Brifingu i pestë: Pragu: një shpresë e re për njerëzimin
Për t’u përgatitur pë praninë jashtëtoksore që është në botë, është e domosdoshme që të mësoni më shumë mbi jetën në Komunitetin e Madh, jeta e cila do të mbështjellë botën tuaj në të ardhmen, jetë të cilës ju do të bëheni pjesë.
Fati i njerëzimit gjithmonë ka qenë të hyjë në Komunitetin e Madh të jetës inteligjente. Kjo është e pashmangshme dhe ndodh në të gjitha botët ku jeta inteligjente është mbjellur dhe ka zhvilluar. Në fund, do t’ju duhet të kuptoni që jetoni brenda një Komuniteti të Madh. Dhe, në fund, do të gjeni që nuk jeni vetëm në botën tuaj, që vizitimi po ndodh dhe që do t’ju duhet të mësoni të haheni me raca, forca, besime dhe qëndrime divergjente që janë të përhapura në Komunitetin e Madh në të cilin jetoni.
Hyrja në Komunitetin e Madh është fati juaj. Izolimi juaj tashmë ka marrë fund. Megjithëse bota ka qenë e vizituar shumë herë në të kaluarën, gjendja juaj e izolimit ka marrë fund. Tani është e nevojshme për ju për të kuptuar që nuk jeni më vetëm – në univers ose edhe në botën tuaj. Ky mirëkuptim është i paraqitur më plotësisht në Mësimin e Spiritualitetit të Komunitetit të Madh që po paraqitet në botë sot. Roli ynë këtu është të përshkruajmë jetën siç ekziston në Komunitetin e Madh në mënyrë që mund të keni një kuptueshmëri më të thellë të panoramës më të madhe të jetës në të cilën po hyni. Kjo është e nevojshme në mënyrë për ju për të qenë të aftë për t’iu afruar këtij realiteti të ri me objektivitet, mirëkuptim dhe urtësi më të madhe. Njerëzimi ka jetuar në izolim relativ për aq gjatë që është e natyrshme për ju për të konsideruar që pjesa tjetër e universit funksionon sipas ideve, parimeve dhe shkencës që keni mabjtur të shenjta dhe mbi të cilat i bazoni aktivitetet tuaja dhe perceptimin tuaj të botës.
Komuniteti i Madh është i gjerë. Pikat e tij më të largëta nuk janë eksploruar ndonjëherë. Është më i madh sesa çdo racë mund të kuptojë. Brenda këtij krijimi madhështor, jeta inteligjente ekziston në të gjitha nivelet e evolucionit dhe në shprehje të panumërta. Bota juaj ndodhet në një pjesë të Komunitetit të Madh që është relativisht mirë e banuar. Ka shumë zona të Komunitetit të Madh që nuk janë eksploruar ndonjëherë dhe zona të tjera ku raca jetojnë në sekret. Gjithçka ekziston në Komunitetin e Madh në aspektin e manifestimeve të jetës. Dhe megjithëse jeta siç e kemi përshkruar duket e vështirë dhe sfiduese, Krijuesi punon kudo, duke i rikuperuar të ndarët nëpërmjet Dijes.
Në Komunitetin e Madh, nuk mund të ketë një fe, një ideologji ose një formë qeverie që mund t’i adaptohet të gjitha racave dhe të gjithë popujve. Prandaj, kur flasim për fe, flasim për spiritualitetin e Dijes, sepse kjo është fuqia dhe prania e Dijes që jeton në të gjithë jetën inteligjente – brenda jush, brenda vizitorëve dhe brenda racave të tjera që do të hasni në të ardhmen.
Atëherë, spiritualiteti universal bëhet një pikë qendrore e madhe. I sjell së bashku mirëkuptimet divergjente dhe idetë që janë të përhapura në botën tuaj dhe i jep realitetit tuaj shpirtëror një themel të përbashkët. Madje, studimi i Dijes nuk është vetëm ndërtues, është thelbësor për mbijetesën dhe përparimin në Komunitetin e Madh. Sepse për të qenë në gjendje të vendosni dhe të mbështesni lirinë dhe pavarësinë tuaj në Komunitetin e Madh, duhet ta keni këtë aftësi të madhe të zhvilluar në mes të mjaft njerëzve në botën tuaj. Dija është e vetmja pjesë e juaj që nuk mund të manipulohet ose ndikohet. Është burimi i të gjithë mirëkuptimit dhe veprimeve të urta. Bëhet domosdoshmëri brenda një mjedisi Komuniteti të Madh nëse liria vlerësohet dhe nëse dëshironi të vendosni fatin tuaj pa u integruar në një kolektiv ose shoqëri tjerët.
