Brifingu i dytë: Pse Ndërhyrja po ndodh
Mund të pyesni në fillim “Pse bota jonë po vizitohet? Pse ka një Ndërhyrje?” Ka disa përgjigje për këto pyetje thelbësore, disa prej të cilave janë të dukshme, dhe disa që nuk janë.
Padyshim, jetoni në një botë të bukur me shumëllojshmëri biologjike të madhe. Është një botë që nuk është shkatërruar përmes shfrytëzimit, megjithëse është në rrezik të jetë ashtu. Është një botë që përmban burime biologjike të pamasë, burime jetëdhënëse, burime që janë të rralla dhe të vështira për t’u gjetur në një Komunitet të Madh botësh shterpë. Ju, me siguri, nuk e kuptoni vlerën e botës suaj. Duke mos pasur kurrë jetuar jashtë, ende nuk mund ta vlerësoni mrekullinë e botës në të cilën jetoni dhe pse është aq e vlerësuar nga të tjerët. Por merrni parasysh këtë: ju jetoni në një botë me një mjedis jashtëzakonisht të butë dhe bukuri dhe shumëllojshmëri biologjike të pamasë. Jetoni në një botë që ka burime ujore të pamasë. Jetoni në një botë që ka sipërfaqe të mëdha toke të banueshme për ato racat që mund të marrin frymë në atmosferën tuaj. Keni një botë tani që ka një prani dhe infrastrukturë njerëzore që mund të integrohet në teknologjitë e huaja. I përkisni një race njerëzish që është e zgjuar, megjithëse besëtyte dhe injorante për jetën në univers, pra që ju bën të përpunueshëm dhe të ndjeshëm ndaj bindjes dhe nxitjes. Ju jetoni në një parajsë virtuale. Kjo është mënyra se si bota juaj perceptohet.
Kur erdhëm së pari në botën juaj dhe e vëzhguam nga afër, ishim të çuditur. Është shumë më e bukur dhe e pasur sesa e kishim përfytyruar. Megjithëse nuk kemi qenë kurrë në sipërfaqen e botës suaj, mund ta shohim edhe nga pika jonë e vëzhgimit se çfarë vend i lavdishëm duhet të jetë. Kemi parë Ndërhyrje si ajo që po ndodh në botën tuaj në bota të tjera me shumë më pak vlerë dhe merit. Atëherë, me siguri bota juaj është si një çmim. Pyetja është nëse do ta mbroni dhe ta ruani. Nëse nuk e bëni, të tjerët me siguri do ta marrin nga ju. A nuk keni parë këtë tashmë në historinë e botës suaj kur fiset dhe njerëzit vendas u pushtuan nga fuqi të huaja që kërkonin epërsi, dhe si pasuria e madhe që njerëzit vendas posedonin, madje e paditur për ta, e bëri vendin e tyre dhe botën e tyre aq të vlefshëm për të tjerët? A nuk e keni parë këtë? A nuk është shfaqur kjo në botën tuaj herë të panumërta? Po shfaqet ashtu edhe në këtë kohë.
Tani jeni ju popujt vendas. Dhe forca ndërhyrëse të fuqishme po vijnë në botën tuaj duke kërkuar për ta vendosur veten përmes mjeteve të holla, duke kërkuar për t’u bashkuar me njerëzimin në shpirt dhe në mish, duke kërkuar për të fituar një themel këtu nga i cili mund të vendosin autoritetin dhe epërsinë e tyre. Bota juaj është aq e tërheqëse, me siguri mund të shihni që një Ndërhyrje e tillë mund të ndodhë nëse mendoni për këtë.
Për Kolektivet, që jetojnë kryesisht në mjedise teknologjike, një botë e tillë është madhështore, spektakolare dhe e dobishme. Megjithatë, nuk janë të drejtuar nga një vlerësim artistik të botës suaj. Janë të drejtuar nga nevoja për burimet e botës suaj. E shohin si një çmim, më të mirin ndër shumë. Po e vëzhgojnë edhe në këtë moment.
