Aleatët e Njerëzimit po prezantohet për t’i përgatitur njerëzit për një realitet plotësisht të ri që është kryesisht i fshehur dhe i panjohur në botë sot. Jep një perspektivë të re që i fuqizon njerëzit për të përballuar sfidën dhe oportunitetin më të madh që ne, si racë, kemi hasur ndonjëherë.
Brifingjet e Aleatëve të Njerëzimit përmbajnë një seri deklaratash kritike, nëse jo alarmuese rreth ndërhyrjes jashtëtokësore në rritje dhe integrimi me racën njerëzore dhe rreth aktiviteteve dhe programit të fshehur jashtëtokësor.
Qëllimi i Brifingjeve të Aleatëve të Njerëzimit nuk është të japin prova të forta rreth realitetit të vizitimit jashtëtokësor në botën tonë, i cili është tashmë mirë i dokumentuar në shumë libra dhe gazeta kërkimesh të tjera të mira mbi subjektin. Qëllimi i Brifingjeve të Aleatëve është të drejtojë implikimet dramatike dhe të gjera të këtij fenomeni, të sfidojë prirjet dhe supozimet tona njerëzore në lidhje me të dhe ta lajmërojë familjen njerëzore për pragun e madh që po përballojmë tani.
Brifingjet japin një paraqitje të shkurtër të realitetit të jetës inteligjente në univers dhe çfarë Kontakti do të thotë me të vërtetë. Për disa lexuesë, ajo që zbulohet në Brifingjet e Aleatëve të Njerëzimit do të jetë plotësisht e re. Për të tjerë, do të jetë një konfirmin të gjërave që i kanë pasur ndjerë dhe ditur me kohë.
Megjithëse këto Brifingje sjellin një mesazh urgjent, ato gjithashtu flasin për lëvizjen drejt një ndërgjegje më të lartë të quajtur “Dije”, e cila përfshin një aftësi telepatike më të madhe përmes njerëzve dhe midis racave. Në dritë të kësaj, Brifingjet e Aleatëve iu transmetuan autorit, Marshall Vian Summers nga një grup multi-racor jashtëtokësor individësh që i referojnë vetes si “Aleatët e Njerëzimit”.
Ata e përshkruajnë veten si qenie fizike nga botë të tjera që janë mbledhur në sistemin tonë dillor me qëllim për të vëzhguar kominikimet dhe aktivitet e atyre racave jashtëtokësore që janë këtu në botën tonë duke ndërhyrë në çështjet njerëzore. Ata theksojnë se ata vetë nuk janë të pranishëm fizikisht në botën tonë dhe po japin urtësinë e nevojshme, jo teknologji ose ndërhyrje.
Brifingjet e Aleatëve iu dhanë autorit në një periudhë prej mbi një viti. Ato japin perspektivë dhe vizion në një çështje komplekse të cilën pavarësisht nga dekada provash në rritje, vazhdon të ngatërrojë ekspertët. Por kjo pikëpamje nuk është romantike, spekulative ose idealistike në qasjen e saj ndaj kësaj çështjeje. Përkundrazi, është troç realistike dhe pa kompromis, në pikën ku mund të jetë mjaft sfiduese, edhe për një lexues që është i ditur mirë në këtë çështje.
Atëherë, për të marrë atë që këto Brifingje kanë për të dhënë, kjo kërkon që të pezulloni, për një moment të paktën, shumë nga besimet, supozimet dhe pyetjet që mund të keni rreth Kontaktit jashtëtokësor, dhe madje edhe për mënyrën se si këto Brifingje janë marrë. Përmbajtja e këtyre Brifingjeve është si një masazh në një shishe e dërguar këtu nga matanë botës. Pra, nuk duhet të jemi aq të shqetësuar për shishen, por për mesazhin vetë.
Për të kuptuar vërtet këtë mesazh sfidues, duhet të përballojmë e të vëmë në pyetje shumë nga supozimet dhe prirjet e përhapura në lidhje me mundësinë dhe realitetin e Kontaktit. Këto përfshijnë:
- mohim;
- pritje shpresëdhënëse;
- keqinterpretimi i provave për të pohuar besimet tona;
- të duash e të presësh shpëtim nga “vizitorët”;
- të besosh që teknologjia jashtëtokësore do të na shpëtojë;
- të ndihesh i pashpresë dhe i nënshtruar ndaj asaj që supozojmë se është një forcë superiore;
- të kërkosh hapje nga qeveritë, por jo nga jashtëtokësorët;
- të dënosh udhëheqësit dhe institucionet njerëzore, ndërsa duke mbajtur pranim të padiskutueshëm të “vizitorëve”;
- të supozosh që për arsyen se ata nuk na kanë sulmuar ose pushtuar, duhet të jenë këtu për të mirën tonë;
- të supozosh që teknologjia e avancuar është e barabartë me etikë dhe spiritualitet të avancuar;
- të besosh që ky fenomen është një mister, kur në fakt është një ngjarje e kuptueshme;
- të besosh që jashtëtokësorët në ndonjë mënyrë kanë pretendime ndaj njerëzimit dhe ndaj këtij planeti;
- dhe të besosh që njerëzimi është i pashpengueshëm dhe nuk mund t’ia dalë vetë.