Hyrja në Komunitetin e Madh është fati juaj. Izolimi juaj tani ka marrë fund. Megjithëse bota juaj ka qenë e vizituar shumë herë në të kaluarën, gjendja juaj e izolimit tani ka marrë fund. Tani është e nevojshme për të kuptuar që nuk jeni më vetëm - në univers ose edhe brenda botës suaj.
Atëherë, ndërsa po paraqesim një situatë të rëndë në botë sot, po paraqesim gjithashtu një dhuratë të madhe dhe një shpresë të madhe për njerëzimin, sepse Krijuesi nuk do t’ju lëjë të papërgatitur për Komunitetin e Madh, i cili është më i madhi nga të gjitha pragjet që ju si racë do të përballoni. Ne kemi qenë të bekuar me këtë dhuratë gjithashtu. Ka qenë në posedimin tonë për shumë nga shekujt tuaj. Na është dashur ta mësojmë si nga zgjedhja dhe nga nevoja.
Në të vërtetë, është prania dhe fuqia e Dijes që na lejon t’ju flasim si Aleatët tuaj dhe t’ju japim informacionin që po japim në këto fjalime. Po mos ta kishim gjetur kurrë këtë Shpallje të madhe, do të ishim të izoluar në botët tona, të paaftë për të kuptuar forcat e mëdha në univers të cilat do t’i jepnin formë të ardhmes sonë dhe fatit tonë. Sepse dhurata që po jepet në botën tuaj sot na është dhënë neve dhe gjithashtu shumë racave të tjera që tregojnë shpresë. Kjo dhuratë është e rëndësishme sidomos për raca emergjente si e juaja që mbajnë një shpresë të tillë dhe madje janë aq të prekshme në Komunitetin e Madh.
Atëherë, ndërsa nuk mund të ketë vetëm një fe ose ideologji në univers, ka një parim, mirëkuptim dhe realitet shpirtëror universal që është i disponueshëm për të gjithë. Aq i plotë është që mund t’i flasë atyreve që janë jashtëzakonisht të ndryshëm nga ju. I flet shumëllojshëmërisë së jetës në të gjitha manifestimet e saj. Ju, që jetoni në botën tuaj, keni tani mundësinë për të mësuar për një realitet të madh të tillë, për të përjetuar fuqinë dhe hirin e tij për vete. Në të vërtetë, në fund të fundit kjo është dhurata që ne dëshirojmë të përforcojmë, sepse kjo do të ruajë lirinë tuaj dhe vetëvendosjen tuaj dhe do t’ia hapë derën një shprese më të madhe në univers.
Megjithatë, keni vështirësi dhe sfida të mëdha në fillim. Kjo ju kërkon që të mësoni një Dije më të thellë dhe një vetëdije më të madhe. Nëse i përgjigjeni kësaj sfide, do të bëheni përfituesi jo vetëm për vete, por për të gjithë racën tuaj.
Mësimi i Spiritualitetit të Komunitetit të Madh po paraqitet në botë sot. Nuk është paraqitur ndonjëherë më parë. Po jepet përmes një personi, që shërben si ndërmjetës dhe foles për këtë Traditë. Po dërgohet në botë në këtë kohë kritike ku njerëzimi duhet të mësojë për jetën e tij në Komunitetin e Madh dhe për forcat e mëdha që po e formësojnë botën sot.
Vetëm një mësim dhe një kuptueshmëri nga matanë botës mund t’ju japë këtë avantazh dhe këtë përgatitje.