Ardhja e armëve bërthamore në botën tuaj shkaktoi që Ndërhyrja të shkoj në fazën e saj të pjekur, sepse ata kuptojnë që nëse bëheni më të fortë dhe të keni fuqi teknologjike më të madhe, atëherë Ndërhyrja do të bëhet më e vështirë për t’u kryer. Ata duan që të besoni që ata po ndërhyjnë për t’ju shpëtuar nga vetëshkatërrimi juaj, por vërtet ata kërkojnë të ndërhyjnë para që situata të bëhet tepër e vështirë. Jeni bërë të fuqishën, por ende jo mjaft të fuqishëm. Ata po e shohin mjedisin e botës suaj që po shkatërrohet, dhe ndjejnë që nuk mund të presin.
Bota juaj është si një çmim. Pyetja është nëse do ta mbroni dhe ta ruani. Nëse nuk e bëni, të tjerët me siguri do ta marrin nga ju.
Këto janë ndoshta arsyet e qarta pse bota juaj po pëson një Ndërhyrja. Po për arsyet që nuk janë aq të qarta? Le të flasim për ato tani.
E panjohur për të gjithë përveç disa individë, ka depo sekrete të rëndësishme në botën tuaj, sepse bota juaj është përdorur edhe nga shoqëri të hirshme për të fshehur gjëra me vlerë thellë brenda saj. Për mijëmjeçarë, bota juaj ka qenë një strehë e sigurt për ruajtjen e gjërave të shenjta dhe të fuqishme. Ka disa në hierarkinë e Kolektiveve që dinë për këtë. Dhe kjo është arsyeja pse ata i japin botës suaj rëndësi të veçantë. Kjo është arsyeja pse ata kërkojnë të përdorin individët në botën tuaj që kanë aftësi psikike në mënyrë për të fituar akses te ata individët që kanë një njohuri të brendshme të këtyre thesarëve të fshehur të rëndësishëm.
Në fund të fundit, bota juaj, me burimet e saj biologjike të gjera, është një vend i shkëlqyer për të fshehur gjëra, gjëra të vogla, gjëra që mund të varrosen thellë nëntokë në vende shumë të vështira për t’u gjetur. Dhe për arsyen se njerëzit vendas ishin besëtytë dhe e kishin populluar tokën rrallë për aq gjatë, shumë gjëra me vlerë janë ruajtur këtu.
Po t’i zbulonit këto gjëra, pra, ndoshta do të dukeshin me pak vlerë ose përdorim për ju, sepse nuk e keni aftësinë ose Dijen për t’i përdorur. Por nëse të zbuloheshin nga ju, kjo do t’ju bënte jashtëzakonisht të vlefshëm në Komunitetin e Madh, sepse në një moment, do të kishit diçka që shumë të tjerë duan. Nuk do ta kishit aftësinë ose mjetet për ta mbrojtur atë që do të kishit zbuluar, dhe do të sillte vëmendje të jashtëzakonshme ndaj botës suaj, vëmendje që nuk do të donit.
Kjo është arsyeja pse të urtët mbeten të fshehur në univers. Kjo është arsyeja pse objektet e fuqisë, edhe urtësia vetë, duhen ruajtur dhe mbrojtur. Është e njëjta në botën tuaj, me siguri. Më të urtit janë më të fshehurit. Ata që kanë Dijen më të madhe janë më të vështirët për t’u gjetur, përveç nga ata që kanë për qëllim t’i gjejnë.
Disa nga këto depozitat u shkatërruan përmes cikleve natyrore të evolucionit të tokës suaj. U shkatërruan përmes ngjarjeve natyrore. Por disa ende ekzisojnë. Dhe për shkakun se Ndërhyrja është në rrugë e sipër, ata që i kanë fshehur këto gjëra shumë kohë më parë nuk mund të kthehen për sigurinë e tyre.
Për mijëra vjet, bota juaj ka qenë një strehë e sigurt për ruajtjen e gjërave të shenjta dhe të fuqishme. Ka disa në hierarkinë e Kolektiveve që e dinë për këtë.
Kjo është arsyeja pse njerëzimi është vizituar për aq gjatë. Por nuk ka pasur kurrë një Ndërhyrje të kësaj shkalle ose natyre më parë. Kjo mund të jetë ngatërruese për disa njerëz, sepse ata mendojnë që Ndërhyrja është thjesht një shprehje tjetër të një vizitimi në rrugë e sipër dhe pranie jashtëtokësore në botë në rrugë e sipër, por kjo nuk është e vërtetë. Ende nuk e keni aftësinë për të dalluar miqtë nga armiqtë, aleatët tuaj nga kundërshtarët tuaj, përveç përmes shfaqes, dhe edhe aty do të duhet një depërtim më i thellë për ta bërë këtë përcaktim. Disa njerëz do të mendojnë që jemi kundërshtarët e njerëzimit dhe që ata që po ndërhyjnë janë aleatët e njerëzimit. Kjo është dukshëm e pavërtetë, por nuk është e qartë për ju. Sepse jeni pa urtësi dhe vetëdijë në këto çështje, dhe kjo është arsyeja pse kemi ardhur.
