shumë të lartë, të tjerë më pak, varësisht nga historia e tyre, përbërja e tyre psikologjike dhe nevojat e mbijetesës së tyre. Jeta juaj në botë ka qenë relativisht e lehtë në krahasim me atje ku racat e tjera janë zhvilluar. Shumica e vendeve ku jeta inteligjente ekziston janë kolonizuar, sepse nuk ka aq shumë planete tokësore si e juaja që kanë një pasuri të tillë burimesh biologjike. Liria e tyre, në pjesë të madhe, varet nga pasuria e mjediseve të tyre. Por kanë qenë të gjithë të suksesshëm në kundërshtimin e infiltrimit jashtëtokësor dhe kanë vendosur linjat e tyre të tregtisë dhe komunitkimit, të bazuar mbi vetëvendosjen e tyre. Kjo është një arritje e rrallë dhe duhet të fitohet dhe ruhet.
~
“Çfarë do të kërkojë arritja e unitetit njerëzor?”
Njerëzimi është shumë i prekshëm në Komunitetin e Madh. Kjo prekshmëri, në kohë, mund të nxisë një bashkëpunim thelbësor midis familjes njerëzore, sepse duhet të lidheni dhe të bashkoheni për të mbijetuar dhe për të përparuar. Kjo është pjesë e të pasurit një ndërgjegje Komuniteti të Madh. Nëse është e bazuar mbi parimet e kontributës, lirisë dhe vetëshprehjes njerëzore, atëherë vetëmjaftueshmëria juaj mund të bëhet shumë e fortë dhe shumë e pasur. Por duhet të ketë bashkëpunim më të madh në botë. Njerëzit nuk mund të jetojnë për vete vetëm ose për të vënë qëllimet e tyre personale mbi dhe matanë nevojave të të gjithë të tjerëve. Disa mund ta shohin këtë si një humbje lirie. Ne e shohim si një garanci për liri të ardhshme. Sepse duke marrë parasysh qëndrimet akuale të përhapura në botë sot, liria juaj e ardhshme do të jetë shumë e vështirë për të siguruar ose mbajtur. Kini kujdes. Ata që janë të nxitur nga egoizmi i tyre janë kandidatët perfektë për ndikimin dhe manipulimin e huaj. Nëse janë në pozicione fuqie, do të japin pasurinë e kombit të tyre, lirinë e kombit të tyre dhe burimet e kombit të tyre për të fituar avantazhe për vete.
Prandaj, bashkëpunim i madh është i nevojshëm. Me siguri mund ta shihni këtë. Me siguri kjo është e dukshme edhe brenda botës suaj. Por kjo është shumë e ndryshme nga jeta e kolektivit, ku racat janë të dominuara dhe të kontrolluara, ku ata që janë në përputhje sillen në kolektiv, dhe ata që nuk janë, tjetërsohen ose shkatërrohen. Me siguri një vendosje e tillë, megjithëse mund të ketë ndikim të konsiderueshëm, nuk mund të jetë e dobishme për anëtarët e saj. Por kjo është rruga që shumë në Komunitetin e Madh kanë marrë. Ne nuk dëshirojmë ta shohim njerëzimin të bjerë në një organizatë të tillë. Do të ishtë një tragjedi dhe një humbje e madhe.
~
“Sa ndryshe është perspektiva njezëzore nga e juaja?”
Një nga ndryshimet është që kemi zhvilluar një perspektivë Komuniteti të Madh, e cila është një mënyrë për të parë botën më pak e përqendruar mbi veten. Është një pikëpamje që jep qartësi më të madhe dhe mund të sjellë siguri më të madhe në lidhje me problemet më të vogla që përballoni në çështjet tuaja ditore. Nëse mund të zgjidhni probleme më të mëdha, mund të zgjidhni probleme më të vogla. Keni një problem të madh. Çdo njeri në botë po përballon këtë problem të madh. Mund t’ju bashkojë dhe t’ju lejojë të tejkaloni ndryshimet dhe konfliktet tuaja të vjetra. Është kaq e madhe dhe kaq e fuqishme. Kjo është arsyeja pse ne themi që ka një mundësi për shpengim brenda pikërisht ato rrethanat që kërcënojnë mirëqenien tuaj dhe të ardhmen tuaj.
Ne e dimë se fuqia e Dijes brenda individit mund ta ristaurojë atë individ dhe të gjitha marrëdhëniet e tyre në një nivel më të lartë arritjeje, njohjeje dhe aftësie. Duhet ta zbuloni këtë për vete.
Jetët tona janë shumë të ndryshme. Një nga ndryshimet është që jetët tona janë të dhëna ndaj shërbimit, një shërbim që kemi zgjedhur. E kemi lirinë për të zgjedhur dhe atëherë shërbimi ynë është i vërtetë dhe kuptimplotë dhe është i bazuar mbi mirëkuptimin tonë. Në mes të grupit tonë ka përfaqësuesë nga disa bota të ndryshme. Kemi ardhur së bashku në shërbim të njerëzimit. Ne përfaqësojmë një aleancë të madhe që është më shpirtërore në natyrë.
~
“Mesazhi po vjen përmes një burri. Pse nuk po kontaktoni të gjithë në qoftë se kjo ësht kaq e rëndësishme?”
Është thjesht një çësthje efikasiteti. Ne nuk e kontrollojmë se kush është zgjedhur për të na marrë. Kjo është puna e të Padukshmëve, të cilët do të quanit me të drejt “Engjëj”. Ne mendojmë për ta në këtë mënyrë. E kanë zgjedhur këtë person, një person që nuk ka asnjë pozicion në botë, që nuk është i njohur në botë, një individ që është zgjedhur për shkak të cilësive të tij dhe për shkak të trashgimisë së tij në Komunitetin e Madh. Ne jemi të gëzuar që kemi një përmes të cilit mund të flasim. Nëse flasim nëpërmjet më shumë, ata ndoshta nuk do të pajtohen me njëri-tjetrin, dhe mesazhi do të bëhej i hutuar dhe i humbur.
E kuptojmë, nga studentësia jonë, që transmitimi i urtësisë shpirtërore është i dhënë zakonisht përmes një, me mbështetjen e të tjerëve. Ky individ duhet të mbajë peshën, barrën dhe rrezikun e të qenit ashtu i zgjedhur. Ne e respektojmë atë për ta bërë këtë, dhe e kuptojmë se çfarë barre mund të jetë. Kjo ndoshta do të keqinterpretohet, dhe kjo është arsyeja pse të Urtët duhet të ngelen të fshehur. Ne duhet të ngelemi të fshehur. Ai duhet të ngelet i fshehur. Në këtë mënyrë, mesazhi mund të jepet, dhe lajmëtari mund të ruhet. Vizitorët do ta kundërshtojnë, dhe tashmë po e kundërshtojnë. Kundërshtimi i tyre mund të jetë i fortë, por do të jetë i drejtuar kryesisht tek lajmëtari vetë. Është për këtë arsye që lajmëtari duhet të ruhet.
Ne e dimë që përgjigjet e këtyre pyetjeve do të gjenerojnë më shumë pyetje. Dhe shumë prej këtyre nuk mund të kenë përgjigje, ndoshta edhe për një kohë të gjatë. Të urtët kudo duhet të jetojnë me pyetje që ende nuk mund të kenë përgjigje. Është përmes durimit të tyre dhe qëndrueshmërisë së tyre që përgjigje të vërteta dalin dhe që ata janë në gjendje t’i përjetojnë dhe t’i materializojnë.