Nuk jeni vetëm në ndërmarrjen e një pune të madhe të tillë, sepse ka të tjerë në univers që po e ndërmarrin këtë, edhe në fazën tuaj të zhvilimit. Jeni vetëm një nga shumë racat që po hyjnë në Komunitetin e Madh në këtë kohë. Secila mban shpresë dhe madje secila është e prekshme ndaj vështirësive, sfidave dhe ndikimeve që ekzistojnë në këtë mjedis të madh. Në të vërtetë, shumë raca e kanë humbur lirinë e tyre para se të arrihej ndonjëherë, për t’u bërë pjesë e kolektiveve, esnafeve tregtare ose shtetë klientë të fuqive më të mëdha.
Ne nuk dëshirojmë që kjo të ndodhë për njerëzimin, sepse do të ishte një humbje e madhe. Është për këtë arsye që ne jemi këtu. Është për këtë arsye që Krijuesi është aktiv në botë sot, duke sjellë një mirëkuptim të ri për familjen njerëzore. Është koha për njerëzimin për t’i dhënë fund konflikteve të tij të pandërprerë me vetveten dhe për t’u përgatitur për jetën në Komunitetin e Madh.
Ju jetoni në një zonë që ka një sasi të madhe aktivitetesh matanë sferës së sistemit tuaj diellor të vogël. Brenda kësaj zone, tregtia kryhet përgjatë rrugëve të caktuara. Botët ndërveprojnë, konkurrojnë dhe ndonjëherë hyjnë në konflikt me njëra-tjetrën. Oportunitetet kërkohen nga të gjithë që kanë interese tregtare. Ata kërkojnë jo vetëm burime, por edhe besnikëri nga bota si e juaja. Disa janë pjesë të kolektiveve më të gjera. Të tjerë i ruajnë aleacat e tyre në një shkallë shumë më të vogël. Botëve që janë në gjendje të hyjnë në Komuntetin e Madh në mënyrë të suksesshme i është dashur të ruajnë autonominë dhe vetë-mjaftueshmërinë e tyre në një masë të madhe. Kjo i liron nga ekspozimi ndaj forcave të tjera, gjë që do të shërbejë t’i shfrytëzojë dhe t’i manipulojë.
Është në të vërtetë vetë-mjaftueshmëria juaj dhe zhvillimi i mirëkuptimit dhe unitetit tuaj që bëhen më të domosdoshme për mirëqenien tuaj në të ardhmen. Dhe kjo e ardhme nuk është e largët, sepse tashmë ndikimi i vizitorëve po bëhet më i madh në botën tuaj. Shumë njerëz i kanë tashmë pranuar dhe tani shërbejnë si emisarët dhe ndërmjetësit e tyre. Shumë individë të tjerë shërbejnë tjesht si burim për programin e tyre gjenetik. Kjo ka ndodhur, siç e kemi thënë, shumë herë në shumë vende. Nu është një mister për ne, megjithëse mund të duket e pakuptueshme për ju.
Ndërhyrja është si një fatkeqësi dhe një oportunitet thelbësor. Nëse jeni në gjendje të përgjigjeni, nëse jeni në gjendje të përgatiteni, nëse jeni në gjendje të mësoni Dijen dhe Urtësinë e Komunitetit të Madh, atëherë do të jeni në gjendje t’i shtyni forcat që po ndërhyjnë në botën tuaj dhe të ndërtoni themelin për unitet më të madh midis popujve dhe fiseve tuaja. Ne sigurisht e inkurajojmë këtë, sepse kjo e përfocon lidhjen e Dijes kudo.
Në Komunitetin e Madh, lufta në një shkallë të madhe rrallë ndodh. Ka forca shtrënguese. Për një shkak, lufta trazon tregtinë dhe zhvillimin e burimeve. Si rezultat, kombet e mëdha nuk lejohen të veprojnë në mënyrë të pakujdesshme, sepse i pengon qëllimet e pjesëve të tjera, kombeve të tjera dhe interesave të tjera. Lufta civile ndodh periodikisht në botët, por luftë në shkallë të gjerë midis shoqërive dhe midis botëve është e rrallë në të vërtetë. Është pjesërisht për këtë arsye që aftësia në Mjedisin Mendor është vendosur, sepse kombet konkurrojnë me njëri-tjetrin dhe kërkojnë të ndikojnë mbi njëri-tjetrin. Për arsyen se askush nuk do të shkatërrojë burimet dhe oportunitetet, këto aftësi më të mëdha kultivohen me shkallë të ndryshme suksesi ndërmjet shumë shoqërive në Komunitetin e Madh. Kur këto lloj ndikimesh janë të pranishme, nevoja për Dije është akoma më e madhe.