Bota juaj përban atëherë thesare të mëdha – thesare të mëdha në shumëllojshmërinë e saj biologjike, në burimet e saj ujore, në mjedisin e saj të butë dhe në thesaret e saj të fshehura. Megjithatë ka një arsye tjetër pse bota juaj është e vlefshme. Kjo nuk do të ishte e qartë për ju, sepse nuk do të dallonit këtë nga pika juaj e vëzhgimit. Dhe është që bota juaj është në një pozicion strategjik që është i vlefshëm për racat e tjera.
Për ta kuptuar këtë, do t’ju duhej të kishit një pasqyrë të konkurrencës midis Kolektiveve dhe vendosjeve politike dhe ekonomike në rajonin në të cilin jetoni. Ka shumë pjesëmarrës. Ka konflikte, megjithëse lufta rrallë ushtrohet. Konkurrenca ushtrohet në mënyra më të holla dhe të zgjuara, sepse teknologjia mund të ndahet, kopjohet ose blihet. Është fuqia në Mjedisin Mendor, fuqia e bindjes dhe fuqia e depërtimit që mban avantazhin më të madh këtu. Njerëzimi ende nuk e ka kuptuar këtë, sepse është akoma brutal në ushtrimin e fuqive të tij. Por edukimi juaj në lidhje me Komunitetin e Madh duhet të fillojë në një kohë. Dhe me siguri, kjo është koha!
Pozicioni strategjik i botës suaj i shton rëndësisë së saj. Ka disa Kolektive që po konkurrojnë për epërsi në botën tuaj. Po konkurrojnë me njëri-tjetrin, megjithëse nuk janë në luftë. Jemi të sigurt që mund të mendoni për shembuj të kësaj brenda botës suaj. Për shembull, shumë kombe në botën tuaj mund të konkurrojnë për pasuritë e një vendi të varfër. Një konkurrencë e tillë po ndodh tani, dhe kjo është arsyeja pse Ndërhyrja ka disa fytyra. Kjo është arsyeja pse do të shihni shumë lloje të ndryshme anijesh lartë tokave tuaja. Do të hasni raca të ndryshme qeniesh, dhe kjo do të jetë ngatërruese, dhe do të mendoni: “Disa janë të mirë, disa janë të këqinj. Disa janë këtu për të ndihmuar, dhe disa ndoshta nuk janë këtu për të ndihmuar.” Por vetëm po supozoni. Dhe janë vetëm pritjet tuaja shpresëdhënëse që ju inkurajojnë të mendoni që çdokush që është në sipërfaqen e botës suaj është këtu për të mirën tuaj.
Aleatët tuaj nuk do të ndërhyjnë. Aleatët tuaj nuk do të kërkojnë t’ju manipulojnë ose t’ju japin fuqi që ende nuk mund të merrni, ose t’ju japin teknologji që ende nuk mund të përdorni në mënyrë konstruktive. Aleatët tuaj nuk kërkojnë t’ju pushtojnë ose t’ju bëjnë pjesë të shoqatave të tyre.
Para se mund të përparoni në Komunitetin e Madh, së pari duhet të mbijetoni. Dhe për të mbijetuar, duhet të bashkoheni dhe të mbroni botën tuaj nga ndërhyrje të tilla siç po ndodh këtu tani. Nëse mund të siguroni lirinë tuaj, atëherë Ndërhyrja do të jetë shumë e vështirë për t’u arritur, me mënyra ligjore të paktën. Dhe do t’ju duhet të bëheni një fuqi për t’u marrë parasysh, në vend të një race të dobët që po administron një planet të bukur.
Ne besojmë në të vërtetën dhe fuqinë e madhe që ndodhet në zemrën njerëzor, përndryshe nuk do ta kishim bërë udhëtimin e gjatë për të ardhur këtu, ose ta kishim vendosur veten në rrezik kaq të madh për të kaluar këto vite duke vëzhguar Ndërhyrjen dhe aktivitetet e saj. Aleatët tuaj besojnë në shpresën e njerëzimit.