Brifingjet e Aleatëve sfidojnë supozime dhe prirje të tilla dhe i shpërthejnë shumë prej miteve që kemi aktualisht rreth atyre që na vizitojnë dhe pse janë këtu.
Brifingjet e Aleatëve të Njerëzimit na japin një pikëpamje më të madhe dhe një mirëkuptim më të thellë të fatit tonë brenda një panorame më të gjerë jete inteligjente në univers. Në mënyrë për ta arritur këtë, Aleatët nuk i flasin mendjes sonë analitike, por Dijes sonë, pjesa më e thellë e qenies sonë ku e vërteta, megjithëse e turbullt, mund të dallohet dhe përjetohet drejtpërdrejt.
Aleatët e Njerëzimit do të ngrejnë shumë pyetje, të cilat do të kërkojnë eksplorim dhe soditje të mëtejshme. Fokusi i tij nuk është të japë emëra, data dhe vende, por për të sjellë një perspektivë mbi pranisë jashtëtokësore në botë and mbi jetën në univers që ne si qenie njerëzore nuk mund të kemi përndryshe.
Ndërsa ende jetojmë në izolim në sipërfaqen e botës, ende nuk mund ta shohim e dimë se çfarë po ndodh në lidhje me jetën inteligjente matanë kufijve tona. Për këtë, kemi nevojë për ndihmë, ndihmë të një lloji shumë të jashtëzakonshëm. Ne mund mos ta dallojmë ose pranojmë një ndihmë të tillë së pari. Madje, është këtu.
Qëllimi i deklaruar i Aleatëve është të na lajmërojë për rreziqet e hyrjes në një Komunitet të Madh jete inteligjente dhe për të na ndihmuar në kalimin e suksesshëm të këtij pragu të madh në mënyrë të tillë që liria, sovraniteti dhe vetëvendosja mund të ruhen.
Aleatët janë këtu për të këshilluar për nevojën për njerëzimin për të vendosur “Regullat tona të Angazhimit” gjatë kësaj kohe të paprecedent. Sipas Aleatëve, nëse jemi të urtë, të përgatitur e të bashkuar, do të jemi në gjendje të marrim vendi tonë të destinuar si një racë e pjekur dhe e lirë në Komunitetin e Madh.
Me kalimin e kohës që kjo seri Brifingjesh u dha, Aleatët përsëritën disa ide kyçe që ndjenin se ishin thelbësore për kuptueshmërinë tonë. Ne i kemi mbajtur këto përsëritje në Brifingjet në mënyrë për të ruajtur synimin dhe integritetin e komunikimit të tyre. Për shkak të natyrës urgjente të mesazhit të Aleatëve dhe për shkak të forcave në botë që do ta kundërshtojnë këtë mesazh, ka një urtësi dhe një domodoshmëri në këto përsëritje.
Pas botimit të Aleatëve të Njerëzimit në 2001, Aleatët sollën një seri të dytë Brifingjesh për ta plotësuar mesazhin e tyre thelbësor për njerëzimin. Aleatët e Njerëzimit libri i dytë, i botuar në 2005 paraqit informacione të reja befasuese mbi ndërveprimet midis racave në universin tonë lokal dhe mbi natyrën, qëllimin dhe aktivitetet më të fshehura të atyre racave që po ndërhyjnë në çështjet njerëzore.
Aleatët iniciuan komunikim përsëri në 2008, duke e përshkruar më tej mjedisin e ndërlikur në të cilin njerëzimi po hyn. Seria e tretë e Brifingjeve u botua në 2012.
Ne tek Society (Shoqata) për Mesazhin e Ri konsiderojmë se këto tre seri Brifingjesh përmbajnë një nga mesazhet më të rëndësishme të komunikuara në botë sot.
Aleatët e Njerëzimit nuk është thjesht një libër tjetër spekulimi rreth fenomenit UFO/jashtëtokësor. Është një mesazh i vërtetë transformues i synuar drejtpërdrejt tek qëllimi themelor i Ndërhyrjes jashtëtokësore në mënyrë për të rritur ndërgjegjësimi që do të na duhet për të përballuar sfidat dhe oportunitetet që ndodhen përpara.