Njerëzimi është keq i përgatitur për këtë. Madje, për shkak të trashgimisë suaj shpirtërore të pasur dhe nivelit në të cilin liria njerëzore ekziston në botë sot, ka shpresë që do të jeni në gjendje të ecni në këtë mirëkuptim më të madh dhe pra të siguroni lirinë tuaj dhe ta ruani.
Ka kufizime të tjera kundër luftës në Komunitetin e Madh. Shumica e shoqërive tregtare i përkasin esnafeve të gjera që kanë vendosur ligje dhe kodë sjelljeje për anëtarët e tyre. Kjo shërben të kufizojë aktivitetet e shumë që do të kërkojnë të përdorin forcën për të fituar akses në botë të tjera dhe në burimet e tyre prone. Që lufta të ndodhë në një shkallë të gjerë, shumë raca do të duhet të jenë të përfshira, dhe kjo nuk ndodh shpesh. E kuptojmë që njerëzimi është shumë luftarak dhe e përfytyron konfliktin në Komunitetin e Madh në aspektin e luftës, por në realitetit do të gjeni që kjo nuk është shumë e toleruar dhe që rrugë të tjera bindjeje përdoren në vend të forcës.
Prandaj, vizitorët tuaj nuk vijnë me armatime të mëdha. Ata nuk sjellin forca ushtarake të mëdha, sepse përdorin aftësitë që i kanë shërbyer në mënyrë të tjera – aftësi në manipulimin e mendimeve, impulseve dhe ndjenjave të atyreve që hasin. Njerëzimi është shumë i prekshëm ndaj bindjeve të tilla, duke pasur parasysh shkallën e besëtytnisë, konfliktit dhe mosbesimit që janë të përhapura në botën tuaj në këtë kohë.
Prandaj, për të kuptuar vizitorët tuaj dhe për të kuptuar ata që do të hasni në të ardhmen, duhet të vendosni një qëndrim më të pjekur ndaj përdorimit të forcës dhe ndikimit. Kjo është një pjesë thelbësore e edukimit tuaj të Komunitetit të Madh. Pjesë e përgatitjes për këtë do të jepet në Mësimin e Spiritualitetit të Komunitetit të Madh, por duhet të mësoni edhe përmes përvojës së drejtpërdrejtë.
Aktualisht, e kuptojmë, ka një pamje shumë fantastike të Komunitetit të Madh mes shumë njerëzve. Besohet se ata që janë teknologjikisht të avancuar janë shpirtërisht të avancuar gjithashtu, por mund t’ju sigurojmë se ky nuk është rasti. Ju vetë, megjithëse jeni më të avancuar teknologjikisht tani sesa ishit më parë, nuk keni avancuar shpirtërisht në një masë shumë të madhe. Keni më shumë fuqi, por me fuqinë vjen nevoja për përmbajtje më të madhe.
Ka nga ata në Komunitetin e Madh që kanë shumë më tepër fuqi se ju në nivelin teknologjik, madje edhe në nivelin e mendimit. Do të evoluoni për t’u marrë me ta, por armatimi nuk do të jetë fokusi juaj.
Sepse lufta në një shkallë ndërplanetare është aq shkatërruese që të gjithë humbin. Çfarë është humbja e një konflikti të tillë? Çfarë avantazhi siguron? Në të vërtetë, kur një konflikt i tillë ndodh, ndodh në hapësirë dhe rrallë në mjedise tokësore. Kombet mashtruese dhe ata që janë shkatërrues dhe agresiv janë shpejt të kundërshtuar, sidomos nëse ndodhen në një zonë mirë të populluar ku tregtia kryhet.
Prandaj, është e nevojshme për ju për të kuptuar natyrën e konfliktit në univers, sepse kjo do t’ju japë depërtim mbi vizitorët dhe nevojat e tyre – pse funksionojnë në mënyrën që janë, pse liria individuale është e panjohur midis tyre dhe pse mbështeten mbi kolektivet e tyre. Kjo i jep stabilitet dhe fuqi, por kjo i bën ata gjithashtu të prekshëm ndaj atyre që janë të aftë me Dije.