Pozita strategjike e botës suaj i shton rëndësisë së saj. Ka disa Kolektive në konkurrencë për epërsi në botën tuaj.
Megjithatë, një respekt të tillë do ta gjeni të rrallë në Komunitetin e Madh. Sepse siç është e vërtetë në shumë vende, vlera juaj do të vendoset nga ajo që keni, atë që mund të tregtoni, atë që mund të shisni, atë që mund të dorëzoni. Kjo është jeta. Kjo është natyra. Teknologjia nuk e ndryshon këtë. Duhet ta mësoni këtë. Nëse besoni që teknologjia është shpëtimi juaj, do të shpëtoheni nga një racë tjetër që është teknologjikisht superiore ndaj jush.
Ju lutemi dëgjoni fjalët tona këtu. Flasim me përvojë të madhe. Nuk mund t’jau vërtetojmë këto gjëra derisa mund t’i shihni vetë. Dhe kur t’i shihni vetë, do të jetë aq e qartë! Ndërhyrja është aq e qartë! Por kush mund ta shohë? Nga pika juaj e vëzhgimit, është shumë më e vështirë për t’u dalluar. Dhe derisa të keni një edukim dhe perspektivë të Komunitetit të Madh, derisa të mësoni për realitetet e Komunitetit të Madh, si mund ta kuptoni? Zemra juaj do të di, por a mund të dëgjoni?
Njerëzit duan një rezultat të lumtur. Njerëzit duan të shmangin konfliktet dhe sfidat. Njerëzit nuk duan të ndryshojnë, domosdoshmërisht. Megjithatë, kjo nuk është ajo që sjell jeta.
Njerëzimi duhet të bëhet shumë më i fortë sesa është sot. Liria njerëzore duhet të jetë thirrja nxitëse. Atëherë kur pyesni “Pse bota jonë?”, duhet të kuptoni ato gjërat që kemi përmendur. Ajo që është e qartë do të jeni në gjendje ta shihni. Ajo që nuk është e qartë nuk do të jeni në gjendje ta shihni, por ende mund ta kuptoni. Mund të zgjidhni, sigurisht, të mosbesoni fjalët tona. Mund të besoni që është e pamundshme që mund të komunikojmë me ju në këtë mënyrë. Mund të dyshoni të gjithë procesin me të cilin komunikojmë. Mund ta hidhni poshtë këshilën tonë. E kuptojnë. Por duhet të ndiqni Urtësinë që jeton brenda jush për të ditur vërtet, dhe nëse dini vërtet, atëherë do të dini që jemi të vërtetë me ju.
Kjo është ku prova e vërtetë do të ndodhë. Nëse kërkoni një provë vetëm në demonstrim, pra, mund të bindeni për shumë gjëra. Por vetëm Dija brenda jush mund të bindet nga e vërteta vetë. Nuk mund të mashtrohet. Kjo është shpresa juaj më e madhe dhe më e fortë. Kjo është fuqia më e madhe në univers, dhe vizitorët tuaj nuk e përdorin. Ky është çelsi. Mësoni Udhën e Dijes dhe do ta keni çelsin. Nëse doni që gjërat t’ju tregohen, pra, do të çoheni në rrugë të gabuar. Do të bindeni nga fuqi të tjera. Do të ndiqni atë që doni në vend ta asaj që vërtet dini. Bota do të dorëzohet. Dhe sundimi do të jetë i plotë.
Jetoni në një moment kritik, ndoshta momenti më i madh në historinë e botës suaj. Keni ardhur në një kohë të madhe. A është kjo një aksident? A është një gabim? Apo ishte menduar për të qenë kështu? Ju që mund të jeni të pakënaqur në jetën tuaj, duke kërkuar një realitet më të madh dhe një kuptim më të madh, sigurisht duhet ta merrni këtë parasysh. Jeni popujt amtarë të një bote që po vizitohet me qëllim pushtimi dhe sundimi. Si do të përgjigjeni?
Zgjedhja është e juaja. Ne thjesht mund të këshillojmë. Asnjë në Komunitetin e Madh nuk do të vijë dhe t’ju shpëtojë. Të urtit nuk e bëjnë këtë. Ndoshta e vëni këtë në pyetje dhe thoni “Pse jo?” Duhet të na besoni në këtë çështje, sepse po të ndërhyjmë në një mënyrë ushtarake, nëse e grumbullojmë fuqinë për ta bërë këtë, botët tona do të vëhen në rrezik. Do të funksiononin jashtë juridiksionit tonë, duke shkelur rregullat e sjelljes të këtij juridiksioni. A mund ta shihni këtë?
Edhe ashtu, nëse njerëzimi të bëhet i fortë dhe i pavarur në univers, duhet të vendosë forcën dhe pavarësinë e vet. Nuk mund të shpëtohet. Ajo që po ju përballon është realiteti i jetës në univers. Nuk është një fuqi e keqe. Është thjesht i forti që përfiton nga i dobëti, nëse mundet. Kjo është natyra. Kjo është jeta. Derisa të arrini një kuptueshmëri shpirtërore më të madhe, një kuptueshmëri të Dijes, atëherë kjo është jeta që është e vërtetë. Dija është aq e rrallë në univers sesa është brenda botës suaj.
Shumë njerëz e vendosin të gjithë shpresën e tyre në të qenit të shpëtuar nga një racë më e madhe. Si do t’i dallojnë aleatët e tyre nga kundërshtarët e tyre? Ata janë gati për Ndërhyrjen. Do të kërkojnë të bashkohen me Ndërhyrjen, duke besuar se do të shpëtojë njerëzimin nga vetvetja, duke besuar atë që vizitorët tuaj vetë besojnë, sepse janë të bindur që njerëzimi është shumë i padisiplinuar, i paorganizuar dhe i padenjë edhe për të jetuar në një vend kaq të vlefshëm.
Nuk mund të keni një pamje fantastike, romantike të jetës në univers, nëse e kuptoni dhe përgatiteni për të në mënyrë të përshtatshme. Duhet të keni urtësi dhe kthjelltësi. Duhet të jeni pa vetëmashtrim në këtë çështje. Po jetoni në një mjedis bindjeje të jashtëzakonshme, jo vetëm bindje midis njerëzve, por bindje nga forca në Komunitetin e Madh që janë në mesin tuaj. Si do ta tejkaloni dhe kundërshtoni këtë ndikim në jetën tuaj? Duhet të jemi të theksuar dhe të përsëritur në atë që po theksojmë sepse duam t’ju ndihmojmë që të tejkaloni këto ndikime që ju mbajnë në një gjendje hutimi ose ambivalence në lidhje me pikërisht ato forcat që po kërcënojnë mirëqenien tuaj në këtë kohë.
Nuk keni pasur kurrë një situatë si kjo më parë. Me siguri nuk keni përballuar kurrë një Ndërhyrje të kësaj shkalle. Njerëzit do ta mohojnë ekzistencën e saj. Do të qeshin me të. Do ta përbuzin. Nuk duan që të jetë e vërtetë. Por kjo nuk e ndryshon realitetin.
Që nga seria jonë e parë të Brifingjeve, e kuptojmë që ka shumë njerëz që kanë pyetur për emrat tanë dhe identitetet tanë, nga vimë, e kështu më tej, sikur të duhej që t’i dinin këto gjëra për të besuar fjalët tona. Por nuk mund t’i tregojmë, sepse duhet të rrimë të fshehur, përndryshe do te ishim në rrezik të madh, dhe aleatët tuaj që na kanë dërguar për të qenë afër botës suaj do të jenë në rrezik të madh gjithashtu.
Shumë njerëz e vendosin të gjithë shpresën e tyre në të qenit të shpëtuar nga një racë më e madhe. Si do t'i njohin aleatët e tyre nga kundërshtarët e tyre? Janë tamam gati për Ndërhyrje.
Besimi duhet të vijë nga një kuptueshmëri më e thellë. Nuk janë informacione që ju duhen aq sa perspektivë. Nëse nuk mund ta shihni situatën në mënyrë të qartë, çfarë përfitimi ka të keni më shumë informacion? Nëse nuk mund ta njihni të vërtetën në zemrën tuaj, çfarë do t’ju sjellin informacionet? Keni nevojë për pak informacion. Keni nevojë për shumë perspektivë. Dhe ju duhet shumë guxim.
Pse po vizitohet bota juaj? Pse ka një Ndërhyrje? Mendoni për këto gjëra, dhe do të shihni në mënyrë të qartë. Është aq e dukshme.