Dija ju lejon të mendoni në një numër të madh mënyrash, të perceptoni realitetin matanë asaj që është e qartë dhe të përjetoni të ardhmen dhe të kaluarën. Aftësi të tilla janë matanë arritjes së atyre që mund të ndjekin vetëm regjimet dhe diktatet e kulturave të tyre. Ju jeni shumë mbrapa vizitorëve teknologjikist, por e keni shpresën për të zhvilluar aftësi në Udhën e Dijes, aftësi të cilat do t’ju duhen dhe mbi të cilat duhet të mësoni të mbështeteni gjithmonë e më shumë.
Ne nuk do të ishim Aleatët e Njerëzimit po mos t’ju mësonim për jetën në Komunitetin e Madh. Ne kemi parë shumë. Kemi hasur shumë gjëra të ndryshme. Botët tona u mposhten dhe na u desh ta rifitonim lirinë tonë. E dimë, nga gabimet dhe nga përvoja, natyrën e konfliktit dhe sfidën që po përballoni sot. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përshtatshëm për këtë mision në shërbimin tonë për ju. Megjithatë nuk do të na takoni, dhe nuk do të vimë të takojmë udhëheqësit e kombeve tuaja. Ky nuk është qëllimi ynë.
Në të vërtetë, ju keni nevojë për sa më pak ndërhyrje të jetë e mundur, por keni nevojë për ndihmë të madhe. Ka aftësi të reja që duhet të zhvilloni dhe një mirëkuptim të ri që duhet të fitoni. Edhe një shoqëri dashamirëse, nëse të vinte në botën tuaj, do të kishte një ndikim të tillë dhe një impakt të tillë mbi ju që do të bëheshit të varur mbi ta dhe nuk do të vendosnit forcën tuaj, fuqinë tuaj dhe vetë-mjaftueshmërinë tuaj. Do të bëheshit aq të varur mbi teknologjinë e tyre dhe mbi mirëkuptimin e tyre që nuk do të ishin në gjendje t’ju linin. Dhe në të vërtetë, arritja e tyre do t’ju bënte akoma më të prekshëm ndaj ndërhyrjes në të ardhmen. Sepse do të dëshironit teknologjinë e tyre, dhe do të donit të udhëtonit nëpër korridoret e tregtisë në Komunitetin e Madh. Madje, nuk do të ishit të përgatitur, dhe nuk do të ishit të urtë.
Kjo është arsyeja pse miqtë tuaj të ardhshëm nuk janë këtu. Kjo është arsyeja pse ata nuk po vijnë t’ju ndihmojnë. Sepse nuk do të bëheshit të fortë nëse e bënin. Do të donit të lidheshit me ta, do të donit të kishit aleanca me ta, por do të ishit aq të dobët që nuk do të mund ta mbronit veten. Në esencë, do të bëheshit pjesë e kulturës së tyre, gjë të cilën ata nuk duan.
Ndoshta shumë njerëz nuk do të jenë në gjendje të kuptojnë atë që po themi këtu, por me kalimin e kohës kjo do të ketë kuptim të përsosur për ju, dhe do ta shihni urtësinë dhe nevojshmërinë e saj. Në këtë moment jeni tepër të dobët, shumë të shpërqendruar dhe shumë të konfliktuar për të krijuar aleanca të forta, edhe me ata që mund të jenë miqtë tuaj të ardhshëm. Njerëzimi ende nuk mund të flasë si një zë, dhe atëherë jeni të prirur për ndërhyrje dhe manipulim nga matanë.
Ndërsa realiteti i Komunitetit të Madh bëhet më i njohur brenda botës suaj, dhe nëse mesazhi ynë mund të arrijë mjaft njerëz, atëherë do të ketë një konsensus në rritje që ka një problem më të madh përballë njerëzimit. Kjo mund të krijojë një bazë të re për bashkëpunim dhe konsensus. Sepse çfarë avantazhi të mundhsëm mund të arrijë një komb në botën tuaj mbi një tjetër, kur e gjithë bota është e kërcënuar nga ndërhyrja? Dhe kush mund të kërkojë të fitojë fuqi individuale në një mjedis ku forca jashtëtokësore po ndërhyjnë? Nëse liria do të jetë e vërtetë në botën tuaj, duhet e përbashkët. Duhet të dallohet dhe njihet. Nuk mund të jetë privilegji i të paktëve, përndryshe nuk do të ketë fuqi të vërtetë këtu.
E kuptojmë nga të Padukshmit që tashmë ka njerëz që kërkojnë sundim botëror sepse besojnë se kanë bekimet dhe mbështetjen e vizitorëve. Ata kanë sigurinë e vizitorëve që do të ndihmohen në kërkimin e tyre të pushtetit. E megjithatë, çfarë po dorëzojnë ata, përveç çelsat e lirisë së vetë dhe lirisë së botës së tyre? Ata janë të paditur dhe të paurtë. Nuk mund ta shohin gabimin e tyre.
Ndërsa realiteti i Komunitetit të Madh bëhet më i njohur brenda botës suaj, dhe nëse mesazhi mund të arrijë mjaft njerëz, atëherë do të ketë një konsensues në rritje që ky është një problem i madh që po përbalon njerëzimin. Kjo mund të krijojë një bazë të re për bashkëpunim e konsensues.
E kuptojmë gjithashtu që ka nga ata që besojnë se vizitorët janë këtu për të përfaqësuar një rilindje shpirtërore dhe një shpresë të re për njerëzimin, por si mund ta dinë, ata që nuk dinë asgjë për Komunitetin e Madh? Është shpresa e tyre dhe dëshira e tyre që ky të jetë rasti, dhe dëshira të tilla akomodohen nga vizitorët, për arsye shumë të qarta.
Atë që ne po themi këtu është që nuk mund të ketë asgjë më pak se liri të vërtetë në botë, fuqi të vërtetë dhe unitet të vërtetë. Ne e bëjmë mesazhin tonë të disponueshëm për të gjithë, dhe kemi besim se fjalët tona mund të merren dhe konsiderohen seriozisht. Madje, nuk kemi kontroll për përgjigjen tuaj. Dhe bestytnitë dhe frikat e botës mund ta bëjnë mesazhin tonë matanë mundësive për shumë. Por shpresa është gjithmonë aty. Për t’ju dhënë më shumë, do të na duhej të merrnin përsipër botën tuaj, gjë të cilën nuk duam të bëjmë. Atëherë, po ju japim gjithçka që mund t’ju japim pa ndërhyrë në çështjet tuaja. Madje ka shumë që duan ndërhyrje. Duan që të shpëtohen nga dikush tjetër. Ata nuk kanë besim në mundësitë për njerëzimin. Nuk besojnë në fuqitë dhe aftësitë e qenishme të njerëzimit. Ata do të japin lirinë e tyre vullnetarisht. Ata do të besojnë atë që i thuhet nga vizitorët. Dhe do të shërbejnë mjeshtrit e tyre të rinjë, duke menduar se ajo që po i jepet është çlirimi i vetë.
Liria është diçka e çmuar në Komunitetin e Madh. Mos e harroni kurrë këtë. Liria juaj, liria jonë. Dhe çfarë është liria përveç aftësia për të ndjekur Dijen, realiteti që Krijuesi ju ka dhënë, dhe ta shprehni Dijen dhe ta kontribuoni Dijen në të gjitha shfaqet e saj?
Vizitorët tuaj nuk e kanë këtë liri. Është e panjohur për ta. Ata shohin kaosin në botën tuaj, dhe besojnë se rregulli që do të imponojnë këtu do të jetë shpengues për ju dhe do t’ju shpëtojë nga vetë-shkatërrimi juaj. Kjo është gjithçka që ata mund të japin, sepse është gjithçka që ata kanë. Dhe do t’ju përdorin, por nuk e konsiderojnë këtë të papërshtatshme, sepse ata vetë përdoren dhe nuk njohin aëternativë tjetër ndaj kësaj. Programimi i tyre, kushtëzimi i tyre është aq i plotë që t’i arrish ata në nivelin e spiritualitetit të tyre të thellë mban vetëm mundësi të largëta. Ju nuk e keni fuqinë për ta bërë këtë. Do t’ju duhej të ishit sumë më të fortë sesa jeni sot për të pasur një ndikim shpengues mbi vizitorët tuaj. Dhe madje, konformiteti i tyre nuk është aq i pazakontë në Komunitetin e Madh. Është shumë i zakonshëm në kolektivet e gjera, ku uniformiteti dhe pajtueshmëria janë thelbësore për funksionimin efektiv, veçanërisht mbi sipërfaqe të gjera hapësire.
Prandaj, mos e shikoni Komunitetin e Madh me frikë, por me objektivitet. Kushtet që po përshkruajmë tashmë ekzistojnë në botën tuaj. Mund t’i kuptoni këto gjëra. Manipulimi është i njohur për ju. Ndikimi është i njohur për ju. Thjesht nuk i keni hasur ndonjëherë në një shkallë të madhe të tillë, as nuk keni pasur ndonjëherë për të konkurruar me forma të tjera jete inteligjente. Si rezultat, nuk i keni aftësitë për ta bërë atë.
Ne flasim për Dijen sepse është aftësia juaj më e madhe. Pavarësisht se çfarë teknologjie mund të zhviloni me kalimin e kohës, Dija është shpresa juaj më e madhe. Jeni shekuj mbrapa vizitorëve në zhvillimin tuaj teknologjik, atëherë duhet të mbështeteni mbi Dijen. Është forca më e madhe në univers, dhe vizitorët nuk e përdorin. Është shpresa juaj e vetme. Kjo është arsyeja pse Mësimi në Spiritualitetin e Komunitetit të Madh që mëson Udhën e Dijes, jep Hapat drejt Dijes dhe mëson Urtësi dhe depërtim të Komunitetit të Madh. Pa këtë përgatitje, nuk do ta kishit aftësinë ose perspektivën për të kuptuar dilemën tuaj osë për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive. Është tepër e madhe. Është tepër e re. Dhe nuk jeni të adaptuar për këto rrethana të reja.
Ndikimi i vizitorëve po rritet me çdo ditë që kalon. Çdo person që mund ta dëgjojë këtë, ta ndjejë këtë dhe ta di këtë, duhet të mësojë Udhën e Dijes, Udhën e Dijes së Komunitetit të Madh. Kjo është një thirrje. Është një dhuratë. Është një sfidë.
Nën rrethana më të këndshme, pra, nevoja mund mos të dukej kaq e madhe. Por nevoja është e jashtëzakonshme, sepse nuk ka siguri, nuk ka vend për t’u fshehur, nuk ka tërheqje në botë që është e sigurt nga prania jashtëtokësore që është këtu. Kjo është arsyeja pse ka vetëm dy zgjedhje: mund të nënshtroheni ose mund të qëndroni për lirinë tuaj.
Ky është vendimi i madh i vendosur para çdo personi. Kjo është pika kthese e madhe. Nuk mund të jeni të pamend në Komunitetin e Madh. Është tepër kërkues si mjedis. Kërkon përsosmëri, angazhim. Bota juaj është tepër e vlefshme. Burimet këtu janë të lakmuara nga të tjerët. Pozicioni strategjik i botës suaj mbahet në konsideratë të lartë. Edhe po të jetonit në ndonjë botë të largët, larg nga të gjitha angazhimet tregtare, në fund do të zbuloheshit nga dikush. Kjo mundësi ka ardhur për ju tani. Dhe është goxha në rrugë e sipër.
Nuk ka siguri, nuk ka vend për t'u fshehur, nuk ka tërheqje në botë që është e sigurt nga prania jashtëtokësore që është këtu. Ky është arsyeja përse ka vëtem dy zgjedhje: mund të nënshtroheni ose mund të qëndroni për lirinë tuaj.
Merrni zemër atëherë. Kjo është një kohë për guxim, jo për ambivalencë. Graviteti i situatës përballë jush vetëm e konfirmon rëndësinë e jetës suaj dhe përgjigjes suaj dhe rëndësinë e përgatitjes që po jepet në botë sot. Nuk është vetëm për ndërtimin dhe përparimin tuaj. Është për mbrojtjen tuaj dhe mbijetesën tuaj gjithashtu.